E mërkurë, 14 Gusht 2019
19:50
Ndryshimet e ligjit antiduhan/ Çdo ambient i rrethuar me xham apo plastmas quhet i mbyllur

Nga kjo e mërkurë ka hyrë në fuqi zbatimi i disa ndryshimeve të bëra në ligjin antiduhan .

19:42
“Radikalët nuk përfaqësojnë fenë”/ Teologë dhe sociologë: Komunitetet duhet të flasin me këta individë

Besimet fetare në vend janë karakterizuar nga një harmoni e vazhdueshme me tyre, një cilësi e veçantë kjo, të cilën e kanë vlerësuar edhe të huajt.

19:32
Makina më e shtrenjtë në botë blihet nga një anonim

Bugatti ka krijuar dhe ka shitur makinën më të shtrenjtë në histori për gati 18 milionë euro nga një person që ka preferuar të mbetet anonim për mediat.

19:19
Rama për ndarjen nga jeta të Gjergj Xhuvanit: S’kam fjalë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar mbi ndarjen nga jeta të regjisorit Gjergj Xhuvani, i cili u shua në moshën 55-vjeçare në një spital të Italisë.

19:19
Fotot/ Zjarr në parkun natyror Korab-Koritnik, parandalohet përkeqësimi i situatës

Në vendin e quajtur Kodra e Llukovit në zonën e Zapodit, Parku Natyror Korab-Koritnik një zjarr rrezikoi një masiv rrobulli dhe pishë të zezë aty.

19:09
Breshër në Tiranë/ Pas temperaturave të larta, mot i pazakontë në mes të gushtit

Pas temperaturave përvëluese që vazhduan disa ditë me radhë, Tirana dhe periferitë e saj janë përfshirë nga stuhi shiu dhe breshëri.

18:55
Tragjedia në Itali/ Ura Morandi, një vit më pas

Në Itali, u shënua të mërkurën një vit nga tragjedia e urës së Xhenovas (Genoa), që i mori jetën 43 personave, mes tyre edhe dy shqiptarë.

18:46
PD i dërgon prokurorisë të dhënat për Valdrin Pjetrin

Partia Demokratike i ka dërguar prokurorisë të dhënat që ajo publikoi një ditë më parë për dënimin e Valdrin Pjetrit për trafik droge në Itali.

18:39
Vdekja e Gjergj Xhuvanit/ I biri kërkon leje nga burgu për varrimin e të atit

Djali i skenaristit dhe producentit shqiptar, Gjergj Xhuvani, Konstandin Xhuvani ka kërkuar leje nga drejtoria e Burgjeve për të marrë pjesë në varrimin e të atit.

18:16
Astronauti DJ ndez festën nga hapësira

Astronauti italian, Luca Parmitano është bërë i pari DJ në orbitë pasi luajti një set muzike elektronike nga stacioni hapësinor ndërkombëtar duke elektrizuar pushuesit në një anije krocere në detin Mesdhe.

17:51
Ekonomia e Gjermanisë tkurret në periudhën prill-qershor

Ekonomia e Gjermanisë është tkurrur gjatë periudhës prill-qershor të këtij viti. Një rënie në eksport ka bërë që të frenohet rritja, sipas të dhënave zyrtare, që vijnë në mesin e shqetësimeve për një ngadalësim global.

17:30
Shpërthim në Rusi, rritet niveli i rrezatimit

Nivelet e rrezatimit afër vendit, ku u regjistrua shpërthimi vdekjeprurës në veri të Rusisë, janë 16 herë më të larta se normalja dhe kjo është konfirmuar nga shërbimi rus i motit.

17:23
Drejt dyqaneve të DigitAlb/ Qytetarët të informuar për ndryshimin e transmetimit nga analog në digjital

Një vit më parë Autoriteti i Medias Audiovizive vendosi të shtyjë afatin për fikjen e antenave analoge deri më 1 shtator të këtij viti.

17:14
Tempulli në Japoni/ Një prift robot drejton meshat

Një tempull japonez 400-vjeçar po përpiqet të rrisë interesin në budizëm me një prift robot që beson se do të ndryshojë imazhin e besimit, pavarësisht kritikëve që e krahasojnë Android-in me monstrën e Frankeshtajnit.

