Gjyqtarët Sandër Simoni dhe Arbena Ahmeti “kokë më kokë” gjatë votimit, zgjidhen deri më tani dy anëtarët më të rinj në KLGJ
Bojken Abazi, drejtues ekzekutiv, Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë tha në Open në Top Channel se zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të Kosovës ishte diçka shumë e mirë për Kosovën.
Sot ka ndodhur gjëja e dytë e mirë për Kosovën. E para do të ishte koalicioni qeverisës me LDK-në.
Duhet të theksoj se Vetëvendosja ka qenë pro koalicionit dhe e ka kërkuar koalicion edhe parazgjedhor. Të gjithë ofertat e bëra nga Vetëvendosja janë refuzuar. Për presidentin duhen 80 vota, diçka që në bindjen time LDK-ja do i kërkojë tek PDK-ja e Kadri Veselit dhe tek Thaçi- tha Abazi.
Drejtuesi i Vetëvendosjes në Tiranë hodhi akuza ndaj LDK-së mbi faktin që ajo zgjodhi Glauk Konjufca është një lojë që bën LDK-ja për të marrë udhëheqjen e qeverisë. Ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese e cila thotë kur subjekti i parë fitues nuk formon qeverinë ka një interpretim që thirret subjeketi i dytë për të formuar qeverinë- tha Abazi.
Top Channel