E martë, 06 Nëntor 2018
17:43
Kosova vendos taksa shtesë për mallrat e Serbisë dhe Bosnjës

Të gjitha mallrat që shkojnë nga Serbia dhe Bosnja herzegovina në Kosovë do të paguajnë taksë shtesë prej 10%.

17:42
Demi “tërbon” edhe grekët (FOTO)

Demi Rose nuk di të ndalet. Kudo që shkon modelja 23 vjeçare di si të tëheqë vëmendjen me format e saj seksi.

17:29
“Gattuso largohet nga Milani, e zëvendëson trajneri i madh?!”

Rino Gattuso është duke shijuar tre fitoret e fundit, që duket se kanë sjellë pak qetësi në ambientin kuqezi dhe siguri në stolin e tij, por nga Franca mbërrijnë të rejat e fundit ku citojnë që tani emrin e pasardhësit të tij.

17:20
Shqiptari nga Kosova, kandidat për asamblenë e Nju Jork

Shqiptari nga Kosova, Vedat Gashi, është një nga kandidatët për asamblenë e Nju Jork, duke triumfuar në garën e brendshme të Partisë së Pavarësisë në Nju Jork, duke marrë edhe emërimin nga demokratët. Në një lëvizje të papritur, partia, e cila në zgjedhjet e kaluar mbështeti Kevin Byrne, tashmë ka vendosur të mbështesë kandidatin e sapoardhur.

16:58
“Facebook është përdorur për të nxitur dhunën në Mianmar”

Një raport i pavarur i përgatitur me kërkesën e “Facebook”-ut zbuloi se platforma është përdorur nga disa përdorues për të “nxitur dhunën” në Mianmar.

16:33
Pranga 42-vjeçares serbe në Muriqan, ishte në kërkim ndërkombëtar

Një grua e shpallur në kërkim ndërkombëtar, është vënë në prangat e policisë kufitare në Muriqan, me qëllim ekstradimi.

16:28
Maqedoni: Ndryshimet kushtetuese, të mërkurën nisin shqyrtimet e amendamenteve

Kuvendi i Maqedonisë nesër nis shqyrtimin e teksteve të amendamenteve për ndryshimet kushtetuese.

16:22
Haradinaj i vendosur: Ideja për shkëmbim territoresh ka vdekur

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj gjatë takimit me kancelarin austriak Sebastian Kurz, edhe një herë tha se ideja për shkëmbim territoresh ka vdekur.

16:20
Top Talk/ Daci: Zero shanse për shkarkimin e Presidentit

Mos dekretimi i Metës të Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm shënoi precedentin e parë duke çuar në një përplasje mes mazhorancës dhe institucionit të Presidentit. I ftuari i radhës në studion e “Top Talk” ka qenë juristi dhe konstitucionalisti Jordan Daci.

16:10
“Amazing Grace”, një dokumentar për Aretha Franklin

Një dokumentar i shumëpritur mbi Aretha Franklin do të shfaqet “premierë” në Nju Jork, 46 vite pas filmimeve.

16:09
SHBA, çfarë janë zgjedhjet e mesmandatit?

Sot, dy partitë kryesore në SHBA synojnë të marrin drejtimin e Kongresit, nëpërmjet zgjedhjeve të mesmandatit.

15:55
Meta dhe Rama po “luajnë” në mungesë të Gjykatës Kushtetuese

Kuvendi i Shqipërisë u mblodh këtë të martë në një seancë jashtë radhe, për të miratuar formalisht shkarkimin e Fatmir Xhafajt si ministër të Punëve të Brendshme. Por, kryeministri Rama, përmes një fjalimi parashtroi edhe qëndrimin e qeverisë dhe mazhorancës në raport me vendimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për të mos dekretuar si ministër të Brendshëm Sandër Lleshin. Rama foli si në aspektin politik, ashtu dhe në aspektin kushtetues për këtë çështje, për të cilën ishte ftuar në studion e “Top Talk” të gazetarit Denis Dyrnjaja, juristi dhe konstitucionalisti Jordan Daci.

15:54
Meta kërkon nxitjen e turizmit me Kalabrinë

Presidenti Ilir Meta në krye të një delegacioni zyrtar, u prit sot nga Presidenti i Rajonit të Kalabrisë, Gerardio Mario Oliverio.

