“CGC, Combined Group Contracting” është kompania që do të kryejë punimet për “Bypass”-in e Fierit.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi të martën se pas përmbylljes së procedurave konkurruese të përzgjedhjes së kompanive kontraktore që do kryejnë punimet dhe dorëzimit të garancisë financiare, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka firmosur kontratën me kompaninë fituese “CGC, Combined Group Contracting”.

Kjo kontratë ka vlerën gati 38 milionë eurove .

“Nga dita e sotme kompania kontraktore fillon punën në terren duke ringritur kantierin me objektivin për të bërë të kalueshëm bypass-in e Fierit në sezonin e ardhshëm turistik. Ndërkaq, në ditët e ardhshme do të kryhet dhe firmosja e kontratës me kompaninë fituese të Bypass-it të Vlorës për të mundësuar edhe aty fillimin e punës”, thuhet në njoftim.

Top Channel