I dënuar për përdhunimin e një 18-vjeçareje/ 35-vjeçari shqiptar rikthehet në Angli duke thyer urdhrin e dëbimit, përfundon sërish në burg Salla e teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit hapi dyert këtë fundjavë për shfaqjen “E pacensuruara” të Keti Bashhysës.
Artistja durrsake u ngjit sërish në skenë me një shfaqje krejtësisht të sajën, që pati në bosht muzikën dhe interpretimin artistik në zhanre të ndryshme.
Larg stereotipeve dhe tabuve sociale, “E pacensuruara” ofroi kënaqësi artistike dhe reflektim mbi dukuri të ndryshme të gruas dhe shoqërisë së sotme.
Vitet e fundit violonçelistja Keti Bashhysa e ka kthyer të traditë daljen para publikut me shfaqje personale, ku ndërthuren bukur interpretimi në violinçelë, aktrimi, kërcimi e të kënduarit.
Këtë herë, artistja u shfaq para dashamirësve të artit të saj nën konsulencën artistike të dramaturgut Bashkim Hoxha, koreografinë e Ari Metanit dhe mbështetjen e bashkëpunëtorëve të tjerë që realizuan elementët e domosdoshëm të shfaqjes, ndërsa artisja rebele premton të rikthehet sërish në skenë me të tjera interpretime.
Top Channel