15:32
Profesionet e lira do tatohen. Nisma që prek juristët, mjekët dhe financierët

Profesionet e lira që kanë marrë licensë si persona fizkë, apo dhe biznese në këtë status do të përfshihen në një skemë për mos shmangie e tatimit mbi të ardhurat personale.

15:30
Pochettino refuzon sërish Realin e Madridit

Reali i Madridit dështoi sërish në përpjekjen për të sjellë në “Santiago Bernabeu” trajnerin Mauricio Pochettino.

15:25
U shkarkua sot, digjet mjeti i ish-shefit të policisë së Burgut të Drenovës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë në qytetin e Korçës, ku është djegur automjeti i ish-shefit të policisë së Burgut të Drenovës, Adriatik Parisi.

15:17
Tiranë-Durrës, rruga me 100 mijë mjete

Trafiku në rrugën Tiranë-Durrës pritet të dyfishohet brenda 20 viteve të ardhshme deri në mbi 100 mijë mjete në ditë, duke sjellë më shumë të ardhura për privatin nëse qeveria do e japë me koncesion.

15:03
Parma gati për muajin e kulturës shqiptare

Organizuar nga Shoqata “Skënderbeu”, me rastin e festës së pavarësisë së Shqipërisë, do të nisë edicioni i 12-të i Muajit të Kulturës Shqiptare në Parma, me një program të veçantë që shpalos historinë, kulturën dhe traditat e Shqipërisë.

14:45
Meta dekreton kreun e SHISH-it. Vendimi pas një viti, Bendo shkon në Kuvend

Më shumë se një vit pas propozimit nga kryeministri Edi Rama, Presidenti Ilir Meta krijoi bindjen dhe dekretoi Helidon Bendon në krye të Shërbimit Informativ(SHISH).

14:30
Rama i jep kohë Metës: Presidenti ende nuk e ka thënë fjalën e fundit

Kur të gjithë prisnin të dëgjonin lëvizjen e radhës së Kryeministrit në shahun me Presidentin e Republikës, Edi Rama i dha ende kohë Ilir Metës.

14:21
Rama çon Lleshin në ministri. Del nga ministria me Xhafajn

Sapo përfundoi seanca e Kuvendit ku Edi Rama tha se i ishte forcuar bindja se Sandër Lleshi do e bënte mirë detyrën, është mbledhur qeveria.

14:03
Fleckenstein: T’i lëmë Thaçin dhe Vuçiq të bëjnë punën e tyre

Anëtari i Parlamentit evropian Knut Fleckenstein tha sot se Bashkimi Evropian nuk dëshiron të ketë konflikt në komunitetin e tyre dhe se çështja e Kosovës është e rëndësishme, por BE nuk duhet të përzihet.

14:00
Spanja nuk lejon flamurin e as emrin e Kosovës në Botërorin e karatesë

Emrat e karateistëve kosovarë janë paraqitur në listën e pjesëmarrësve të kampionatit botëror të karatesë, që sot nis në Madrid të Spanjës.

13:44
Divjakë, rruga e shkatërruar dëmton ekonominë e zonës

Aksi rrugor nga pushimi i shoferit deri në Divjakë po degradon dita-ditës.

13:42
“France Football”: Wenger mund të shkojë te Milani

Milani fitoi 3 ndeshjet e fundit, duke bërë që Gennaro Gattuso të duket më i qetë dhe më i sigurtë për pozitën e tij në pankinën e kuqezinjve. Por, nga Franca vjen një lajm befasues, që ngre sërish dyshime për të ardhmen e Gattusos; Arsene Wenger është shumë pranë kalimit te kuqezinjtë.

13:37
Gjyqi Balla-Basha, e njëjta provë përdoret nga të dyja palët

Vetëm në politikë mund të ndodhë që e njëjta provë mund të përdoret si nga pala akuzuese, ashtu edhe nga ajo e akuzuar, për të arritur qëllime të ndryshme në një proces gjyqësor.

13:37
“Rishpikja” e tualetit, Bill Gates befason në panairin në Kinë

Filantropi miliarder dhe themeluesi i “Microsoft”-it, Bill Gates i kishte duart plot teksa u ngjit në skenë në Pekin, ku edhe tregoi një kavanoz me jashtëqitje njerëzore.

