Partia Demokratike ka përsëritur edhe njëherë tjetër akuzat e saj ndaj kreut të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, duke thënë se “Edi Rama po e mban të kyçur në sirtarët e Prokurorisë provën që çon në burg Vangjush Dakon, dosjen “339”.

“Dosja “339” që Edi Rama po e mban te kyçur në sirtarët e Prokurorisë është prova që çon në burg Vangjush Dakon si autor i masakrës elektorale në qarkun e Durrësit, në bashkëpunim me bandat”.

Ishte deputetja e PD, Albana Vokshi, e cila u shpreh se “Vangjush Dako autor i masakrës elektorale në qarkun e Durrësit, në bashkëpunim me bandat”.

“Dosja “339” që Edi Rama po e mban te kyçur në sirtarët e Prokurorisë është prova që çon në burg Vangjush Dakon si autor i masakrës elektorale në qarkun e Durrësit, në bashkëpunim me bandat. Përgjimet e dosjes 339 kanë faktuar se Vangjush Dako është në komunikim të vazhdueshëm me bandat para, gjatë dhe pas zgjedhjeve, duke shkëmbyer me pasuri dhe pushtet votat e blera për tepsinë e Edi Ramës. Dosja “339-a” është faktimi i asaj që panë vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve, kur raportuan se vota në Shqipëri u ble, se qytetarët nuk votuan të lirë dhe votuesit u kërcënuan dhe u shtrënguan nga bandat, siç është rasti i Durrësit”.

Më tej, Vokshi tha se “Vangjush Dako duhet të arrestohet pa vonesë. Çdo ditë në liri ai shkatërron prova dhe manipulon dëshmitarët, i ndihmuar plotësisht nga kryeministri i vendit Edi Rama”.

“Dosja “339” vërteton pa asnjë dyshim më : Se Zgjedhjet e 2017-ës u blenë bashkë me krimin; 10-15 deputetë u blenë nga krimi; Se ky Parlament është i paligjshëm dhe se Edi Rama është një kryeministër i paligjshëm dhe provat për këtë Prokuroria i ka në dosjen “339”! Në Shqipëri nuk ka për të patur as drejtësi, as luftë kundër krimit dhe asnjë zhvillim normal pa u ndëshkuar krimi elektoral që mban në pushtet qeverinë ilegjitime të Edi Ramës!”.

Top Channel