17:12
Erë dhe shi për 24 orë, por gjatë javës do të rikthehen temperaturat e larta të gushtit

Shiu dhe era do të mbizotërojnë pjesën e dytë të kësaj të mërkure, pasi arritëm të dielën dhe të hënën ditët më të nxehta të verës, 41.6 gradë celcius. Dhe kjo luhatje e motit, do të rikthejë gjatë javës temperaturat tipike të muajit gusht.

16:48
Fotot që tregojnë mrekullitë e natyrës

Në momentin kur mendoni se natyra nuk mund t’ju befasojë më, ajo kthehet me një hakmarrje: më e bukur dhe magjike se kurrë.

16:29
Superkupa/ Stambolli pret Liverpool-Chelsea, finalen e madhe evropiane

Gjithçka fillon në këtë sezon futbollistik me më të mirat e Evropës. Sidoqë të shkojë finalja e Superkupës së Evropës, trofeu do të mbesë në Britaninë e Madhe, pasi mbrëmjen e sotme në orën 21:00 në stadiumin e Beshiktashit në Stamboll do të përballet Liverpool-i, fituesi i Champions League-s me Chelsea-n, fituesin e Kupës Europa League.

16:11
Meta mesazh ngushëllimi për Gjergj Xhuvanin

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka ngushëlluar familjarët, miqtë dhe të afërmit e regjisorit Gjergj Xhuvani, i cili ndërroi jetë në moshën 55-vjeçare në një spital në Itali.

16:06
Domingo nën akuzë/ 8 këngëtare e akuzojnë për ngacmim seksual

Gjiganti i operas, Placido Domingo ka mbrojtur veten përballë akuzave për ngacmim seksual duke insistuar se ai beson se të gjitha ndërveprimet dhe marrëdhëniet në karrierën e tij të gjatë kanë qenë gjithnjë të dëshiruara dhe konsensuale.

15:34
OBSH lëshon alarmin, rritet numri i rasteve të fruthit

Fruthi po përhapet në mbarë botën, ku veçanërisht e prekur është Afrika. Por edhe në Evropë përhapja e kësaj sëmundjeje po jep shkas për shqetësim, ndaj OBSH, përballë kësaj panorame, kërkon më shumë vaksinime.

15:34
Senati refuzon Salvinin/ Shtyhet mocioni i mosbesimit për qeverinë

Senati italian refuzoi të martën kërkesën e liderit të së djathtës ekstreme Mateo Salvini për mbajtjen e një vote mosbesimi menjëherë, duke vendosur që kryeministri Giusepe Conte të fliste për krizën, më 20 gusht.

15:24
Shkollat me koncesion, Bashkia e Tiranës rihapi tenderin për ndërtimin e 4 godinave

Pas anulimit muajin e kaluar, Bashkia e Tiranës rihapi tenderin për ndërtimin e 4 shkollave me koncesion në kryeqytet, përkatësisht në Njësitë Administrative 2 dhe 8. Sipas dokumenteve të dorëzuara në Agjencinë e Prokurimit Publik, fondi limit për ndërtimin e 4 objekteve arsimore është parashikuar 1.74 miliardë lekë pa TVSH, ose rreth 14.3 milionë euro, me një kosto mesatare prej 3.5 milionë euro për çdo shkollë.

15:20
Ishulli Evia në flakë/ Greqia kërkon ndihmën e BE-së për shuarjen e zjarreve

Qindra banorë janë evakuuar dhe kryeministri grek ka anuluar pushimet pasi dhjetëra zjarrfikës po përballen me zjarret në ishullin e dytë më të madh të vendit, Evia.

15:19
Ndahet nga jeta Gjergj Xhuvani

Pas një sëmundjeje të rëndë, ndahet nga jeta regjisori i mirënjohur Gjergj Xhuvani. Mësohet se Xhuvani ndërroi jetë të mërkurën në një spital në Romë. Regjisori dhe producenti i mirënjohur ishte 56 vjeç dhe do të kujtohet si një nga artistët më të spikatur të kinematografisë dhe skenës shqiptare.

15:03
Skenarët e Shkodrës/ Ç’do bëjë PD dhe a do dekretojë Meta një datë të re?

Shkodra bastion i demokratëve u thye pa shumë mund nga Valdrin Pjetri pa rival përballë. Por, fitorja e kandidatit socialist për drejtimin e Bashkisë Shkodër duket se është e lidhur pashmangshmërisht me fundin e tij politik pasi demokratët nxorën në dritë dënimin e tij të fshehur për trafik droge në Itali.