13:36
Kultivonin kanabis në Angli, burgosen emigrantët e paligjshëm shqiptarë

Dy shqiptarë të arrestuar për një plantacion kanabisi, me vlerën e disa miliona paundëve në Bradford on Avon, në Angli u dënuan me 18 muaj burg.

13:25
Tirana hedh kandidaturën për t’u zgjedhur “Kryeqyteti Europian i Kulturës 2024”

Tirana mund të jetë kryeqyteti europian i kulturës në vitin 2024. Të paktën ky është synimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili mori pjesë në konferencën e parë të kryeqyeteve europiane të kulturës që po zhvillohet në Firence të Italisë.

13:20
BE: Ministri e Brendshme funksionale për luftën kundër krimit

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca shkroi në rrjetet sociale një mesazh ku shprehet se : një ministri e Brendshme funksionale duhet të vazhdojë luftën kundër krimit të organizuar.

13:18
Presidenti Macron propozon një “ushtri europiane”

Presidenti francez Emmanuel Macron ka paralajmëruar se Europa nuk mund të mbrohet pa një ushtri të vërtetë europiane, ndërkohë që merr pjesë në ceremonitë e organizuara në 100-vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

13:14
Protothema: Autoritetet shqiptare frikësojnë minoritetin grek

Autoritetet shqiptare po mundohen të terrorizojnë minoritetin grek në jug të Shqipërisë, nëntë ditë pas ekzekutimit të Konstantinos Katsifas, raporton gazeta greke Protothema.

13:06
Ronaldinho, në bankë me vetëm 6 euro. Faliment, apo…?

Për një futbollist, i cili për 10 vite ka luajtur me skuadra si PSG, Barcelona dhe Milani duke përfituar paga marramendëse, të falimentojë nga ana financiare duket e paimagjinueshme, e megjithatë në Brazil janë të sigurtë se fituesi i “Topit të Artë” në vitin 2005 është në krizë të thellë ekonomike, aq sa thonë se ai ka në llogarinë e tij bankare vetëm 6 euro.

12:49
Seriali më i ri “Baroni i zi”, sonte në orën 21 në Top Channel

Mbrëmjen e kësaj të marte, duke nisur nga ora 21:00, Top Channel nis transmetimin e serialit “Baroni i zi”.

12:37
I varur nga hashashi. Historia e 20-vjeçarit që kërkon të shkëputet nga droga

Fabiani ka 5 vite që tymos hashash. Bimën narkotike e ka nisur në moshë minorene dhe prej asaj dite, në xhepin e tij apo të shokëve kishte gjithmonë një cigare hashash.

12:34
Loja e shahut Rama-Meta, Bendo dekretohet në krye të SHISH-it

Më shumë se një vit pas propozimit nga kryeministri Rama, presidenti Meta krijoi bindjen dhe dekretoi Helidon Bendon në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror.

12:31
Dokumentar për Kadarenë. Prodhuar nga Pirro Milkani dhe Top Channel, shfaqet në Gjirokastër

“Ismail Kadare”, dokumentari i realizuar në vitin 2011 prej regjisorit Pirro Milkani, mbështetur nga Top Channel, është shfaqur në Gjirokastër, në qendrën kulturore “Musine Kokalari”.

12:20
Mrekulli teknologjike! Zhvillohet makineria që kthen ajrin në ujë

Imagjinoni sikur të shuanit etjen me ujë që nuk vjen nga një lumë, përrua apo liqen, por që vjen drejtpërdrejt nga qielli, nga ajri që ju rrethon. Kjo do të ngjasonte si fantashkencë, por është në fakt realitet dhe është e prekshme për këdo.

12:20
Rama, foto me Lleshin pas emërimit si zv/ministër i Brendshëm

Pas mbledhjes së qeverisë ku Sandër Lleshi u emërua zëvendësministër i Brendshëm, kryeministri publikoi në Facebook atë që e cilëson foton e ditës.

12:12
Paloka: Lleshi, ushtar i Ramës për të mbrojtur krimin që blen vota

Edi Paloka deklaroi në një dalje për mediat se “Sandër Lleshaj është një ushtar i Edi Ramës për të mbrojtur krimin që blen vota për pushtetin ilegjitim të Edi Ramës”.

