E hënë, 05 Nëntor 2018
17:56
Mema: Objektivat kanë ndryshuar, arbitrat na kanë ndëshkuar

Ardian Mema erdhi te Tirana për të zëvendësuar brazilianin e shkarkuar, Ze Maria, por prej 3 javësh ka marrë vetëm një pikë me bardheblutë, duke dështuar të rikthejë skuadrën te suksesi.

17:52
Sytë te Bella para shfaqjes së madhe (FOTO)

Vetëm pak ditë para shfaqjes së shumëpritur të “Victoria’s Secret” mbrëmjen e së enjtes, Bella Hadid është siguruar që të gjithë sytë të jenë te ajo.

17:35
Mes Shqipërisë dhe Italisë; Dilema e të moshuarve: Pranë fëmijëve apo atdheut

5 nga 70 vite jete të Kujtimit kanë qenë mes Shqipërisë dhe Italisë. Me letra së bashku me bashkëshorten, Sadeten rezultojnë edhe rezident italianë, por a ndihen të tillë?

17:16
Po nuk mori masa kundër armëve kimike, Perëndimi ka për ta pësuar

Regjimi i presidentit sirian, Bashar al-Asad, ka ndërmarrë të paktën tetë sulme kimike në 12 muajt e fundit. Më i fundit ishte sulmi shkatërrimtar në Duma.

17:04
Do prishet shtëpia e Nexhmije Hoxhës; Preket nga zgjerimi i unazës

Projekti për zgjerimin e unazës së madhe, në zonën e rrethrrotullimit “Shqiponja”, prek edhe banesat ku jetojnë disa nga familjaret e ish-bllokmenëve, në zonën e njohur si ish-pularia.

17:00
Jeta me diabetin, studentja: Fishat nuk na rimbursohen

Dea Shanto po jeton prej 14 vitesh me diabet. Kur ishte ende e mitur, prindërit i treguan për problemin shëndetësor që ajo kishte. Ndonëse nuk e kuptonte, Dea u desh të mësohej me të paktën 3 insulina në ditë. Nëntori është muajin ndërkombëtar i diabetit dhe 23-vjeçarja po ndihmon në sensibilizimin e qindra të prekurve nga ky problem shëndetësor.

16:47
Fuqia e dashurisë – Episodi 96

Ivana i tregon Simonës se është transgjinor. Dantasi fillon të hetojë mbi Mirën. Rui i tregon familjes se babai është lidhur zyrtarisht me Irenën.

16:47
Irani zotohet t’i “thyejë” sanksionet amerikane

Irani betohet të “thyejë” sanksionet e rivendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi sektorë kyçë të ekonomisë së tij.

16:38
Kush është Vitore Tusha? Gjyqtarja që la në burg Fatos Nanon

Vitore Tusha mban gradën doktore shkencash. Ajo është anëtare e Gjykatës Kushtetuese që prej vitit 2008 e gjithashtu anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

16:35
Meta propozon Vitore Tushën në krye të KLSH

Presidenti Ilir Meta përzgjodhi Vitore Tushën si kandidate për Kryetare e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Një ditë pas takimit me kryeministrin Rama dhe pak orë pas takimit me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, kreu i shtetit i propozon Parlamentit anëtaren e Gjykatës Kushtetuese si pasuese e Bujar Leskajt.

16:10
Artan Hoxha: Lleshi? Presidenti duhet ta dekretonte

Eksperti i nivelit të lartë, Artan Hoxha mendon se presidenti nuk ka të drejtë kushtetuese për të refuzuar zgjedhjet e kryeministrit Rama, mbi kandidaturat që ai propozon si pjesë të kabinetit të tij. Si argument Hoxha sjell Kushtetutën, ndarjen e pushteteve, por edhe përpjekjet e 3 presidentëve të mëparshëm, të cilët më pas kanë pranuar propozimet e kryeminsitrave.

