Dy ndërtesa janë shembur njëra pas tjetrës në qytetin francez të Marsejës, duke shkaktuar plagosjen e të paktën dy personave.

Të dyja shembjet ndodhën mëngjesin e së hënës në rrugën “d’Aubagne”, pranë portit historik të qytetit.

Kryebashkiakja lokale, Sabine Bernasconi u tha medieve franceze se njëra prej ndërtesave duhej të ishte e evakuuar, por punonjës kërkim-shpëtimi janë duke kërkuar për ndonjë viktimë të mundshme nën rrënoja.

Rrjeti televiziv francez, BFMTV njoftoi se edhe një godinë e tretë është në rrezik shembjeje.

Në një “cicërimë” në Twitter, autoriteti rajonal tha se policia dhe zjarrfikësit ishin që të dyja në vendngjarje, ndërkohë që udhëzoi banorët e Marsejës të shmangnin zonën.

Top Channel