Sot në mbrëmje do të luhen ndeshjet e Grupeve E, F, G dhe H të Ligës së Kampioneve.

Në Torino, Juventusi do të presë Manchester United të Jose Mourinho. “Zonja e Vjetër” do të mjaftohet edhe me barazimin për të qenë në 1/8 e finaleve, ndërkohë që në rast fitoreje ajo do të fitojë edhe Grupin H. Juventus nuk do të ketë në dispozicion Douglas Costa e Bernardeschi, ndërsa Matuidi e Cancelo do ta nisin sfidën nga stoli. Në sulm, Ronaldo do të ketë përkrahë dyshen Dybala-Cuadrado.

Për Manchester United, Lukaku duket se nuk do të luajë, ndërkohë që pritet të aktivizohet Rashford. Në Grupin E, Bayern do të presë në fushën e tij AEK të Athinës. Skuadra e Niko Kovac kualifikohet për në raundin tjetër nëse e fiton këtë ndeshje, por duhet të presë edhe një humbje të Benfikës, që do të luajë ndaj Ajax.

Në Grupin E, Bayern e Ajax kanë 7 pikë pas 3 ndeshjeve, të ndjekur nga Benfica me 3 dhe AEK nuk ka asnjë.

Në Grupin F, Manchester City do të luajë ndeshjen e kthimit ndaj Shakhtar në një moment kur në media po flitet shumë për çështjen e mosrespektimit të Fair Play Financiar nga ana e kësaj skuadre. Citizens për t’u kualifikuar duhet që të fitojnë ndaj ukrainasve, por duhet të shpresojnë edhe në një humbje të Hoffenheimit në përballjen me francezët e Lyon.

Në Grupin G, Reali i Madridit, që tani ka në pankinë Santiago Solarin, do të luajë ndaj Viktoria Plzen. Skuadra kampione në fuqi e Evropës kthehet të luajë në Çeki pas 17 vitesh dhe bilanci nuk është aspak në favor të saj. Reali ka vetëm 1 fitore në tokën çeke, atë ndaj Spartës së Pragës (3-2 në 2001). Që nga ai moment Los Blancos kanë regjistruar 2 barazime e 2 humbje.

Top Channel