16:05
A është presidenti, pjesë e skenarit të opozitës për të provokuar krizë institucionale? Peza: Presidenti, në provë

Sot në Presidencë shkoi edhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi. Për bisedimet nuk ka informacion, por çështja e ngërçit institucional për zgjedhjen e ministrit të Brendshëm besohet se ka qenë në fokus të takimit Ruçi-Meta. Pas këtij takimi, Presidenti shpalli edhe datën e zgjedhjeve për pushtetin vendor, që do të zhvillohen më 30 Qershor të vitit 2019.

16:03
Franca lëshon urdhërarreste për tri zyrtarë të lartë sirianë

Franca ka lëshuar urdhërarreste ndërkombëtare për 3 zyrtarë të lartë të shërbimeve sekrete siriane, në lidhje me vdekjen e dy shtetasve franko-sirianë, sipas asaj që njoftojnë burime ligjore këtë të hënë.

16:00
“Top Talk”, Peza: Për momentin, s’ka nismë për shkarkimin e presidentit

Java ka nisur me zhvillime të reja politike për sa i përket çështjes së ministrit të Brendshëm. Të martën, mazhoranca do të mblidhet në një seancë jashtë radhe të Kuvendit të Shqipërisë, për të votuar shkarkimin e Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm.

15:58
Ceremonitë në Paris, Trump do të takohet me Putinin dhe Erdoganin

Presidenti amerikan Donald Trump do të takohet me Vladimir Putinin dhe Recep Tayyip Erdoganin në Paris, kur krerët botërorë të mblidhen në Europën Perëndimore për ceremonitë kushtuar 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

15:55
Peza në “Top Talk”: Akti i presidentit, përpjekje për të marrë kompetencat ekzekutive

Kryeministri Rama është i vendosur për të mos u tërhequr nga kandidatura e Sandër Leshajt, i cili tashmë nuk do të jetë ministër i Brendshëm, por zv.ministër i Brendshëm me kompetencat e ministrit. Kjo manovër politike shmang pëlqimin që duhet të japë me dekret Presidenti i Republikës për emërimin e ministrit të ri. Për të folur mbi zhvillimet e fundit, në studion e emisionit “Top Talk” të gazetarit Denis Dyrnjaja ishte Sekretari për Marrëdhëniet me Medien në PS, Alfred Peza.

15:54
“Bjeshkët” Në TIFF. Një histori shqiptarë nën sytë e një regjisori belg

Ky është Prek Gjoni, një bari në dukje i zakonshëm që përshkon këtë rrugë midis Thethit dhe Valbonës .

15:42
Italia, në pritje të shpalljes së emergjencës nga stuhitë

Italia pritet të shpallë gjendjen e emergjencës, pas stuhive që u kanë marrë jetën deri më tani të paktën 30 personave. Nëntë pjesëtarë nga dy familje humbën jetën në Siçili, kur shtëpia e tyre u shemb.

15:28
Ministria me 5 zëvendësa. Si po funksionon Ministria e Brendshme

Aktualisht në organikën e ministrisë së brendshme janë 4 zëvendës ministra të emëruar që me 9 tetor të 2017-ës, dy meshkuj dhe dy femra.

15:27
“Ndëshkimi i të fortëve”, në një javë 54 të arrestuar

Policia e Shtetit informoi për operacionin e gjerë policor për parandalimin e ngjarjeve kriminale, ndëshkimin e autorëve të veprave penale, dhe kontrollin e plotë të territorit, përmes operacionit të koduar “Ndëshkimi i të fortëve”.

15:21
PD: Rama de facto ministër i Brendshëm

Partia Demokratike thotë se  këmbëngulja e Edi Ramës për emërimin e Sandër Lleshit në drejtimin e Ministrisë së Brendshme konfirmon qëndrimin e opozitës se Rama e ka jetike kontrollin e plotë të këtij institucioni.

15:16
Xhafaj në “Twitter”: Forca e ligjit, përballje reale me krimin

Në një reagim të fundit në Twitter, ish-ministri i Brendshëm, në detyrë deri ditën e martë, Fatmir Xhafaj ka shkruar se operacioni i quajtur “Forca e Ligjit” është përballje reale me krimin, e jo një shfaqje apo “betejë” në rrjetet sociale.

