E diel, 28 Prill 2019
15:28
Paralajmërimi: Teknologjia po shkëput fëmijët nga të rriturit

Bota digjitale po redukton kohën e kontaktit mes gjeneratave dhe ky është një zhvillim me pasoja potencialisht dëmtuese.

15:12
Miratohet koncesioni i laboratorëve. Qeveria: Analizat te privati

Pas një periudhe dyvjeçare pezullimi, koncesioni 70 milionë euro i laboratorëve ka marrë miratimin e qeverisë, duke kaluar kështu edhe hallkën e fundit të hyrjes në fuqi.

15:03
Axhenda e Samitit të Ballkanit në Berlin. Në fokus Kosova, mungon Presidenti Meta

Të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor do të mblidhen bashkë të hënën në Berlin me ftesë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe Presidentit francez Emmanuel Macron.

14:25
Shqiptarja Eva Belishova, piktorja e vitit sipas “Destig 5”

“Destig 5”, revista e njohur amerikane e ka shpallur piktoren shqiptare, Eva Belishova “Top Artist“ për vitin 2019.

14:07
“Play off”-et e NBA-së, Denver Nuggets eliminon San Antonion

Denveri i jep fund aventurës së San Antonios në “play off”-et e NBA-së. Nuggets fituan ndeshjen e 7 ndaj skuadrës teksane me rezulatin 90-86, duke e mbyllur serinë e ndeshjeve 4-3 me të për t’u kualifikuar për në gjysmëfinalet e Konferencës së Perëndimit.

13:44
Një familje jokonvencionale në Krime, kotele e ketra bashkë (Foto)

Në Krime, një mace e quajtur “Pusha” ka “adoptuar” 4 bebe ketra të mbetura jetime, e po i rrit ato bashkë me kotelet e veta.

13:36
Pemë të reja në Parkun e Kasharit, Veliaj: Mushkëria tjetër e Tiranës

Bashkia e Tiranes ka vijuar aksionin për shtimin e sipërfaqeve të gjelbra. Me mbështetjen e Operatorit të Shpërndarjes së Energjise Elektrike, në zonën e liqenit të Kasharit janë mbjellë 60 pemë të reja.

13:27
Me plug e traktor risillet portreti i Da Vinçit (Video)

Një artist italian ka shënuar 500-vjetorin e vdekjes së mjeshtrit të madh, Leonardo da Vinci, duke krijuar me plug dhe traktor portretin e tij në një arë.

13:19
Studimi i BE-së: Europianët nuk besojnë te vaksinat

Thuajse gjysma e europianëve besojnë gabimisht se vaksinat, shpesh sjellin pasoja anësore serioze. Kjo, sipas një sondazhi europian që vjen në mesin e një rritjeje globale të rasteve të fruthit.

12:59
“Si N’Shtëpinë Tënde” në Prizren, ministrja Shahini: Eliminojmë paragjykimet

“Si N’Shtëpinë Tënde” titullohej ceremonia përmbyllëse e programit të shkëmbimit të nxënësve mes Shqipërisë dhe Kosovës, organizuar në bashkëpunim mes Ministrive përkatëse të Arsimit, MASR dhe MASHT, në qytetin e Prizrenit.

12:34
Spanjë, zgjedhje parlamentare një muaj para atyre për PE-në

Një muaj para zgjedhjeve europiane, spanjollët votojnë këtë të dielë për Parlamentin e ri. Socialistët kryesojnë, por nëse kjo do të jetë e mjaftueshme për të krijuar qeverinë mbetet e paqartë.

12:27
Të miturit obezë rrezikohen nga problemet emocionale

Shtatëvjeçarët obezë janë më të rrezikuar ndaj problemeve emocionale, si ankthi apo humori i keq, kur të arrijnë moshën 11-vjeçare. Një studim i kryer në Britaninë e Madhe sugjeron se, obeziteti dhe shëndeti mendor janë ngushtësisht të lidhura dhe gradualisht po bëhen gjithnjë e më serioze në fëmijëri.

12:20
“Skënderbeu”, në Kalanë e Elbasanit. Ekspozohen sekuencat e filmit të xhiruar në Gjirokastër

“Skënderbeu” viziton Kalanë e Elbasanit, falë një bashkëpunimi mes qyteteve në kuadër të promovimit të kulturave të tyre.

12:16
Kurbin, kapet “skifteri” 27-vjeçar i kërkuar nga Belgjika

Një shqiptar i kërkuar nga drejtësia belge për vjedhjen e banesave dhe pronave është kapur nga forcat e policisë së Kurbinit, në operacionin e koduar “Adriatiku”.

