Drejt Turqi-Itali, Mancini lë 10 futbollistë në shtëpi, Barella nuk niset me skuadrën 27/09 09:27
Eros Grezda e ka nisur nga minuta e parë sfidën që skuadra e tij Rangers luajti ndaj Motherëell në kampionatin skocez dhe besimin e trajnerit Steven Gerrard e shpërbleu më së miri.
Në fitoren e thellë 7-1, sulmuesi nga Gjakova shënoi dy golat e fundit dhe asistoi në golin e katërt.
Skuadra e Rangers dominoi tërësisht sfidën, ndërsa futbollisti i kombëtares shqiptare tregoi se ka lënë përfundimisht pas dëmtimin dhe zhvilloi një 90-minutësh perfekt, duke luajtur si sulmues i djathtë.
Këto janë golat e parë për Grezdën te skuadra skoceze që prej transferimit atje në fundin e merkatos së verës, pasi deri tani kishte luajtur pak për shkak të dëmtimit.
Top Channel