12:12
Kushti për Kosovën në BE, kancelari austriak: Vetëm marrëveshja me Serbinë

Kancelari austriak Sebastian Kurz tha në Prishtinë se, Vjena mbështet cilëndo marrëveshje paqeje që arrihet në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, duke mos përjashtuar as opsionet për ndryshimin e kufijve.

12:02
Komisioneri Hahn: Shqipëria po “vrapon” drejt BE-së

Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Johannes Hahn është optimist për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së.

11:59
Komandohet shefi i ri i policisë së burgut të Drenovës

Komandohet shefi i ri i policisë së burgjeve në IEVP Drenovë, Kamber Hoxha.

11:50
Partizani, drejt Krujës me shpresën që Laçi të frenojë Skënderbeun. Flamurtari pret Luftëtarin

Ditën e mërkurë do të luhen edhe 4 çiftet e tjera të javës së 12 të Kategorisë Superiore.

11:46
Sandër Lleshi emërohet zv/ministër i Brendshëm

Sandër Lleshi është emëruar zv/ministër i Brendshëm.

11:41
Nexhmije Hoxha: Plani për prishjen e banesës është fashist

E veja e ish diktatorit shqiptar, Enver Hoxha e quajti fashist planin e qeverisë për të shembur banesën e saj, në kuadër të planit për zgjerimin e Unazës së Madhe.

11:40
Nis puna për “Bypass”-in e Fierit, 38 milionë euro kosto

“CGC, Combined Group Contracting” është kompania që do të kryejë punimet për “Bypass”-in e Fierit.

11:30
Padia për shpifje e Ballës ndaj Bashës, zhvillohet seanca e radhës

Është zhvilluar të martën seanca e radhës për padinë e shpifjes së Taulant Ballës ndaj Lulzim Bashës.

11:26
Champions, Inter-Barça tërheq vëmendjen, por Napoli-PSG përcakton shumë

Inter-Barcelona është sfida që ka tërhequr më shumë vëmendjen, në ndeshjet që do të luhen mbrëmjen e kësaj të marte për raundin e katërt të fazës së grupeve në Champions League.

11:21
94 milionë euro fonde për bujqësinë shqiptare

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural njoftoi se më  30 nëntor nisin aplikimet për mbështetjen më të madhe financiare në bujqësi, agropërpunim dhe zhvillim rural.

11:15
Basha: 150 milionë euro subvencione për bujqësinë në vitin e parë

Me banorët e Maliqit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha bashkëbisedoi për alternativën e opozitës për ringritjen e bujqësisë, e cila mbështetet në 3 shtylla: subvencionet direkte, investimet në infrastrukturë dhe mbrojtja prodhimit vendas me tarifat doganore.

11:11
Ulnin vitin e prodhimit të makinave, 3 të arrestuar në Durrës

Policia e Durrësit, në kuadër të operacionit “Silent”, ka arrestuar 3 persona për falsifikim dokumentash.

11:11
Ankand për bonot e thesarit të Shqipërisë në vlerë 2 mld lekë

Shqipëria do të ofrojë në një ankand për bonot e thesarit me vlerë dy miliardë lekë në 13 nëntor.

10:58
Kancelari austriak ndalet në Prishtinë, pas vizitës në Beograd

Kancelari austriak Sebastian Kurz ndodhet këtë të martë në Prishtinë, ku pritet të takohet me krerët e lartë të shtetit.

10:43
Modelja e Victoria’s Secret “ngre” temperaturat në Malibu (Foto)

Modelja braziliane e Victoria’s Secret, Lais Ribeiro po shijon rrezet e diellit në Malibu, Kaliforni.

10:40
Kim Jong-un, për herë të parë me portret zyrtar

Për herë të parë, edhe Kim Jong-un ka portretin e tij zyrtar.

10:35
Parlamenti voton me 75 vota pro shkarkimin e Fatmir Xhafajt

Parlamenti votoi paraditen e së martës dekretin e Presidentit për shkarkimin e Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm.

10:27
Mosdekretimi i Lleshit, Rama: Krisje kushtetuese!

Gjatë seancës së ditës së martë, Edi Rama theksoi se krisja që ka shkaktuar mosdekretimi i Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm nuk është as personale dhe as politike, por kushtetuese.

