Pas 11 muajsh hetimesh policia e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës kanë identifikuar autorin e dyshuar të ekzekutimit të Emiljano Bocit dhe plagosjen e shokut të tij Melvin Disha dhe e kanë vënë në pranga atë.

I dyshuari për ngjarjen 14 janarit 2018 është 20-vjeçari Tori (Hektor) Xhecuka, 20 vjeç, lindur në Burrel dhe banues në Tiranë. Ai është arrestuar për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe të “ Prodhimit dhe mbajtjes së armëve luftarake”.

Mësohet se identifikimi i autorit të dyshuar pas një hetimi disa mujor me metoda speciale të hetimit nga Seksioni për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

30-vjeçari është autor i dyshuar i ngjarjes së ndodhur në datën 14 Janar 2018 në rrugën “Shefqet Musaraj”, ku mbeti i vrarë shtetasi Emiljano Boçi, si dhe autor i dyshuar i “Vrasjes së mbetur në Tentativë” të shtetasit M.D.

Për arsye hetimi në funksion të zbardhjes së plotë të kësaj ngjarje, nuk bëhen me dije detaje të tjera. Për vitin 2018 Policia e Tiranës ka zbardhur të gjitha ngjarjet kriminale në fushën e vrasjes dhe të plagosjes.

Top Channel