Një zjarr i madh ka shpërthyer në veri të Los Angeles-it, i cili ende vazhdon të zgjerohet në përmasa.

Zgjerimi i zjarrit është shkaktuar nga erëra të forta përgjatë zonave bregdetare. Zjarri i zgjeruar në zonën e Thousand Oaks, i ka detyruar autoritetet që të largojnë 75 mijë njerëz nga zona e banuar.

Po boshatisen gjithashtu edhe qytete të tjera, mes të cilëve Calabasas dhe Malibu, qytete gjithashtu shumë të frekuentuar nga kategoria VIP.

Një tjetër zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer edhe në Kaliforni, duke gllabëruar qindra hektarë tokë.

Deri tani numërohen 9 të vdekur brenda makinave të tyre, të gllabëruar nga flakët. Për situatën alarmante janë angazhuar 2.200 zjarrfikës, gjithashtu edhe 100 trupat me ekspertë të Gardës Kombëtare.

Paradise, qyteza Kaliforniane me 27 mije banore, është shkatërruar pothuajse komplet. Janë me shumë se 157 mijë njerëz në total të detyruar të lënë shtëpitë e tyre për t’u vendosur në zona të sigurta.

FOTO GALERI
1/30

Top Channel