15:01
Qeveria sulmon gjykatat: “Po pengojnë luftën ndaj informalitetit, zhbllokojnë bizneset në shkelje”

Ministrja e Financave, Anila Denaj sulmoi gjykatat se po pengojnë luftën kundër informalitetit duke zhbllokuar bizneset e kapura në shkelje të përsëritur të ligjeve tatimore.

14:22
Topalli i “përvishet” keq Bashës: Ia dha mandatin e dytë Ramës për 14 mln eurot e pallatit të tij

Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike dhe një nga figurat më të spikatura të së djathtës, Jozefina Topalli ka reaguar për situatën e krijuar në qytetin e Shkodrës me kandidatin socialist për bashkinë e kryeqendrës së veriut, Valdrin Pjetri.

14:03
Lista e zezë e Bashës/ 17 kryebashkiakët dhe deputetët e Ramës të lidhur me krimin

Paraditen e sotme, gjatë fjalës së tij, lideri i PD, Lulzim Basha nxori emrat e 17 kryebashkiakëve dhe deputetëve të Edi Ramës, sipas kryeopozitarit, të lidhur me krimin. Në listën e zezë u përfshi edhe Olsi Rama me akuzën për përfshirje në trafikun e drogës.

13:47
Apeli i Quint- it në vesh të shurdhër/ Prishtina dhe Beogradi nuk lëkunden

Qeveritë e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës i bënë thirrje Kosovës dhe Serbisë që menjëherë të rifillojnë dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian.

13:36
Basha akuza Ramës: Pjetrin e doje në Shkodër për të garantuar rrugët e trafikut

Kryeopozitari Lulzim Basha shprehet i bindur se kryeministri Edi Rama ishte tërësisht në dijeni të dënimit të Valdrin Pjetrit në Itali, por sërish e dërgoi në Shkodër për ta zgjedhur kryebashkiak. Sipas Bashës, një nga arsyet kryesore pse Rama e donte Pjetrin në Shkodër ishte për të garantuar rrugët ndërkombëtare të trafikut të drogës dhe qenieve njerëzore.

13:28
Porosia e Lleshajt për Policinë e Shtetit: Të parandalohet veprimtaria kriminale në vend

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj zhvilloi një takim me drejtuesit kryesorë të Policisë së Shtetit të nivelit qendror dhe vendor, ku gjatë takimit, drejtuesit e PSH-së raportuan për gjendjen e sigurisë dhe të rendit publik në vend.

13:27
“Sistemi thesarit nuk funksionon”, Jorida Tabaku: Ose po bëhen ribursime të fshehta ose Qeveria nuk ka më para

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku thotë se sistemi online i thesarit nuk funksionon që prej datës 2 gusht. Me këtë mosfunksionim, sqaron Tabaku, nuk ka asnjë mënyrë se si të aksesohen dokumentet zyrtare.

13:13
Discovery Channel zgjedh Shqipërinë për programin e ri

“Shqipëria, aventura e fundit e pazbuluar e Europës”, kjo është logoja që do të duket për 11 ditë në rrugët e paprekura të vendit tonë, nga jugu në veri.

12:45
Plagosje me thikë në Durrës, arrestohet autori

Këtë të mërkurë në lagjen Nr.12, 19-vjeçari M.P. 19 vjeç, ka plagosur me një mjet prerës (thikë) 59-vjeçarin Q.Xh., banues në Durrës.

12:23
Burgu ku ia “vlen” të vuash dënimin – FOTO

Të dënuarit do të kenë telefonat dhe kompjuterët e tyre në burgun më të ri e më të madh që pritet të hapet në Britani.

12:17
“Sunfire merr jetë njerëzish”, mjekët: OBSH e klasifikon me helmueshmëri të nivelit të dytë

Insekticidi ‘Sunfire’, është i ndaluar të përdoret në Europë dhe Amerikë, pavarësisht kësaj ky ilaç vdekjeprurës e gjen rrugën për të ardhur tek farmacitë bujqësore të vendit. Ndërkohë që kontrollet e AKU janë përqendruar tek ushqimet e ambalazhuara, kontrabanda e pesticideve po helmon në masë konsumatorin shqiptar. Për këtë arsye inspektorët e këtij institucioni duhet të kenë nën vëzhgim edhe farmacitë bujqësore dhe ato veterinare.