15:10
Delhi, në panik nga nivelet rekord të ndotjes në ajër

Paniku ka mbërthyer kryeqytetin indian, Delhi, të hënën, ndërsa banorët u zgjuan nën një shtresë smogu të paregjistruar ndonjëherë më parë, në prag të “Divalit”, që njihet si “Festivali i dritave”.

14:46
Zjarr masiv në Parkun e Shebenikut

Një zjarr ka përfshirë pyjet e ahut në zonën e quajtur Përroi i Peshkut, në Shebenik-Jabllanicë.

14:28
Ministrja Kumbaro: Mos bini pre e përkthimit të gabuar

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, ka sqaruar në Facebook, postimin e para disa ditëve dhe shprehet se është përkthyer gabim.

14:23
Ahmetaj flet për rrugën Tiranë-Durrës: Koncesioni, pa kosto për buxhetin

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj deklaroi në Komisionin e Ekonomisë se koncesioni i rrugës Tiranë-Durrës nuk do të ketë asnjë kosto për buxhetin e shtetit.

14:22
Lleshi emërohet zv/ministër. Rama: Do të drejtojë Ministrinë e Brendshme

Sandër Lleshi do të marrë drejtimin e ministrisë së Brendshme, pavarësisht mosbindjes së Ilir Metës. Kryeministri Edi Rama vendosi ta emërojë gjeneralin si zv/ministër, duke i deleguar drejtimin e dikasterit të punëve të Brendshme.

14:16
Tabaku: Buxheti 2019, lëmoshë për qytetarët dhe taksim i rëndë për bizneset

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, u shpreh se “buxheti i vitit 2019 është njësoj si në 4 vitet paraardhës, nuk projekton zhvillim dhe mirëqenie, por lëmoshë për qytetarët dhe taksim të rëndë për bizneset”.

14:04
Fushata në Maqedoni: Të quhemi “shqiptarë” e jo “bashkësi etnike mbi 20%”

Shqiptarët në Maqedoni nisën një fushatë në rrjetet sociale, me qëllim që të ndërgjegjësojnë politikanët që të njihen si shtet-formues, teksa vendi po punon për ndryshimet kushtetuese, në bazë të Marrëveshjes së Prespës.

14:03
Prokuroria apelon masën e sigurisë së Martinajt

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka apeluar vendimin e gjykatës për masën e sigurimit për Ervis Martinajn.

14:00
Marsejë, shembja e dy godinave lë të plagosur dy persona

Dy ndërtesa janë shembur njëra pas tjetrës në qytetin francez të Marsejës, duke shkaktuar plagosjen e të paktën dy personave.

13:41
Goditja e Lazios, Lotito “blindon” Igli Taren

Lazio mendon për të ardhmen dhe e nis duke blinduar drejtorin sportiv të klubit, Igli Tare. Ky i fundit rinovoi kontratën me klubin lacial deri në vitin 2020, me opsion për zgjatjen e saj edhe për dy vite të tjera.

13:37
Baroni i Zi – Episodi 1

Ne prag zgjedhjesh, kryebashkiaku Filip Rikuert, mik e këshilltar i kandidatit socialist, Frensis Logier, paralajmërohet se do të përballet me një hetim financiar.

13:32
Takimi me Ramën, reagon Meta: Ka përfunduar koha kur shteti drejtohej me…

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi, i pyetur nga mediat lidhur me takimin e djeshëm Rama-Meta theksoi se “informacioni i dhënë nga Kryeministria lidhur me takimin ka qenë ezaurues”.

13:29
Ja pse u takua Meta me Ruçin

Presidenca njoftoi se ditën e hënë, “Ilir Meta, me kërkesën e tij, zhvilloi një takim me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi”, duke shpjeguar arsyet e këtij takimi.

