Fati politik i Marine Le Pen vendoset sot, Gjykata vendos nëse mund të kandidojë për presidente të Francës në vitin 2027 Në 1961, në zemër të luftës së ftohtë, bashkimi sovjetik planifikon të testojë një bombë bërthamore duke e hedhur në qarkun polar arktik.
Presidenti i Shteteve të bashkuara John F Kenedi, merr një letër nga Michelle Rochon, 8 vjec, nga Micigani. Është e shqetësuar për banorin më të famshëm të polit të veriut. Ju lutem, mos i lejoni rusët të bombardojnë polin e veriut. Do të vrasin babagjyshin.
Përgjigjja e shkurtër por e prerë e JFK për vogëlushen, është ekspozuar këtë muaj në librarinë presidenciale John F Kennedi dhe muzeun e Bostonit. Mos u shqetëso për babagjyshin – i shkroi presidenti më 28 tetor 1961. Dje fola me të dhe është mirë. Do të bëjë sërish xhiron e tij këtë vit.
Kenedi shton se i ka shprehur bashkimit sovjetik shqetësimin për testin. “Jo vetëm për polin e veriut, por për vendet e të gjithë botës; jo vetëm për babagjyshin, por edhe për njerëzit e të gjithë botës”.
Vogëlushja e atëhershme, tani është e madhe dhe quhet Filips. Nuk kishte menduar kurrë që letra e saj do të kish tërhequr aq shumë vëmendje, siç ndodhi në atë kohë. Isha thjeshtë e shqetësuar për babagjyshin – tha ajo për Boston Globe.
Dy ditë pasi Kenedi shkroi letrën e tij, më 30 tetor 1961, sovjetikët lëshuan bombën Zar, bombën më të fuqishme me hidrogjen të testuar ndonjëherë. Ajo ra në veri të rrethit polar arktik. Presioni i shpërthimit ishte gjashtë herë më i madh se ai i Hiroshimës, me kolonën e tymit që u ngrit në 64 km lartësi dhe që u pa nga kilometra të tërë largësi. Në deklaratat zyrtare që shkëmbyen shtetet e bashkuara dhe bashkimi sovjetik, askush nuk përmendi më, babagjyshin.
Top Channel