![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/05/MixCollage-24-May-2024-03-29-PM-291-1-800x450.jpg)
24/05 15:52
Fusha e stadiumit mitik anglez “Wembley” është në gjendje shumë të keqe prej disa kohësh dhe trajneri holandez i PSV Eindhoven, Mark van Bommel e bëri shumë të qartë këtë gjë duke mos e kursyer fjalorin në konferencën për shtyp pas ndeshjes.
“Është një fushë m…, kaq dua të them. Në Holandë e themi këtë fjalë pak më shpesh sesa në Angli. Nuk po qahem sepse e dija që më parë gjendjen, u stërvitëm në këtë fushë. Lojtarët nisën të ankoheshin dhe u thashë që të vazhdonin stërvitjen dhe të mësoheshin me fushën”, tha trajneri holandez.
PSV u mund 2-1 nga Tottenham, pasi më parë kishte kaluar në avantazh.
Top Channel