13:16
Shkolla “Kongresi i Manastirit” hap dyert si qendër komunitare

Bashkia e Tiranës vijon zbatimin e projektit për shfrytëzimin e shkollave si qendra komunitare në kryeqytet.

13:16
Superiorja, pa pushime. Tirana-Kukësi hap javën e 12 të martën

Ende pa rikuperuar gjendjen fizike nga humbjet e fundjavës së shkuar, Tirana dhe Kukësi do të përballen me njëra-tjetrën në një lojë nervash, që pritet të ketë edhe një impakt sportiv në këndvështrime të ndryshme për secilën skuadër.

13:10
“Paris Masters”, rusi Khachanov befason Djokoviçin në finale

Karen Khachanov i befason të gjithë në turneun “Masters” të Parisit. Tenisti rus është fituesi i turneut pasi mundi në finale serbin Novak Djokoviç 2-0, që tashmë është rikthyer në krye të renditjes ATP, pas tërheqjes së Rafael Nadal nga turneu parizien.

13:07
Shqipëria në Ekspozitën Ndërkombëtare të Importit në Shangai

Shqipëria është pjesë e Ekspozitës Ndërkombëtare të Importit të Kinës, që u hap zyrtarisht në Shangai.

12:55
NBA, San Antonio mposhtet nga Orlando, fiton Uashingtoni

Uashington Wizards regjistroi fitoren e dytë në këtë sezon në kampionatin amerikan të basketbollit, NBA. Wizards mundën Nju Jorkun në sfidën e radhës, me rezultatin 95-108.

12:34
Meta cakton datën e zgjedhjeve vendore

Zgjedhjet vendore do të mbahen ditën e dielë, në datën 30 qershor 2019.

12:15
Rrugë e gjatë për në shkollë

Kalimi nga shkolla vartëse në shkollën qendër, ka hapur probleme për transportin e disa fëmijëve në fshatin Mujalli të Fierit.

12:01
Spaho: Dako duhet të arrestohet për blerje votash nëpërmjet bandave

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, deklaroi të hënën se “Vangjush Dako duhet të arrestohet pa vonesë për krimin elektoral të blerjes së votave nëpërmjet bandave”.

11:54
Mosdekretimi i Lleshit, Rama: Presidenti nuk dha arsye, por vetëm mosbindje

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste se “Presidenti Ilir Meta nuk ka dhënë asnjë arsye, por vetëm mosbindjen e tij” për dekretimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm.

11:43
SHBA, ndizen tonet në ditën e fundit të fushatës

Donald Trump, republikanët e tij dhe rivalët demokratë janë përfshirë nga ethet e ditës së fundit të fushatës zgjedhore, në prag të votimeve të mesit të mandatit, kur zgjedhësit do të thonë fjalën e tyre për dy vitet e para në pushtet të presidentit.

11:42
Ruçi te Meta për Lleshin?

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi zhvilloi paraditen e së hënës një takim me kreun e shtetit, Ilir Meta, në Presidencë.

11:36
Joaquin “El Chapo” Guzman, nis gjyqi i shekullit në Nju Jork

Joaquin “El Chapo” Guzman del para gjyqit në Nju Jork, nën akuzën e drejtimit të kartelit më të madh të drogës në botë, si dhe për trafikimin e më shumë se 155 tonëve kokainë në Shtetet e Bashkuara përgjatë një çerekshekulli.

11:35
BIRN: Kur Vetting-u anashkalon korrupsionin e gjyqtarit

BIRN ka publikuar se vetting-u i gjyqtarëve anashkaloi provat që lidhin gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Apelit, Artur Malaj, me akuzat për korrupsion dhe për pronësinë e një vile.

11:18
Maratona e Nju Jorkut, triumfojnë atletët afrikanë

Atletët afrikanë ishin ata që triumfuan në maratonën më prestigjioze në botë, atë të Nju Jorkut, që ishte në edicionin e 48 të tij dhe ku morën pjesë 50 mijë persona.

