Ishte lektori i lëndës për menaxhim të bizneseve dhe koorporatave, dhe jepte leksione në auditorët e universiteteve, por në të njëjtën kohë, emri i tij gjendej në listën e të kërkuarve për çështje droge.

Doktori i shkencave Dritan Shoraj, lektor në Fakultetin Ekonomik dhe në Universitetin e Durrësit, u kap nga forcat operacionale pas një kërkese të autoriteve italiane, që këmbëngulnin se profesori ishte gjithashtu edhe kontigjent.

Siç thotë policia, 47-vjeçari ishte dënuar nga Gjykata e Apelit në Venecia, me 4 vite burg e 20 ditë. Akuza për të cilën ai është shpallur fajtor, është ajo e pjesëmarrjes në trafikun e lëndëve narkotike.

Emri i doktorit Shoraj i është përcjellë Shqipërisë përmes Interpolit, por ajo që ka befasuar departamentin e hetimit të krimeve, është CV-ja e njeriut që kërkonin italianët.

Siç tregojnë të dhënat zyrtare të Fakultetit Ekonomik, që prej vitit 2014 Shoraj mban titullin Doktor Shkencash në Ekonomi . Shoraj i është dorëzuar policisë së Tiranës dhe pritet që materialet shtesë të përcillen nga Italia përmes Ministrisë së Drejtësisë.

Foto aktuale e Dritan Shorajt

Top Channel