Tension live në konferencë! Ronaldo paralajmëron ashpër gazetarët: “Bëni kujdes me pyetjet, ose nuk përgjigjem!”

23/06/2026 23:38

Përballja e radhës e Cristiano Ronaldos me mediat ka prodhuar një moment mjaft të tensionuar, i cili po bën xhiron e rrjetit.

Ylli portugez e ka treguar qartë se nuk ka më asnjë tolerancë për pyetjet që e krahasojnë atë me rivalin e tij të përjetshëm, Lionel Messi, apo me yjet e rinj të futbollit botëror. Gjatë një konference, një gazetar u përpoq të bënte një pyetje duke e nisur me arritjet e fundit të rivalëve të tij:

“Dje Lionel Messi shënoi dy gola, Mbappé, Haaland, dhe ti vazhdon të tregosh që…” – e nisi fjalën gazetari.

Megjithatë, CR7 nuk e la as ta përfundonte fjalinë. Me një reagim të prerë dhe dukshëm i bezdisur, portugezi e ndërpreu menjëherë duke i thënë:

“Hajde, hajde, hajde!” – duke nënkuptuar që ta kalonte urgjentisht atë pyetje.

Situata në sallë u bë edhe më e akullt kur një zë në prapavijë ndërhyri për të qetësuar ujërat, duke e pyetur: “A mund të bëjmë një pyetje tjetër, Cris?”

Por përgjigjja e Ronaldos ishte një paralajmërim i prerë për të gjithë të pranishmit:

“Varet nga pyetja. Përndryshe nuk të përgjigjem.”

Ky reagim i drejtpërdrejtë dhe i ftohtë dëshmon se ylli luzitan është i ngopur me krahasimet e vazhdueshme. Për Ronaldon, epoka e pyetjeve provokuese për Messin duket se ka marrë fund, dhe ai kërkon që fokusi të mbetet vetëm tek ai vetë.

Kliko për të ndjekur reagimin e Ronaldos

Top Channel