12:04
Qendër arti në “Pazarin e vjetër”. “Me We” do të presë ekspozita

Arti bashkëkohor vjen në një qendër në Korçë, duke sjellë në ekspozitën e parë ndërthurjen e artit shqiptar me atë amerikan.

11:51
PSG katastrofike, Rennes i rrëmben Kupën e Francës

Rennes është skuadra që ka ngritur trofeun e Kupës së Francës, pasi mundi në finalen e kompeticionit kampionët e Paris Saint-Germain.

11:29
Himara hap sezonin turistik, ceremoni në fshatin Borsh

Në Himarë u hap zyrtarisht sezoni turistik. Për të tretin vit radhazi, çelja e sezonit nuk përkon më me një datë fikse, pasi sipas kryebashkiakut Jorgo Goro, qëllimi është që Himara të kthehet në vend turistik për 12 muaj dhe jo vetëm ditët e verës.

11:24
Pashka në Korçë, besimtarët mbushin sheshin para Katedrales

Kremtimi i Pashkës ortodokse në Korçë ka mbledhur mijëra besimtarë në shesh, para kishës katedrale.

11:18
“Xhudo për paqe” në Pejë të Kosovës

Në Pejë është zhvilluar turneu “Xhudo për paqe”, një turne i organizuar nga Federata e Xhudos në Kosovë dhe Klubi “Ippon” nga Peja.

11:02
Më pak emigrantë për Pashkë, përgjysmohen hyrjet nga Kakavija

Përgjatë ceremonive tradicionale të mbajtura në Katedralen e re në Gjirokastër, qindra besimtarë ortodoksë iu bashkuan meshës së Pashkës, që zgjati deri pas mesnate.

10:56
Idris Elba lidh kurorë me kanadezen Sabrina Dhowre, në Marok

Aktori britanik Idris Elba ka lidhur kurorë me të dashurën e tij Sabrina Dhowre, në një ceremoni të zhvilluar në Marok.

10:38
E lanë të lirë me kusht, vrasësi shqiptar iu zhduket autoriteteve britanike

Një 43-vjeçar shqiptar, i dënuar me 25 vite burg në mungesë për vrasjen e një fermeri në Shqipëri, ka mundur të shfrytëzojë lirinë me kusht për t’u zhdukur, duke lënë të habitura autoritetet e drejtësisë britanike.

10:06
“CR600” befason Messin. Preja e preferuar, Sevilla. Synimi? Froni i Serie A

Pas tentativave të shumta, duhej të vinte minuta e 62-të e takimit të mbrëmjes së të shtunës, Inter-Juventus në “San Siro”, që Cristiano Ronaldo jo vetëm të barazonte rezultatin, por të shënonte golin e tij të 600 sa i përket karrierës në klube, pa përfshirë golat me kombëtaren e Portugalisë.

09:37
Vlorë, sekuestrohen 48 kg kanabis dhe 97 fidanë, dy në pranga

Një sasi prej 48 kg kanabis dhe 97 fidanë të mbjellë në kubikë, gati për kultivim, janë sekuestruar nga policia në qytetin e Vlorës, ndërsa dy shtetas janë arrestuar në vazhdën e operacionit të koduar “Prita”.

09:25
“Të rri, apo të iki”, dilema shekspiriane e mjekëve rumunë…si e shqiptarëve

Rumania po shpreson të korrë “dividentin” e saj në shëndetësi për shkak të “Brexit”-it. Vendi ballkanik përjetoi një eksod të punonjësve të shëndetësisë, veçanërisht pas anëtarësimit në Bashkimin Europian në vitin 2007. Ajo ka tashmë raportin më të ulët doktor-pacientë në BE.

09:05
Pashka në Berat, ceremonitë në kishat e vjetra të qytetit

Për të gjithë besimtarët ortodoksë në qytetin e Beratit, mesnata solli lajmin e gëzuar se “Krishti u ngjall”, e bashkë me të u ringjall edhe shpresa për botën.

08:57
Festa e Pashkës, Basha uron besimtarët ortodoksë

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka uruar përmes rrjeteve sociale besimtarët ortodoksë në mbarë vendin, të cilët kremtojnë prej mesnatës festën e Pashkës.

