Presidenca njoftoi se ditën e hënë, “Ilir Meta, me kërkesën e tij, zhvilloi një takim me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi”, duke shpjeguar arsyet e këtij takimi.

“Presidenti Meta e njohu Kryetarin Ruçi me konsultimet e zhvilluara prej tij për datën e zgjedhjeve të ardhshme lokale. Gjithashtu, Presidenti Meta i bëri me dije Kryetarit Ruçi zhvillimin e procedurave transparente për të ftuar kandidatët, të cilët kanë paraqitur interesin për Kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, me qëllim përzgjedhjen e një kandidati të përshtatshëm dhe me integritet për këtë pozicion të rëndësishëm”, lexohet në njoftim.

Top Channel