Autoritetet shqiptare do të dorëzojnë trupin e Konstantinos Kacifës.

Kështu tha avokati i familjes në një intervistë për televizionin ANT1. “Pritet që autoritetet në Shqipëri do të dorëzojnë trupin e Kacifës tek të afërmit deri të martën”, u shpreh Efthimios Navridis.

Vrasja e 35-vjeçarit në 28 tetor nxiti protesta të tensionuara në Greqi, duke acaruar edhe marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve.

Kacifa, pjesëtar i minoritetit grek, qëlloi me armë në drejtim të policisë dhe nuk iu përgjigj thirrjeve për t’u dorëzuar duke rrezikuar jetën e efektivëve. Më pas ai u qëllua për vdekje gjatë kundërpërgjigjes së forcave speciale RENEA.

Top Channel