11:58
Operacioni “Mifoli” çon në pranga 2 persona dhe procedon 2 kryepleq. Sekuestrohet armë dhe drogë

Policia e Vlorës në kuadër të operacionit të koduar “Mifoli” ka vënë në pranga 2 shtetas, 1 e ka shpallur në kërkim si dhe ka proceduar penalisht 2 kryepleq të fshatrave Mifol dhe Aliban me akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

11:21
Georgina “fluturon” për reklamën e re, çfarë fiziku partnerja e Ronaldos

Të jesh partnerja e Cristiano Ronaldo të jep shumë avantazhe në jetë, sidomos në biznes. Firma e njohur e veshjeve intime, Yamamay ka përzgjedhur modelen argjentinase për të reklamuar linjën e re,

10:47
Video e arrestimit të Erkoçeviq, i dyshuar si bashkëpunëtor i afërt i Bajrave

Sadetin Erkoçeviq është arrestuar mbrëmë pranë zonës së Liqenit Artificial në Tiranë. 28 vjeçari ishte në kërkim për shkak të një dënimi me 20 vite burg për vrasje dhe sipas policisë dje dyshohej se do të vriste sërish.

10:32
Protestë në Skrapar kundër HEC-it, banorët: Projekti na lë pa ujë

Banorët e fshatit Backë në Skrapar janë ngritur në protestë kundër ndërtimit të një hec-i. Ndonëse janë ankuar te firma përgjegjëse, bashkia dhe prefektuara, këta banorë nuk kanë gjetur zgjidhje për shqetësimin e tyre dhe që lidhet me rrezikun e mbetjes pa ujë.

10:18
Shmanget vrasja në Tiranë, i dënuari me 20 vite burg arrestohet përpara ekzekutimit të radhës

Mbrëmjen e së martës, n♪7 Tiranë,policia ka vënë në pranga 28 vjeçarin, Sadetin Erkoceviq. Ai po bënte lëvizje të dyshimta dhe për këtë arsye qytetarët kanë vënë në dijeni policinë.

10:10
Zjarr masiv në pyllin pranë Ersekës

Një zjarr masiv ka rënë gjatë natës dhe vijon ende në pyllin pranë fshatit Boshanj në Ersekë, në juglindje të vendit. Bëhet fjalë për një sipërfaqe 15 ha.

09:51
Vasili kundër Soreca-s: Shpresoj se nuk paguheni për të mbajtur mbyllur derën e Evropës

Ish-kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratës së ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca, se “reforma në drejtësi është ‘perla’ e Shqipërisë.”

09:38
Konstituohet këshilli bashkiak i Lezhës, kryebashkiaku Pjerin Ndreu hyn në zyrë

Është konstituar këshilli bashkiak i Lezhës, ku më pas është bërë edhe betimi i kryebashkiakut të ri, Pjerin Ndreu.

09:30
“Zhvatja”/ Zoran Zaev: Nuk lejoj që disa kriminelë dhe një pederast të rrëzojnë Qeverinë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka mohuar çdo përfshirje në skandalin “Zhvatja”. Në ceremoninë e 18 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, Zaev nuk është përmbajtur në reagim duke deklaruar se nuk do të lejojë rrëzimin e Qeverisë.

08:46
Koment: Çmimi i një ndërhyrjeje ushtarake në Hong Kong

Pekini kërcënon gjithnjë e më hapur me ndërhyrjen e trupave ushtarake. Vendimi duket se ende nuk është marrë, sepse çmimi për një ndërhyrje të tillë do të ishte mjaft i lartë, mendon Mathias Bölinger.

08:43
Kosovë, temperaturat e larta rrisin numrin e pacientëve

Në Kosovë temperaturat e larta ditëve të fundit kanë rritur edhe numrin e njerëzve që kërkojnë ndihmë mjekësore.

08:42
Itali, Matteo Salvini synon postin e kryeministrit

Nuk ndodh shpesh që senatorët italianë të ndërpresin pushimet e tyre verore por falë populistit të zjarrtë Matteo Salvini, zv / kryeministrit të vendit dhe kreut të partisë Lega, atyre iu desh të ktheheshin të martën në një Romë të përvëluar nga i nxehti për të diskutuar se kur do të mbanin një votëbesim për qeverisjen e trazuar 4 mujore të koalicionit.