10:23
Në SHBA votohet në atë që përbën sfidën më të madhe ndaj Trumpit

Mbarё bota fokusohet këtë të martë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku zgjedhjet e mesit të mandatit janë shndërruar në një sfidë të madhe për presidentin Donald Trump. Ky i fundit bëri përpjekjen e fundit për të tërhequr votues.

10:16
Rama: Presidenti nuk e refuzon dot Lleshin, por ka detyrë ta dekretojë

Kryeministri Edi Rama tha në Kuvend se Presidenti i Republikës nuk ka kompetencë që të refuzojë propozimet e kryeministrit, por ka “detyrë që t’i miratojë”.

10:11
Itali, zv.kryeministrin Salvini e lë e dashura

E dashura e zv.kryeministrit italian, Matteo Salvini, njoftoi të hënën ndarjen e çiftit në një postim disi intim në rrjetin social Instagram. Prezantuesja televizive Elisa Isoardi, 35 vjeç, publikoi një foto intime të sajën, me Salvinin e zhveshur në pjesën e sipërme të trupit, me një nënshkrim po aq romantik.

10:10
Rama: Kemi një problem me Presidentin, që u krijua nga Presidenti

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga salla e Kuvendit se qeveria ka një problem me Presidentin e Republikës.

09:55
Fitness: Ushtrimet që mund të bëhen në zyrë (Foto)

Mjaftojnë vetëm disa lëvizje të “sakta” për të lehtësuar muskujt e lënduar dhe për të parandaluar dhimbjen e shpinës, që mund të bëhen në zyrë pa tërhequr vëmendjen.

09:49
Autobusi përplas të miturën në Gramsh, plagoset rëndë 11-vjeçarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së martës në Gramsh.

09:35
Zbulimi në Egjipt: Ja si u ndërtuan piramidat

Misteri se si ekzaktësisht piramidat janë ndërtuar mund të jetë më pranë zgjidhjes, pasi një ekip arkeologësh bënë një zbulim rastësor në një minierë të lashtë egjiptiane.

09:16
Largim Djalli me fshikullim nga prifti (Video)

Xhiron e botës po bën një video që vjen nga India, ku shihet se si femrat rrihen me kamzhik për t’i larguar Djallin.

09:01
Revoltë te Bajerni, 4 lojtarë duan shkarkimin e trajnerit

Barazimi në shtëpi kundër rivalëve modestë të Frajburgut e thelloi krizën e Bajernit të Mynihut, i dyti në Bundesligën gjermane me 4 pikë diferencë nga kryesuesja Borusia Dortmund.

08:45
Ibrahimovic kritikon kampionatin anglez

I rikthyer në modë mes emrave të diksutueshëm në merkaton e futbollit, Zlatan Ibrahimovic e ka treguar se nuk është tipi i lojtarit që pëlqen ta mbyllë karrierën në heshtje, edhe kur është larg Kontinentit të Vjetër.

08:07
Kush është kreu i ri i SHISH-it, Helidon Bendo

Helidon Bendo ka lindur më 12 maj 1971 në Korçë.

08:00
Meta dekreton Bendon në krye të SHISH-it

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar Helidon Bendon në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH).

05:41
Luftimet në Jemen, bllokohen mijëra njerëz, alarm për krizë humanitare

Mijëra civilë jemenas janë bllokuar në periferinë jugore të portit të Hodeidah, në Detin e Kuq, ndërsa forcat e mbështetura nga një koalicion i udhëhequr nga Sauditët bombarduan kryengritësit Houthi në qytet, thanë grupet humanitare të hënën.

04:57
Cilët janë futbollistët më të shtrenjtë në botë…

Kylian Mbappe është futbollisti më i shtrenjtë në botë. Ky është rezultati i Observatorit i Futbollit, “Cies”, që ka bërë sot azhornimin e përmuajshëm të vlerës së transferimeve të lojtarëve, duke zbuluar më të shtrenjtët e çdo roli.

03:30
Kontrata e re, Reali fiton 1.1 mld euro nga sponsori kryesor

Edhe pse ecuria në këtë edicion nuk është ndër më optimalet për klubin mbretëror të Realit të Madridit, duke mos përmbushur pritshmëritë që rrethojnë ekipin elitar deri më tani, duket se “Los Blancos” mund të ngushëllohen me të rejat që vijnë jashtë fushës së blertë.

