Ronaldo zgjedh golin më të bukur në karrierë, juventinëve u ‘djeg’ disi

26/12/2019 17:56

Cristiano Ronaldo ka dhënë një intervistë të gjatë për gazetaren italiane të DAZN, Diletta Leotta, ku ka folur për gjithçka, Championsin, Serinë A dhe të ardhmen.

“Bota ime është futbolli, por për mua ka rëndësi dhe bota jashtë futbollit. Jam bërë edhe biznesmen. Është normale që kur nis të krijosh diçka ndryshe, të shohin në tjetër mënyrë.”

Cristiano apo CR7?

Për mua nuk ndryshon gjë. Në shtëpi më thërrasin Ronaldo, në shkollë më quanin Cristiano, në futboll Cris, Ronny e kështu me radhë.

Sa e vështirë është të shënosh gol nga 1 në 10?

  1. Mbrojtësit më të fortë janë ata me të cilët stërvitem: Bonucci, Chiellini dhe De Ligt.

Serie A dhe Champions, diferenca?

Është gjithçka ndryshe. Championsi është kompeticioni më i mirë në botë për një klub. Dëshiroj të luaj aty më shumë se në çdo garë tjetër.

Cili është lojtari më i mirë në Serinë A?

E kam marrë unë këtë çmim, kështu që tani për tani jam unë. Të shohim cili do të jetë vitin tjetër, por dëshiroj ta fitoj sërish.

Dëshiron të bëhesh trajner?

Nuk besoj se do të më pëlqente, nuk do të doja të bëhesha trajner. Do të isha më shumë njeri motivues sesa taktik.

Goli që i shënuat Juventusit me roveshatë…

Është goli më i bukur që kam shënuar. Buffonit dhe në një stadium shumë të bukur. Më duartrokitën të gjithë, ishte e mrekullueshme. Buffon është një njeri shumë i mirë, pas golit më përgëzoi, u tregua shumë i sjellshëm.

Si e gjen motivimin për t’u stërvitur me shumë përkushtim?

Ende dëfrehem, dëshiroj të luaj dhe të jem në formë. Bëj atë që dua e shpresoj që të gjithë të bëjnë atë që duan. Më paguajnë për të bërë atë që dua. Shpresoj që të gjithë të mund ta vlerësojnë atë që bëj.

 

Top Channel