08:46
SHBA, një i vdekur dhe 3 të plagosur në sulmin ndaj sinagogës

Një 19-vjeçar i armatosur, i identifikuar si John Earnest, hapi zjarr në një sinagogë të Kalifornisë gjatë së shtunës, duke vrarë një grua dhe duke plagosur 3 të tjerë, përpara se të arrestohej nga policia në Poway, në veri të qytetit të San Diegos.

08:24
“Exclusive”: “Notre Dame”, kur bien shenjtorët!

E ndërsa flakët përpinin “Zonjën tonë”, njerëzia, si fëmijët e saj ndalej të bëhej bashkë në këtë dhimbje të trishtë, nën tinguj lutës për shpëtimin e saj…

08:10
Krishti u ngjall! Besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkën (Foto)

Qindra besimtarë ortodoksë kremtuan festën më të madhe të kalendarit të krishterë në Katedralen ortodokse “Ngjalla e Krishtit” në Tiranë.

E shtunë, 27 Prill 2019
23:06
Aksident i rëndë në Tapizë, humbin jetën dy të rinj, plagosen dy të tjera

Një aksident i rëndë me pasojë dy të vdekur, ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Kamëz-Fushë Krujë, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Tapizës.

22:57
Gruaja merr live propozimin e shumëpritur për të nisur një jetë të re

Historia e dashurisë që mbylli puntatën e mbrëmjes së sotme të programit “Dua të të bëj të lumtur”, ishte ajo e Albanit dhe Marinelës. Albani ishte shpërngulur në Itali që në moshën 17-vjeçare dhe pas disa vitesh ishte martuar me një italiane.

22:45
Messi i jep Barcelonës titullin kampion, 3 javë para fundit të sezonit

Tre javë përpara fundit të kampionatit, edhe la Liga ka dhënë sot verdiktin më të rëndësishëm të sezonit 2018-2019, duke shpallur skuadrën kampione.

22:31
Ronaldo zhvlerëson “silurën” e Nainggolan, derbi i Italisë nuk ka fitues

Ka përfunduar pa fitues derbi i Italisë mes Interit dhe Juventusit, teksa perlës së Radja Nainggolan iu kundërpërgjigj goleadori bardhezi, Ronaldo, për të fiksuar rezultatin final 1-1.

22:19
Izraelitet përtej uniformës ushtarake (Foto)

Me dhjetëra mijëra ndjekës po shtohen me shpejtësi në një llogari në “Instagram”, ku ushtaret izraelite postojnë foto të tyre seksi.

22:13
Humbi shikimin në moshë të re, burri surprizon dashurinë e jetës së tij

Dëshira dhe vullneti i një njeriu për të ecur përpara dhe për të qenë si të gjithë të tjerët ishte pjesë e programit “Dua të të bëj të lumtur” këtë mbrëmje.

22:09
“Cari do që t’i shkrepet fotoja”, rikthehet në skenë opera që urrenin nazistët

Opera që nazistet e urrenin, do të rikthehet në skenë pas 80 vitesh. Kompozitori gjerman Kurt Weill renditet lart në mesin e më të mirëve të fundit të shekullit të 20-të, dhe muzika e tij mbetet popullore edhe jashtë botës klasike, duke nisur nga standardi i xhazit që gjendet tek Opera e tij Threepenny, e deri tek kënga e Alabamas, e mbuluar dhe nga David Bowie.

21:59
Kirurgjia plastike ka shndërruar 54-vjeçaren (Foto)

Mamaja e dy fëmijëve, tashmë të rritur, ka harxhuar mijëra euro për t’u dukur sërish e re dhe jo vetëm kaq, por ajo ka një trup akoma edhe më të mirë se sa kur ishte e re.

21:51
Efekti i taksës, mallrat serbe zëvendësohen me ato gjermane

Taksa 100% e qeverisë së Kosovës mbi artikujt nga Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, ka ndryshuar situatën e tregut kosovar, ku mbizotëruese nuk janë më mallrat serbe: vendi që kryeson tani me produktet e veta atje, është Gjermania.

21:42
Putin lehtëson marrjen e kombësisë ruse për të gjithë ukrainasit

Moska synon të lehtësojë marrjen e shtetësisë ruse për të gjithë ukrainasit, deklaroi sot në Pekin presidenti Vladimir Putin.

21:40
Tragjedia dhe mrekullia e operacionit “Babylift”

“Operacioni Babylift”, apo “Evakuimi i Bebeve”, u quajt operacioni i largimit në masë që Amerika u bëri fëmijëve jetimë nga Vietnami Jugor, pas rënies së Saigonit, midis 3 dhe 26 prillit të vitit 1975.