02:46
Ministrat e BE-së i kërkojnë Italisë të ndryshojë buxhetin

Ministrat e financave të eurozonës i kërkuan kolegut të tyre italian Giovanni Tria në një takim me dyer të mbyllura, të ndryshojë buxhetin e vendit për vitin e ardhshëm, në përputhje me rregullat fiskale të Bashkimit Evropian, tha një zyrtar i BE për Reuters.

02:08
Inter pret Barcelonën, tifozët “fitojnë” sfidën e tyre

Interi do të presë Barcelonën mbrëmjen e sotme në “San Siro”, në sfidën e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, ndërsa tifozëria zikaltër është sërish ajo që nuk zhgënjen në të tilla raste.

01:31
Rrëmbehen 79 fëmijë nga një shkollë në Kamerun

Disa njerëz të armatosur rrëmbyen 79 fëmijë nga një shkollë në Kamerunin perëndimor të hënën, akt për të cilin një pastor lokal akuzoi se është kryer nga militantët separatistë.

00:54
Papa dënon anti-semitizmin: Të mos harrojmë Holokaustin

Papa Françesku bëri thirrje të hënën për çrrënjosjen e antisemitizmit pas një rritjeje të sulmeve dhe krimeve të urrejtjes kundër hebrenjve, në disa vende dhe tha se ishte jetike për të ruajtur kujtimin e Holokaustit.

00:19
Tusk apel politikanëve polakë: Kujdes! Mund të përfundoni jashtë BE-së

Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk u bëri thirrje kolegëve të tij polakë të hënën që “të vënë në shqisat e tyre” situatën e Polonisë brenda BE-së, duke thënë se përndryshe do të ndiqte shembullin e Britanisë dhe do të dilte nga blloku.

E hënë, 05 Nëntor 2018
23:45
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, sondazhet favorizojnë Demokratët

Për shtatë të intervistuar në dhjetë, rezultati i zgjedhjeve të mesmandatit në Shtetet e Bashkuara përfaqëson praktikisht një gjykim mbi punën e Donald Trumpit.

23:18
Takimi Trump-Putin/ Bie opsioni “Paris”, palët do takohen në Argjentinë

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump tha të hënën se nuk ishte i sigurt nëse do të takohej me udhëheqësin rus Vladimir Putin gjatë një vizite në Paris javën e ardhshme, por siguroi se kjo do të ndodhë në samitin e G-20, në Argjentinë në fund të muajit.

23:01
Open/ Lesi: Rama ka përgatitur fjalim kundër Metës, bën mirë të mos e lexojë

I ftuar në emisionin Open, në Top Channel, botuesi i të përditshmes “Koha Jonë”, Nikollë Lesi deklaroi se kishte informacione, mbi atë që pritet të ndodhë nesër në seancën e jashtëzakonshme parlamentare, të thirrut nga kryeministri Rama.

22:30
Sporti i çuditshëm “motoball”, Gjermania mund Francën! – VIDEO

Futbolli është sporti më popullor në botë, por për “motoball”-pak persona mund të kenë dëgjuar.

22:15
Salianji: Xhafaj iku siç erdhi, i përdorur dhe peng i krimit!

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji reagoi nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ku iu kundërpërgjigj fjalës së ministrit të sapolarguar, fatmir Xhafaj në rrjetet sociale.

22:07
Open/ Nikollë Lesi: Sandër Lleshi, këshilltar në kohën e kanabisit të Tahirit

Gazetari Nikollë Lesi i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel u shpreh se vendimi i presidentit Ilir Meta për mos-dekretimin e Sandër Lleshit si ministër të Brendshëm është një vendim dinjitoz.

21:34
Moisiu në “Open”: S’ka asnjë pengesë për të mos dekretuar Lleshin

Mosdekretimi si ministër i Brendshëm i Sandër Lleshit, nga ana e Presidentit Meta, ka krijuar një precedent në Shqipëri. Përmes një lidhje me studion e “Open”, ish-Presidenti Alfred Moisiu ka dhënë qëndrimin e tij për rastin.

21:22
Open/ Mosdekretimi i Lleshit, Bamir Topi: Meta të bëjë transparencë

I ftuar mbrëmjen e së hënës në emisionin Open të drejtuar nga Eni Vasili, ish-Presidenti i vendit, Bamir Topi foli për precedentin e krijuar nga Ilir Meta për mosdekretimin e Sandër Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm, duke thënë se Meta mund të ketë arsye që veproi në këtë mënyrë, por duhet t’i bëjë publike ato.

