SHBA do të rrisë në 50% tarifat për automjetet dhe çelikun kanadez, Trump: Nuk kemi nevojë për Kanadanë, nuk do ta trajtojmë më si shtet 24/08 17:09
Misse Beqiri është njohur në Britani për pjesëmarrjen në emisionet “reality”.
Por sot ajo është në zi, pasi Flamur Beqiri, vëllai i saj, është ekzekutuar me armë zjarri teksa po kthehej në shtëpinë e tij në Londër.
Misse Beqiri ka luajtur te “Real Housewives of Cheshire”, dhe vëllai i saj 36-vjeçar, Flamur Beqiri, kishte nënshtetësi suedeze dhe njihej me emrin “Aleks”.
Flamur Beqiri ishte bashkëthemeluesi i një kompanie regjistrimesh muzikore me zyra në Londër dhe Stokolm.
Ai është ekzekutuar sot para gruas dhe djalit të vogël, të cilët ndodheshin në shtëpi.
Top Channel