07:54
Tragjike/ Mbytet anija, vdesin 3 fëmijë

Tre fëmijë kanë ndërruar jetë në brigjet e Normandy në Francë pasi anija me të cilën ata udhëtonin së bashku me familjen e tyre u godit nga një dallgë gjigande.

07:40
Çmendet Barcelona, 80 milion euro dhe Coutinho për të rikthyer Neymar

E kërcënuar nga rivaliteti i Real Madrid, Barcelona ka bërë një ofertë për të rikthyer në Camp Nou brazilianin Neymar.

07:22
SHBA/ Polici vret veten, jepet alarmi për numrin e madh të vetëvrasjeve

Një anëtar e policisë së New Yoruk-ut ka vrarë veten duke dhënë një alarm brenda departamentit të policisë pasi numri i policëve që kanë vrarë veten ka shkuar në 8 brenda këtij viti.

06:56
Krenaria e Tunizisë/ Pija delikate që del nga del nga palma

Sapo dielli ngrihet, njerëzit në Tunizinë Jugore, nxitojnë të blejnë një gotë apo një shishe legmi, një pije të pëlqyer nga palma që është aq delikate sa që nuk mund të shitet larg nga oazet.

06:15
Arkeologët në Pompei zbulojnë bizhuteritë e çmuara

Arkeologët që punojnë në Pompei kanë zbuluar një koleksion bizhuterish, rruaza dhe hajmali që sipas tyre japin një imazh të botës femërore në Romën e lashtë. Koleksioni u gjet në një kuti druri në shtëpinë e kopështit në sektorin Regio V të sajtit.

04:54
Shtohet dhuna gjatë dëbimeve të të huajve nga Gjermania

Me dëshirë askush nuk largohet nga Gjermania.Tani është bërë e ditur, se gjithnjë e më shumë të prekur nga dëbimi mbrohen me dhunë, por edhe shteti gjerman reagon me ashpërsi e merr kritika.

03:05
Shtohen paqartësitë për shpërthimin në Rusi

Agjensia e monitorimit të motit në Rusi njoftoi për një rritje të ndjeshme në nivelet e rrezatimit pranë objektit të provave detare në Arhangelsk, ku një shpërthim i shoqëruar me zjarr javën e kaluar shkaktoi vdekjen e të paktën pesë njerëzve.

02:32
Festivali i paqes/ 50 vite nga i famshmi Woodstock

Festivali i paqes në 1969, i dashurisë dhe muzikës, Woodstock, shënon përvjetorin e trij të 50 këtë fundjavë dhe ka ndezur një valë nostalgjie për një epokë kur roku ishte për të rinjtë, hipitë ishin trendi dhe flokët e gjata ishin një markë.

02:03
Ushtria Ruse prodhon armë të reja bërthamore

Zyrtarët e lartë ushtarakë në Rusi, thonë se vendi do të vazhdojë të zhvillojë armë të reja, ndërsa janë përcjellë për në banesën e fundit pesë viktimat e shpërthimit gjatë testimit të një pajisjeje bërthamore.

00:59
Foto/ Modelja e njohur surprizon tifozët e Milan

Të gjithë e njohin si tifozen e zjarrtë të Milanit.

E martë, 13 Gusht 2019
23:44
Makina përplas motoçikletën, 2 të plagosur

Rreth orës 22:45 një automjet ka përplasur një motoçikletë në rrugën e Dibrës në Tiranë. Si pasojë e përplasjes janë plagosur drejtuesi i motoçikletës shtetasi me iniciale A.M dhe pasagjerja e motoçikletës shtetasja me iniciale S.M.

22:58
13 gusht 1961 – Muri që e ndau Berlinin për gati 30 vjet

Në fillim të gushtit të vitit 1961 në Moskë u takuan udhëheqësit e atëhershëm të partive komuniste të Bllokut Lindor. Ata vendosën mbylljen e kufirit mes Gjermanisë Lindore dhe asaj Perëndimore.

22:46
Hedh në lumë BMW-në dhuratë nga prindërit sepse kishte dashur Jaguar

Pak janë fëmijët që si dhuratë ditëlindjeje nga prindërit marrin makina. Edhe më të paktë janë ata që si makinë marrin një BMW 45-mijë euroshe.