21:36
Mesazhi i veçantë i nipit, për tezen që përballet e vetme me sfidat e jetës

Jeta na përball me sfida dhe vështirësi nga më të ndryshmet, por mënyra sesi gjithsecili nga ne i përballon e bën atë më të fortë si edhe shembull për të tjerët.

21:30
Gjarpri më i madh në histori? – FOTO

Në 2016-ën, punimet për ndërtimin e një godine në shtetin brazilian të Paras, nxorën në sipërfaqe ndoshta zvarranikun më të madh që ka parë ndonjëherë njerëzimi.

21:09
Telushi rikthehet me gol, shpëton Partizanin nga humbja

Partizani dhe Laçi ndanë nga një pikë në përballjen mes tyre në stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet, takim i vlefshëm për javën e 31-të të Kategorisë Superiore.

21:00
Gjurmë Shqiptare: Dëshmitë e gjalla të Çamërisë. Rrëfime tronditëse

Si u masakruan shqiptarët e Çamërisë? Krimet, përdhunimet, vrasjet e fëmijëve, varret masive, në rrëfimet tronditëse të të mbijetuarve.

20:50
Zbulohet në Botswana diamanti gjigant 1,758 karatësh

Kompania Lucara Diamond ka zbuluar diamantin më të madh të pa prerë, të kohëve të fundit, në minierën e saj Karowe në Botsvana.

20:48
Nderohen gratë e vajzat e vrara në Qipro

Qindra vetë morën pjesë në Nikosia të Qipros në një ceremoni përkujtimore në nderim të shtatë vajzave dhe grave të vrara vitet e fundit. Të gjitha viktimat ishin emigrante në Qipro.

20:24
Zgjedhjet në veri të Kosovës, regjistrohen kandidatët e Listës Serbe

Më 19 maj, katër komunat veriore të Kosovës pritet të hyjnë në zgjedhje të parakohshme. Këto zgjedhje tek banorët shqiptarë të zonave luajnë pak rol, por nuk japin garanci që gjendja në veri të Kosovës do të ndryshojë.

20:12
Tirana, bashkia nxjerr në shitje aksionet e klubit

Bashkia e Tiranës do të nxjerrë në shitje aksionet e saj që ka te klubi i Tiranës. Kryetari i këtij institucioni, Erion Veliaj ka konfirmuar gjithçka teksa ka deklaruar se kjo lëvizje do të jetë një ndihmë për klubin bardheblu dhe administrimin e tij.

20:00
Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë, zjarrfikësja në vendngjarje

Një banesë dy katëshe është përfshirë nga flakët, në lagjen numër 17, të qytetit të Korçës.

19:54
Roma mposht Cagliarin dhe merr vendin e katërt, Bologna fiton sfidën e mbijetesës

Pas barazimit në “San Siro” javën e kaluar përballë Interit, Roma u rikthye te fitorja, teksa këtë pasdite mposhti Cagliarin me rezultatin e pastër 3-0.

19:50
Katie Price shfaqet e përgjakur pas…

Ylli televiziv mendohet të ketë bërë një ndërhyrje në fytyrë, në vetulla, në kapakët e syrit dhe në format e saj trupore.

19:37
Hyrje të reja nga lista e PD-së, shkon në 114 numri i deputetëve në kuvend

Parlamentit do t’i shtohet edhe një tjetër deputet nga listat e Partisë Demokratike. Ai është Koçi Tahiri, kryetar i Partisë Demokracia e Re Europiane, i cili dorëzoi në KQZ formularin e pranimit të mandatit që lanë kolegët e tij demokratë.

19:20
Ngjashmëritë e Atisit pagan dhe Jezusit të krishterë

Kohët e fundit, në disa qarqe historianësh, është diskutuar me forcë se krishterimi është ndikuar shumë nga fetë misterioze të Romës së lashtë, të cilat kishin shpesh rite të shfrenuara pagane si dhe flisnin rreth lidhjes me një zot personal.

19:19
Pilotët e Ferrarit zhgënjejnë në provat zyrtare, starti i përket Mercedesit

Ndonëse në provat e lira dhanë sinjalin se po riktheheshin, dy makinat Ferrari dështuan në provat zyrtare, duke dorëzuar startin te makinat rivale të Mercedes.

19:14
SHBA, ekspozitë kushtuar aktivistëve për të drejtën e gruas për të votuar

Në vitin 1920, gratë amerikane fituan të drejtën për të votuar. Ky moment historik ishte kulmimi i dekadave të tëra përpjekjesh nga gratë, në nivel shtetëror e kombëtar, për fuqizimin politik të tyre.

