Tension te Zogu i Zi, protestuesit zhvillojnë tubim në ditën e parë të shkollës, shoqërohen disa prej tyre 14/09 09:38
Kryeministri Edi Rama tha në Kuvend se Presidenti i Republikës nuk ka kompetencë që të refuzojë propozimet e kryeministrit, por ka “detyrë që t’i miratojë”.
“Kushtetuta i ka të përcaktuara qartë të 12 kompetencat e Presidentit. Kushtetuta nuk i njeh Presidentit kompetencën për t’i refuzuar propozimet e kryeministrit”, u shpreh Rama.
Kreu i qeverisë shtoi, pasi lexoi letrën e refuzimit të Metës: “Presidenti nuk ka krijuar “bindjen e plotë” ka thënë dhe nuk i përgjigjet dot pozitivisht propozimit për dekretimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm. Ministër që nuk ka kompetencë ta refuzojë, por ka detyrën ta miratojë”.
Top Channel