22:40
9 arsye pse stafi i aeroportit di më shumë për ne nga ajo çfarë prisnim!

Aeroportet shpesh ndihen si vende të huaja me grupet e tyre të rregullave  dhe natyrisht, sekreteve.

22:22
Çifti ateist çnderon tempullin e shenjtë

Një çift nga Çekia është vënë nën shënjestrën e komentuesve të ofenduar indonezianë pasi kanë kryer veprime të turpshme në një tempull në Bali.

22:20
Gjëra të çuditshme që do i shihni vetëm në Kinë

Kinezët gjithmonë duket se gjithmonë do të sjellin diçka të papritur e që do të habisë pjesën tjetër të botës.

22:20
Vila luksoze më e fortifikuar

Është një fortesë 200 vjeçare që nga jashtë nuk të tërheq aspak, pasi nuk mund të shihet as si kështjellë, as si vilë.

22:05
Dikush do pushohet nga puna

Të gjithë ne mund të kemi bërë gabime në punë, por ka disa njerëz, veprimet e të cilëve i tejkalojnë atë që mund të quhet gabim.

21:56
Fotot/ Keni parë ndonjëherë kafshë transparente?

Ka kafshë që duken sikur kanë gjetur mantelin e padukshëm të Harry Potter për t’u mbrojtur nga grabitqarët.

21:37
Protestat në Hong Kong/ Shkopinj dhe spërkatës me piper kundër demonstruesve (foto)

Policia u përplas me protestuesit pro-demokracisë në aeroportin e Hong Kongut këtë mbrëmje, duke lëvizur në terminalin ku demonstruesit ndodheshin.

21:17
Modelet e makinave që janë prodhuar për më shumë vite

Në kohët e sotme, kompanitë e makinave duket sikur prezantojnë modele të reja vit pas viti.

21:01
Kalldrëmet e Gjirokastrës/ Nis ndërtimi i mozaikëve në rrugë

Në Gjirokastër ka filluar rindërtimi i një prej rrugëve kryesore në pazarin karakteristik, asaj të mozaikut të pazarit, që do të jetë një punë shumë delikate pasi po punohet gur pas guri. Zbatuesit thonë se sekreti ka qenë te përdorimi i gurit 14 cm të gjatë .

20:38
Doli të qëllonte njerëzit me thikë, u ndalua nga kalimtarët

Kalimtarë të rastit kanë arritur të ndërhyjnë e të ndalojnë një person tepër të rrezikshëm me mjete rrethanore.

20:25
Taksa gjermane e solidaritetit/ Do hiqet, u përdor për të rindërtuar lindjen

Taksa e solidaritetit në Gjermani, që mbledh para nga taksapaguesit për të forcuar ekonominë në lindje, do të abrogohet.

19:51
Thirrja e QUINT për Kosovën: Të rinisë dialogu me Serbinë

Ambasadat e vendeve të QUINT-it në Prishtinë, SHBA, Francë, Gjermani, Itali dhe Britani, i bënë thirrje Kosovës dhe Serbisë të rifillojnë menjëherë bisedimet e udhëhequra nga Bashkimi Evropian dhe të shmangin çdo veprim, që pengon marrëveshjen përfundimtare.

19:48
Në digjital me Digitalb/ Më një shtator antenat televizive analoge do të fiken

1 shtatori është afati i fundit për kthimin e transmetimit nga analog në digjital dhe kjo bëhet e mundur me dekoderat e dvb t2, ku sinjali televiziv përfitohet me një cilësi më të lartë.

19:40
Turistët bllokohen në trafik/ Akset nacionale në veri dhe jug, të mbingarkuara

Segmenti rrugor nga Thumana në drejtim të Fushë Krujës, po përjeton trafik të rënduar në këto ditë të nxehta të gushtit. Radha e makinave të cilat ecin shumë ngadalë, është mbi disa kilometra. Ky trafik, po vijon i tillë që prej një jave duke bllokuar kështu një aks të rëndësishëm nacional.

19:08
21 qytetet me infrastrukturën më të mirë

Shumë kryeqendra botërore janë të paralizuara nga trafiku i vonuar dhe vonesat e mjeteve të transportit publik.