21:11
Fiks Fare/ Si vidhen makinat e bllokuara

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një skandal në pikën e bllokimit të automjeteve të sekuestruara në Lundër.

21:03
Çdo vit 450 raste të prekur nga sëmundjet e gjakut, por nuk janë të gjitha ilaçet

Të sëmurët me sëmundje malinje të gjakut në vendin tonë nuk mjekohen sipas protokolleve mjekësore pasi ata një e bëjnë të gjithë trajtimin siç duhet për këtë sëmundje. Kjo për faktin se jo të gjitha medikamentet gjendet në vendin tonë.

20:59
Dashuria e nënës te kafshët

Nuk ka asgjë më të ngrohtë se përqafimi i nënës, dhe këtë nuk e dinë vetëm njerëzit.

20:46
iPad i ri kushton 800 dollarë, ka fuqi sa laptopi 2800 dollarë

Kur do kompjuter të fuqishëm, zakonisht kërkon për një desktop, ose ndonjë laptop të shtrenjtë. Por iPad Pro që Apple hodhi në treg së fundmi duket se i arrin ato nivele edhe pse është tabletë.

20:44
Libri dhe shtrati, mesazhi i huazuar i ministres Kumbaro për leximin që ngjalli debat

Nëse shkoni në shtëpinë e dikujt që nuk ka libra, mos shkoni në krevat me të. Është kjo shprehje e John Waters, e huazuar nga ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro duke lançuar si lajm të fundit ‘Lëvizjen Kombëtare për Lexim’.

20:05
Mori 46 thika nga i shoqi, gruaja: “Sërish bashkë, pas burgut”

Bashkëshorti jo vetëm që e tradhtonte, por e goditi 46 herë me thika.

20:03
Hetim për Vettingun, pas padisë së Artan Brocit për provat e parregullta

Shumë ish-gjyqtarë e ish-prokurorë të shkarkuar janë ankuar në përfundim të seancave se provat e tyre nuk janë konsideruar nga organet e vettingut. Por të gjithë kanë zgjedhur rrugën administrative që është apelimi në shkallën e dyte të vettingut.

19:43
Kompanitë e reja teknologjike në Silicon Valley, investime masive nga Arabia Saudite

Bizneset e reja të Silicon Valley-t në SHBA vazhdojnë të financohen nga Arabia Saudite, pavarësisht ngjarjes me gazetarin Xhemal Kashogi.

19:42
Zbardhet vrasja e 14 janarit, arrestohet i dyshuari

Pas 11 muajsh hetimesh policia e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës kanë identifikuar autorin e dyshuar të ekzekutimit të Emiljano Bocit dhe plagosjen e shokut të tij Melvin Disha dhe e kanë vënë në pranga atë.

19:32
Kurz nga Serbia: Marrëveshja me Kosovën, kusht themelor për BE

Kancelari austriak Sebastian Kurz shprehu sot besimin se është e mundur të arrihet një zgjidhje për çështjen e Kosovës në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës dhe theksoi se qëndrimi i qeverisë austriake është se ajo duhet të përkrahet nga çdo marrëveshje që çon në një zgjidhje afatgjatë.

18:25
Përplasen dy automjete në Elbasan, 4 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në unazën e qytetit të Elbasanit, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin e për pasojë 4 persona kanë mbetur të plagosur.

18:23
SHBA, civilë të armatosur gati të përballen me karvanin e emigrantëve

Grupe civilësh të armatosur, në SHBA, i kanë interpretuar komentet e presidentit amerikan kundër karvanit të emigrantëve si thirrje për t’i dalë zot vendit nga pushtimi i të huajve.

18:20
Video që është parë nga miliona persona!

Kurrë nuk duhet të dorëzohesh dhe kjo është ajo që është komentuar më shumë në një video të kthyer në hit në internet.

18:19
Hysaj në 10-shen më të shtrenjtë për rolin e tij

Edhe pse me Napolin duket se e ka humbur vendin e titullarit në ndeshjet e Champions League, të paktën në dy takimet e fundit, sërish Elseid Hysaj është një nga mbrojtësit e krahut më të vlerësuar në botë.