19:04
Operacioni në Velipojë, policia zbulon arsenal armësh në një banesë

Në vijim të krehjes së zonës për gjetjen dhe arrestimin e personave që qëlluan me armë zjarri në ajër, në afërsi të fshatit Luarëz të Njësisë Administrative Velipojë, shërbimet policore të Shkodrës zhvilluan edhe operacionin e koduar “Luarëz”.

19:03
Meta uron Pashkën nga Berati: Shpresa dhe e mira nuk vdesin kurrë

Presidenti Ilir Meta uroi besimtarët ortodoksë në vigjilje të kremtimit të ditës së Ringjalljes së Krishtit.

19:02
Modë e zjarrtë. Projekti “The Black Tape” nuk ndalet

Trendi i veshjeve “The Black Tape”, të krijuara nga ngjitës letër, e themeluar nga fotografi me nofkën “the king of tape”. Një projekt i cili filloi me përdorimin e ngjitësit të zi, duke vazhduar me eksperimentimet e teknikave të ndryshme dhe formave të reja të ngjitëseve adezive.

Një galeri me punët artistike të fotografit kreativ.

18:47
Kim Jong-un paralajmëron rikthimin e tensioneve, Trump falënderon Putinin

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, i tha presidentit rus Vladimir Putin se paqja dhe siguria në gadishullin Korean vareshin nga Shtetet e Bashkuara, duke paralajmëruar se gjendja e tensionuar mund të rikthehej lehtë, njoftoi media e Koresë së Veriut të premten.

18:24
Dortmundi gabim fatal në derbi, “vret” shpresat për titull

Borussia e Dortmundit dështoi në mënyrë fatale në derbin e Ruhrit përballë Schalke 04, teksa humbi me rezultatin 2-4 brenda në “Signal Iduna Park”, duke “vrarë” shpresat për titullin kampion.

18:17
Fshati ku qëndrimi nudo është detyrim

Turistë nga e gjithë bota dynden çdo vit në një fshat të vogël bregdetar në Francë, aty ku është me detyrim të qëndrosh krejtësisht nudo. Cap d’Agde është një magnet për nudistët dhe gjatë muajve të verës popullsia e tij shkon në 40.000 lakuriq.

18:10
Kush konsumon gjysmë gote verë në ditë, rrezikohet më pak nga depresioni

Një studim i ri i kryer në Suedi, ka zbuluar se personat që konsumojnë një gjysëm gote verë në ditë kanë rrezikshmëri më të ulët ndaj depresionit.

17:58
I zgjidhet rripi i bikinit, modelja amerikane mbetet “zbuluar” në pishina (Foto)

Modelja amerikane Jennifer Nicole Lee, apo siç njihet ndryshe, “mbretëresha e fitnessit”, u bë pjesë e një incidenti hot këtë javë.

17:46
“Bashkëveprim ushtarak Rusi-NATO”, Gerasimov telefonon Scaparrottin

Mediat ruse raportojnë këtë të shtunë se Gjenerali Valery Gerasimov, shef i Forcave të Armatosura ruse, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Komandantin Suprem të forcave të NATO-s në Evropë, Curtis Scaparrotti.

17:35
Skënderbeu-Flamurtari, sfida që luhet për Europën

Skënderbeu-Flamurtari është një prej ndeshjeve me më shumë interes në javën e 31 të Kategorisë Superiore, pasi në lojë është zona evropiane për të dyja këto skuadra.

17:34
Epidemia e Fruthit, Trump thirrje amerikanëve të vaksinohen

Presidenti Donald Trump u ka bërë thirrje amerikanëve të vaksinohen për t’u mbrojtur nga epidemia e fruthit që është shfaqur në disa zone të Shteteve të Bashkuara.

17:34
Jelekverdhët vijojnë protestat në Francë

Jelekverdhët po protestojnë për të 24-ën javë rresht në qytetet kryesore të Francës, duke kundërshtuar politikat ekonomike të presidentit Emmanuel Macron.

17:33
Tirana, “shtëpia” e Jazz-it, marrin pjesë muzikantë nga i gjithë rajoni

Tirana është për të dytin vit mikpritëse e muzikantëve të Jazzit nga i gjithë Ballkani, në edicionin e dytë të Festivalit Ballkanik të Jazzit.