11:11
Rama: Lleshi, zv/ministër nesër. Por, nuk mbaron me kaq…

Kryeministri Edi Rama ka shkruar në Twitter pas mbledhjes së grupit parlamentar.

11:04
Shqipëria do të kthejë në Greqi trupin e Kacifës

Autoritetet shqiptare do të dorëzojnë trupin e Konstantinos Kacifës.

10:59
ARRSH: “Unaza e Madhe” prek 317 objekte

Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Afrim Qendro, deklaroi paraditen e së hënës se ndërtimi i “Unazës së Madhe” në Tiranë do të shoqërohet me prishjen e një numri ndërtesash që janë të vendosura përgjatë segmentit nga “Pallati me Shigjeta” tek sheshi “Shqiponja”.

10:40
SHBA-Kore e Jugut, stërvitje e përbashkët ushtarake

Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut nisën këtë të hënë një stërvitje ushtarake të shkallës së vogël, disa ditë para takimit të planifikuar të Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, me zyrtarë koreano-veriorë në Nju Jork.

10:34
MTV Europe Music Awards, shkëlqejnë këngëtaret shqiptare

MTV ka folur në gjuhën latine. Protagoniste e çmimeve “MTV Europe Music Awards”, pra versioni europian i çmimeve të ish-rrjetit muzikor, është Camilla Cabello.

10:29
Kina, plane për të hapur ekonominë

Kina ka premtuar se do zvogëlojë tarifat në importe dhe do të hapë ekonominë, ndërsa synon të përballet me kritikat se praktikat e saj tregtare janë “të padrejta”.

10:28
Rama emëron Lleshin zv/ministër të Brendshëm

Kryeministri Edi Rama ka emëruar Sandër Lleshin në postin e zv/ministrit të Brendshëm.

10:25
Irani, i zemëruar për rikthimin e sanksioneve amerikane

Shtetet e Bashkuara kanë rikthyer nga dita e sotme në fuqi sanksionet mbi Iranin, për të cilat thonë se janë më të ashprat në histori, e kjo është një lëvizje që ka ndezur protesta masive në vendin e pasur me naftë.

10:10
Vetting-u kthehet te Pallati i Kongreseve

Një muaj e gjysmë pasi vetting-u u kthye në “shtëpi”, do të shkojë sërish te Pallati i Kongreseve.

09:48
Shitet në ankand për 234 mijë euro letra e vetëvrasjes së Bodlerit

Një letër e poetit francez të shekullit XIX, Charles Baudelaire, ku njoftonte se do vriste veten, është shitur në ankand për 234 000 euro.

09:28
Ilaçet e rreme. Industria globale që po ju rrezikon jetën

Në fund të vitit 2012, 60 njerëz vdiqën në dy qytete në Pakistan pas shurupit të kollës, që e pinë për të ardhur në qejf.

09:10
U kap me kokainë, arrestohet çifti shqiptar në Itali

Policia italiane ka arrestuar një çift shqiptarësh, të cilët u kapën me kokainë.

08:44
Mbërrin karvani i parë i emigrantëve në Mexico City

Kanë mbërritur në Mexico City emigrantët e parë që udhëtojnë përmes Meksikës për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rreth 450 personave, kryesisht burra dhe djem u është dhënë strehim i përkohshëm në stadium.

08:13
Higuain del i dëmtuar nga fusha. A do të luajë kundër Juves?

Në fitoren 0-1 ndaj Udineses, erdhi një lajm i keq për Milanini. Gonzalo Higuain u dëmtua në pjesën e parë dhe në minutën e 35 u largua nga fusha për t’i lënë vendin Castillejos.

E diel, 04 Nëntor 2018
23:01
Milani fitore në të 97-ën

Fitore në frymën e fundit për Milanin sërish nën shenjën e kapitenit Alessio Romagnoli. Në një transfertë shumë të vështirë si ajo e Udineses, Milani mori një fitore të vuajtur me rezultatin 1-0 në një ndeshje që zgjati 100 minuta.

