Kultivoi 143 bimë narkotike në fshatin Vilës, arrestohet 50-vjeçari në Vaun e Dejës
24/09 11:13
Policia italiane ka arrestuar një çift shqiptarësh, të cilët u kapën me kokainë.
Të arrestuarit janë Aleksandër Zhava (29 vjeç) dhe Lisa Zille (24 vjeç). Ndalimi i tyre u bë në Aviano, pas një kontrolli rutinë, ndërsa reagimi i dy të rinjve ka shtuar dyshimet e autoriteteve, të cilat më pas vijuan kontrollin edhe në shtëpinë e tyre duke gjetur kokainë dhe marijuanë.
Arrestimi u bë ditën e dielë, ndërsa të rinjtë priten të dalin sot para trupit gjykues.
Top Channel