MTV ka folur në gjuhën latine. Protagoniste e çmimeve “MTV Europe Music Awards”, pra versioni europian i çmimeve të ish-rrjetit muzikor, është Camilla Cabello.

Amerikanja e lindur në Kubë, 21-vjeçare, ka fituar 4 statuja nga 7 nominime, atë të “artistes më të mirë”, të “videos” dhe “këngës” më të mirë për “Havana”, si dhe atë të “artistes më të mirë amerikane”.

Por, në shfaqjen prestigjioze, ashtu siç ka ndodhur edhe në skenat e tjera të famshme ndërkombëtare këto kohë të fundit, kanë shkëlqyer edhe shqiptaret, me Dua Lipën që rrëmbeu çmimin si “artistja më e mirë e muzikës pop”.

Në skenën e “MTV European Music Awards” shkëlqeu edhe një tjetër shqiptare, Bebe Rexha, e cila me performancën e saj, nga një vaskë banjoje në një skenë qendrore që ngrihet, e rrethuar nga 100 balerinë, elektrizoi publikun me “I’m a mess”.

Spektakli u drejtua nga aktorja dhe këngëtarja Haileee Steinfeld, ndërkohë që hapja e tij iu besua Nicki Minajt, e cila rrëmbeu edhe dy çmime gjatë mbrëmjes, një për lukun dhe tjetrin si artiste hip hopi.

Mbresëlënëse ndërkohë ishte edhe performanca e Janet Jackson, që u shpall edhe fituese e çmimit “Ikona globale”.

Lista e plotë e fituesve:

Best Artist – Camila Cabello
Best Video – Camila Cabello, Havana ft. Young Thug
Best Song – Camila Cabello, Havana ft. Young Thug
Best Pop Artist – Dua Lipa
Best New Artist – Cardi B
Best Look – Nicki Minaj
Best Hip-Hop Artist – Nicki Minaj
Best Live Artist – Shawn Mendes
Best Rock Artist – 5 Seconds of Summer
Best Alternative Artist – Panic! At The Disco
Best Electronic Artist – Marshmello
Biggest Fans – BTS
Best World Stage – Alessia Cara: MTV Spotlight @ Hyperplay, Singapore 2018
Best US Act – Camila Cabello
Global Icon – Janet Jackson

Top Channel