22:57
Aksident Fushë Krujë-Milot, tre të plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Fushë Krujë-Milot, ku sipas raportimeve të para kanë mbetur të plagosur tre persona.

22:17
Sanksione të reja të ashpra ndaj Iranit, të hënën hyjnë në fuqi

Më 5 Nëntor në Uashington jepet drita jeshile për një shkallëzim të ri të sanksioneve kundër Iranit. Ato synojnë të godasin sektorin e naftës dhe atë financiar. Europa ka vështirësi me kundërmasat e saj.

21:56
Gjermania nuk ndryshon politikën për Ballkanin, por ç’ndodh me BE vitin e ardhshëm

Tërheqja e Angela Merkelit nga politika do të thotë edhe largim i lideres jo zyrtare të BE-së, ajo e cila zgjidhte kontradiktat e dilemat në Bruksel. Por a mund të ndryshojë politika e BE për Ballkanin Perëndimor?

21:54
Edhe një tank prishet – FOTO

Konsiderohet si një ndër mjetet më të fuqishme të një ushtrie, por për drejtimin e tyre nevojitet njerëz të specializuar.

21:38
Orët e fundit para zgjedhjeve për në Kongres

Pas një sezoni të gjatë zgjedhor irritues dhe përçarës, zgjedhjet për në Kongresin amerikan do të konsiderohen në mënyrë të pashmangshme si referendum për presidentin Trump.

21:09
TopAwards/ Kida “rimerr” fronin! Butrinti e ndjek nga pas…

Fansat e zjarrtë të Kidës e kanë marrë situatën në dorë dhe nuk e kanë lënë këngëtaren e tyre të preferuar të gjendet në vështirësi. Ndërkohë që “Merri Krejt” u cilësua si debutimi më i dobët i Kidës, votat e fansave kanë bërë që Kida të kryesojë klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare këtë javë.

20:59
Me not përreth Britanisë, përshkruan 2900 km që nga 1 qershori

Një i apasionuar pas sfidave të mëdha u bë personi u parë që ka notuar për gati 2900 km përreth Britanisë së Madhe. 33 vjeçari nga Granthami iu afruan 300 notues të tjerë në kilometrin e fundit, por ai doli në krye duke mbërritur në Margatë përpara të tjerëve.

20:31
Në Mosul, rrogat ndahen me taksi

Qe kur xhihadistët u dëbuan nga Mosuli vitin e kaluar, shoferi i taksisë Abu Aref transporton më shumë sesa vetëm njerëz: ai lëviz rregullisht me tufa parash nëpër zarfa. Kjo është mënyra sesi paguhen rrogat dhe faturat në qytetin e dytë më të madh të Irakut.

20:26
Bibliotekat e lagjeve, Veliaj: Investimi në to, fitore mbi antikulturën

Nëse do që fëmija yt të mos qëndrojë gjithë kohën para kompjuterit, apo telefonit mund ta orientosh drejt librit.

20:04
Rreze edhe në nëntor, në Shëngjin ka ende turistë

Fillimi i muajit nëntor e ka gjetur bregdetin e Shëngjinit me pushues të shumtë. Vizitorë të ardhur nga Kosova, qytete të ndryshme të Shqipërisë, por edhe vendas kanë zgjedhur Shëngjinin këtë fundjave për të pushuar ende në rrezet e ngrohta te diellit, në këto ditë vjeshte.

19:51
Gripi nuk është izoluar; Janë porositur 50 mijë vaksina

Moti i ngrohtë i tetorit, por dhe i ditëve të para të nëntorit ka rritur numrin e virozave stinore që qarkullojnë në popullatë, shenjat e të cilave shpesh mjekët e familjes i ngatërrojnë me ato të virusit të gripit, por shefja e departamentit të sëmundjeve infektivë në ISHP konfirmon se ende nuk është izoluar virus i gripit në Shqipëri.

19:13
Ishulli i Zakinthos zhvendoset me 3 cm

Tërmeti i fuqishëm i përpara disa ditëve e ka zhvendosur në mënyrë të përhershme ishullin grek të Zakinthos me të paktën 3 centimetra në jugperëndim.