19:01
Samir Mane rrëfen si u kthye në njeriun më të pasur në Shqipëri

Pasditen e sotme i ftuar në “Pushime on Top” ishte sipërmarrësi shqiptar Samir Mane. Përballë Ori Nebiajt, Mane foli gjatë për jetën e tij, pasionet, dëshirat si dhe historinë frymëzuese se si arriti të kthehej në biznesmenin më të suksesshëm në Shqipëri.

18:40
Mbi një çati në Paris/ Ferma më e madhe urbane në botë

Një fermë e vërtetë, 14 mijë metra katror do të hapet në Parisin jug perëndimor, vitet e ardhshme.

18:20
Perisic, lojtar i Bayern/ Kroati ikën nga Interi për t’u rikthyer në Bundesligë pas 4 vitesh

Më në fund është zyrtarizuar kalimi i Ivan Perisic te Bayern-i i Mynihut, fill pasi ditën e hënë përfundoi vizitat mjekësore.

18:01
Dy radikalë fetarë në kërkim/ Ofendonin myslimanët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Disa video të publikuara me datë 12 gusht nga portali Insajder në Kosovë, ka bërë që policia shqiptare të nis hetimet për dy persona.

17:57
Bakaj, protagonist i fitores 6-0/ Shqiptari shënon në suksesin e Soligorsk ndaj Neman

Skuadra e Elis Bakajt dhe Azdren Llullakun Shakhtyor Soligorsk ka hedhur menjëherë pas shpatullave humbjen e thellë ndaj Torinos në Europa League, duke regjistruar një sukses tenistik 6-0 ndaj Neman që dhuroi spektakël.

17:37
Trafikonte armë nga Serbia në Kosovë për në Shqipëri, pranga 51 vjeçarit

Një 51-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga policia, ndërsa janë sekuestruar edhe 19 pistoleta të kalibrave të ndryshëm, 400 fishekë luftarak dhe 1.6 kilogramë tritol TNT.

17:25
Zjarret kërcënojnë banesat/ Flakët në anë të rrugës Korçë-Ersekë

Një zjarr masiv ka përfshirë një sipërfaqe toke në kilometrin e parë të rrugës Korçë – Ersekë.

17:11
Berat/ 3 persona nën pranga për kultivim hashashi dhe armëmbajtje pa leje

Mëngjesin e sotëm, gjatë finalizimit me sukses të operacionit “Agimi”, policia e Beratit vuri nën pranga tre shtetas për kultivim hashashi.

16:57
Mallakastër, nuk ka protestë/ Kapllanaj largohet paqësisht nga zyra

Kryetari i ri i bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailaj ka marrë zyrtarisht detyrën pas konstituimit të këshillit bashkiak.

16:39
“Valdrin Pjetri”/ PD: Rama, kryeministri që promovoi krimin në parlament, qeveri dhe bashki

Ka reaguar Gazment Bardhi i PD, pasi kryeministri Rama përmes një postimi në rrjete sociale “Twitter” ka deklaruar se Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara plotësisht deri kur e vërteta ligjore të dalë.

15:52
Rama: Ndahemi me Valdrinin. Reagimi pasi PD tregoi dënimin për shitje droge

Një javë para betimit të kryebashkiakut të ri të Shkodrës, Partia Demokratike hapi letrat për Valdrin Pjetrin, duke zbuluar për publikun dënimin e tij në Itali për trafik droge. Duke cituar dokumentin e kuesturës së Firencës, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi se Valdrin Pjetri është arrestuar në flagrancë në 27 janar të 2003, ndërsa vetëm një ditë më pas, ai ka pranuar krimin duke nënshkruar marrëveshje për dënimin e tij të menjëhershëm sipas legjislacionit penal të shtetit fqinj.

15:42
Kori i vajzave të Liceut/ Një tjetër bashkëpunim me korin e vajzave të Berlinit

Qëkurse u themelua në vitin 1960, “Kori i Vajzave” të Shkollës Artistike “Jordan Misja”, në këto 59 vite jetë ka luajtur një rol të rëndësishëm në interpretimin dhe ruajtjen e veprave muzikore korale të Kompozitorëve Shqiptarë, por jo vetëm.

15:30
Në Mekë mes luksit/ Paketat për pelegrinët super të pasur

Hotele me pesë yje, me pamje nga vendi më i shenjtë i Islamit dhe paketa luksoze për pelegrinazhin e Haxhit, po tërheqin një klientelë super të pasur dhe po e përcaktojnë tani Mekën si kryeqytetin e turizmit fetar premium.

