Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, deklaroi të hënën se “Vangjush Dako duhet të arrestohet pa vonesë për krimin elektoral të blerjes së votave nëpërmjet bandave”.

“Çdo ditë në liri, ai shkatërron prova dhe manipulon dëshmitarët, i ndihmuar plotësisht nga kryeministri i vendit, Edi Rama”, u shpreh Spaho.

Nënkryetari i PD-së shtoi se “mosarrestimi i Dakos është prova e shkatërrimit total të Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe hedh në erë alibitë qesharake për suksesin e reformës në drejtësi”.

“Nuk ka për të patur as drejtësi, as luftë kundër krimit dhe asnjë zhvillim normal pa u ndëshkuar krimi elektoral që mban në pushtet qeverinë ilegjitime të Edi Ramës”, shtoi Spaho.

Top Channel