18:49
Juve “e gjymtuar” kundër United

Kur duhen pak ditë nga përballja ndaj Manchester United në Ligën e Kampioneve, Juventus duhet të bëjë llogaritë me lojtarët e dëmtuar.

18:27
Çalja jashtë podiumit, dëmtimet pengojnë peshëngritësin

Kampionati botëror i peshëngritjes nuk arriti të sjellë medalje për Shqipërinë as këtë të diel, me Briken Çaljen që mbeti jashtë podiumit pavarësisht një provë pozitive.

18:19
Lazio ‘show’, fiton 4-1 kundër Spal

Lazio e kaloi shpejt zhgënjimin nga disfata me Interin duke prodhuar një lojë bindëse dhe një fitore impresionuese kundër Spal.

18:04
39 vite pas sulmit në ambasadë, iranianët tubim kundër SHBA

Irani e shënoi me një tubim masiv përvjetorin e mësymjes së ambasadës amerikane dhe pengmarrjeve atje në 1979-tën. Këtë vit, eventi kishte një domethënie të veçantë, për shkak se grumbullimi masiv i njerëzve erdhi në vigjiljen e ripërtëritjes së sanksioneve të Uashingtonit mbi republikën islamike.

17:56
Parfumi i Calvin Klein “vret” tigrin në Indi (FOTO)

Një tigër, i cili mendohet të jetë përgjegjës për vdekjen e 13 personave në Indi, është vrarë nga një gjahtar me një plumb të vetëm.

17:34
Një “magjistar” me sferën. I riu shqiptar habit çfarë bën me topin – VIDEO

Çdo kush që adhuron futbollin dhe e luan atë, profesionist apo amatorë qoftë, ka vetëm një synim kur ka topin në këmbët e tij: Ta dërgojë, atje ku dëshiron.

17:11
36 mln euro pasuri të paligjshme në Kosovë, janë konfiskuar vetëm 2 mln euro

Në Kosovë janë bllokuar që prej vitit 2011 pasuri të përfituara në mënyrë të paligjshme që mbërrijnë vlerën e 36 milionë eurove, nga të cilat janë konfiskuar rreth 2 milionë euro.

16:49
Kaledonia e Re mbetet franceze, dështon Referendumi

Votuesit e territorit francez të Kaledonisë së Re e kanë refuzuar Pavarësinë. Pas numërimit të pjesës më të madhe të votave rezulton se qytetarët atje dëshirojnë të mbeten pjesë e Francës. Pati një fushatë të fortë “pro” shkëputjes në Kaledoninë e Re, të shënuar jo rrallëherë edhe nga episode të dhunshme.

16:43
NBA/ Harden rikthen Houstonin te fitorja, Lakers gjen vazhdimësinë

Vazhdon periudha e errët e Cleveland Cavaliers në këtë sezon të kampionatit të NBA. skuadra nga Ohio pësoi një tjetër disfatë, këtë radhë u mposht nga Charlotte 94-126, por lajmi më i keq për të është dëmtimi në këmbë i Kevin Love që do të qëndrojë jashtë parketit për 6 javë.

16:18
Afron sfida me Interin, rriten shpresat për rikthimin e Messit

Barcelona pa Lionel Messin i kaloi me sukses të gjitha provat me të cilat u përball në kampionat e Ligën e Kampioneve teksa fitoi ndaj Sevillas, Interit, Realit të Madridit dhe Rayo Vallecanos.

15:54
“400 gola në Europë”, Agnelli nderon Ronaldon

Cristiano Ronaldo nuk shënoi në ndeshjen me Cagliarin edhe pse e bëri një tentativë më roveshatë, por ai ishte i pranishëm në golin e tretë të Juventusit teksa i dhuroi një pasim Juan Cuadrados.