15:25
“Të ndalim Salvinin”/ Pesë Yjet po bashkëpunon me Partinë Demokratike

Mateo Salvini ka nisur prej disa ditësh fushatën jo zyrtare për zgjedhjet e parakohshme të kërkuara prej tij me tubime dhe takime me qytetarë, në turin e jugut të Italisë

15:19
Ethet e Nilit nuk kanë ardhur/ Në Greqi numërohen tre viktima

Ndonëse vendi ynë fqinj, Greqia është prekur nga Ethet e Nilit Perëndimor, ku deri më tani numërohen 34 raste dhe kanë humbur jetën 3 qytetarë ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik deklarojnë se në Shqipëri, pavarësisht se janë kryer testime të rasteve të dyshuara asnjë prej tyre nuk ka rezultuar i prekur.

15:18
Ndëshkime për racizëm; Serbët janë… të parët për UEFA-n

Qeveria e futbollit europian ka zbritur sërish në skenë për të ndëshkuar episodet e racizmit, duke vazhduar linjën e ashpër kundër këtij fenomeni negativ, që ka shumë klube dhe tifozeri përsëritëse.

15:05
Dyndje dhe në portin e Vlorës, nga fillimi i gushtit kanë mbëritur 15.800 persona

Fluks të shtuar udhëtarësh ka edhe në portin e Vlorës. 1600 persona kanë mbërritur sot me dy tragetet e linjës Vlorë-Brindisi, ndërsa 6300 është numri i tyre vetëm këto tri ditë të fundit.

15:05
Vlora vuan nga trafiku/ Në mëngjes dhe në mbrëmje krijohen radhë me makina

Vlora sërish është e mbingarkuar nga lëvizja e automjeteve. Çdo mëngjes në dalje të qytetit krijohet kjo radhë e gjateë dhe e lodhshme për pushuesit.

15:04
Trafiku i rënduar i pushimeve; Ende ka fluks në akset kryesore nacionale

Rrugët nacionale nga veriu dhe në jug janë sërish të mbingarkuara nga trafiku. Rruga Thumanë-Fushë Krujë, hyrja dhe dalja e Tiranes si dhe rruga dalëse nga qyteti i Vlorës janë kthyer në problem për numrin e madh të pushuesve.

14:53
Sëmundja mund gazetaren/ Ndahet nga jeta Nadia Toffa e Le Iene

Nadia Toffa, një imazh i njohur televiziv në Itali, por edhe në Shqipëri për shkak të emisionii Le Iene është ndarë nga jeta në moshën 40-vjeçare, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të pashërueshme.

14:33
Shndërrohen pallatet, përfundon ndërhyrja në ndërtesat e amortizuara

Nga një zonë e cila njihej për fasadat e amortizuara të pallateve, për shkak të mosvënies dorë për vite me radhë, falë nismës së Bashkisë së Tiranës me Fondin e Komunitetit, sot i gjithë blloku pranë Rr. “Dhimitër Shuteriqi” e “Ndrek Luca” është transformuar tërësisht.

14:29
Frrokaj e dorëzon paqësisht bashkinë: Nuk do baltos 16 vite punë

Fran Frrokaj është larguar në mënyrë paqësore nga detyra e kryebashkiakut të Lezhës. Demokrati nuk hyri në zgjedhjet lokale të 30 qershorit duke respektuar vendimin e opozitës, ndërkohë që kryebashkiak i ri i Lezhës është zgjedhur Pjerin Ndreu.

14:12
Dokumentet për dënimin në Itali, reagon Valdrin Pjetri: Pres vendimin e autoriteteve

Akuzat e bëra gjatë kësaj kohe ndaj kandidatit socialist të bashkisë së Shkodrës, Valdrin Pjetri, Partia Demokratike i forcoi sot me publikimin e të dhënave nga Kuestura e Firences në Itali ku, sipas Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së Gazment Bardhi, rezulton se Pjetri është arrestuar në flagrancë në Firence në 27 janar 2003.

14:07
Mallakastër, kryebashkiaku në ikje: Kam bërë gjëra që s’i imagjinoja

Paraditen e së martës u zhvillua mbledhja e fundit mbi analizimin e punës së administratës në bashkinë Mallakastër, gjatë periudhës 4-vjeçare, 2015- 2019 nën qeverisjen e Agron Kapllanajt.