15:41
Armëpushimi që i dha fund Luftës Botërore, Macron e përkujton përkrah May-it

Presidenti francez Emmanuel Macron e shënon arritjen e armëpushimit që i dha fund Luftës së Parë Botërore me një ceremoni në Somme, ku ka luftuar dhe stërgjyshi i tij britanik.

15:22
Milan rikthehet në Nyon, pritet gjobë nga UEFA

Katër muaj pas vendimit të CAS për ripranimin e Milanit në Europa League, klubi kuqezi është gati të kthehet në Nion për të mësuar sanksionet që UEFA do të vendosë për të dhe për të nisur punën për arritjen e një akordi pas mosrespektimit të rregullit të Fair Play Financiar në periudhën 2015-2018.

15:12
Protesta në Unazën e Madhe, preken 300 banesa dhe biznese

Banorët e Unazës së Re protestuan ndaj projektit që parashikon shembjen e shtëpive dhe bizneseve në aksin nga Pallati me Shigjeta tek Sheshi Shqiponja.

15:04
Rama-Meta, takimi 90 minuta; Kryeministria: Bashkëbisedimi do të vijojë

Prej mbrëmjes së të shtunës Presidenti i Republikës vijon të mos bëjë publike arsyet që e çuan në shkelje të Kushtetutës, duke mos dekretuar emërimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm.

14:53
Moti i keq i merr jetën 12 personave në Itali

Moti i keq në Itali vazhdon të shkaktojë viktima. 12 janë të vdekurit në Palermitano, një bilanc i rëndë ky për fqinjin e përtej Adriatikut.

14:39
Lazio “harron” Interin, i shënon 4 gola Spalit

Vetëm 6 ditë pas humbjes me rezultatin 0-3 ndaj Interit, Lazio u rikthye te fitorja, teksa mposhti po në “Olimpico” skuadrën e Spalit me rezultatin e thellë 4-1.

14:05
“E pacensuruara” ngjitet në skenën e “Aleksandër Moisiut”

Salla e teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit hapi dyert këtë fundjavë për shfaqjen “E pacensuruara” të Keti Bashhysës.

13:58
Ngrihen bujtina në parkun e Shebenikut, rritet numri i vizitorëve

E ndërsa vjeshta po shkon drejt fundit të saj, natyra vazhdon të mbajë të veshur petkun e artë, duke dhuruar magjinë e saj edhe për pak ditë, deri në trokitjen e dimrit.

13:53
Numërimi i shpendëve, u vendosën 1700 unaza në lagunën e Orikumit

1700 shpendëve u janë vendosur unaza në këmbë në lagunën e Orikumit. Për të katërtin vit radhazi Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë (AOS)së bashku me partnerët Hungarezë ka organizuar numërimin e shpendëve migrues që kalojnë në gadishullin e Karaburunit me synim mbrojtjen e tyre.

13:41
“Lufta për jetën”, sonte në “Exclusive”

Në fshatin Blinisht, vetëm pak kilometra larg qytetit të Lezhës, takojmë familjen e Serafin Markut. Nazja është e zonja e shtëpisë dhe megjithëse e sëmurë ka dalë të na presë në oborr.

13:30
Takimi Rama-Meta, Kryeministria: Do vijojë Komunikimi me Presidentin

Pas takimit të mbajtur ditën e sotme në Presidencë mes Ilir Metës e Kryeministrit Rama, e para që ka reaguar ka qenë Kryeministria.

13:12
Unaza e madhe e Tiranës, investimi 210 mln euro. Punimet do të zgjasin 2 vjet

27 miliardë lekë ose mbi 210 milionë euro do të jetë kosto e ndërtimit e të gjithë “Unazës së Madhe” të Tiranës, përfshirë edhe rehabilitin e plotë të segmentit të parë të hapur sheshi “Shqiponja”-Pallati me Shigjeta.

13:02
Kampionati i parë “Canoe & Kayak Sprint” në Liqenin e Tiranës

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Kanotazhit sjellin sot Kampionatin e parë “Canoe & Kayak Sprint” në Liqenin Artificial të Tiranës.