17:31
Kosnett: S’mund të mohohen krimet kundër njerëzimit në Kosovë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Philip Kosnett, i cili mori pjesë në shënimin e 20-vjetorit të Masakrës së Mejës, tha se mohimi i ngjarjeve të tilla “ua rihap plagët të gjallëve dhe e kthen rajonin prapa”.

17:24
Vijon transformimi i lagjeve të Laprakës, zgjidhet problemi i baltës dhe ujërave të zeza

Lagjet në zonën e Laprakës në kryeqytet po pësojnë ndryshim të vazhduar, me zbatimin e projekteve të mëdha infrastrukturore për urbanizimin dhe transformimin e zonës.

17:21
Koreografi me origjinë shqiptare, pjesë e Akademisë së Arteve në Francë

Angjelin Preljocaj, koreograf i njohur francez me origjinë shqiptare, u zgjodh anëtar i Akademisë së Arteve të Bukura të Francës, në seksionin e koreografisë.

17:17
Sërish përleshje në Sri Lanka, dhjetëra të vdekur

Incidente të reja me armë zjarri janë regjistruar në rajonin Kalmunai pjesën lindore të Sri Lankës, ku forcat qeveritare dhe persona të armatosur u ngërthyen dje në konflikt vdekjeprurës.

17:06
Rama: Më 30 qershor do të mbahen zgjedhjet. Marrim të gjitha bashkitë

Kryeministri Edi Rama nga Elbasani deklaroi se opozita me bllokimin e rrugëve nuk do të mund të ndalë zhvillimin e vendit.

17:01
Pamje të reja të sulmit terrorist në Sri Lanka (Video)

Pamje të reja të sulmit terrorist që mori jetën e 100 personave në kishën St Sebastian. Policia e Sri Lankës është në kërkim të një personi, i cili shfaqet në video tepër dyshues pak momente para shpërthimit te bombës.

16:51
Trump mirëpret ndihmën e Rusisë dhe Kinës për Korenë e Veriut

Presidenti Donald Trump tha se mirëpret ndihmën nga Rusia dhe Kina për çështjen e Koresë së Veriut, pas zhvillimit të një samiti këtë javë në Rusi, mes Presidentit rus Vladimir Putin dhe udhëheqësit koreanoverior Kim Jong Un.

16:38
Luan futboll mbi karrocë, aftësitë ndryshe nuk e ndalojnë të realizojë ëndrrën

Jeta ndonjëherë na vë para vështirësish të mëdha, por njerëzit e fortë nuk dorëzohen dhe madje me vullnetin dhe dëshirën e tyre, ia kanë dalë të bëhen njerëz të suksesshëm dhe inspirues për të tjerët.

16:38
Misteri  ende i pazgjidhur i zhdukjes së banorëve të një fshati të tërë

Në vitin 1930, një gjuetar me emrin Joe Labelle vizitoi një fshat të vogël Inuit në Kanada, të cilin ai e kishte vizituar shumë herë më parë. Ai u trondit kur e gjeti atë plotësisht bosh.

16:26
Presidenti kinez: Ekonomia botërore po përballet me faktorë destabilizues

Në kryeqytetin kinez Pekin, po zhvillohet samitin dyditor për “Rrugën e Re të Mëndafshit”. I pranishëm është dhe ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmeier i cili është takuar me të ngarkuarin kinez për bisedimet tregtare me SHBA, zëvendëskryeministrin, Liu He. Synimi është te sheshohet konflikti tregtar mes dy ekonomive më të mëdha në botë, SHBA e Kinë, thotë DW.

16:19
Spanja voton të dielën, frikë nga rritja e  ekstremit të djathtë

Spanjollët i drejtohen të dielën qendrave të votimit ndërsa politiken mainstream e ka pushtuar frika e një rritje te ndjeshme të ekstremit të djathtë. Këto janë zgjedhjet e treta të përgjithshme në Spanjë gjatë katër vjetësh dhe loja elektorale ka ndryshuar.

16:12
Charlize shkëlqen në premierën e filmit në “Long Shot” 

Charlize Theron i la të gjithë pa frymë në premierën e filmit të fundit të saj “Long Shot”,  në Londër. Aktorja e famshme hollivudiane u shfaq me një bluzë të hapur përpara në formë “pikë loti” dhe thonj shumëngjyrësh, që duket se është tendenca e fundit e yjeve. 

16:07
Protesta te Ura e Bahçallëkut/ Procedohet kreu i PD-së në Shkodër, bashkë me 9 shtetas të tjerë

Një ditë pas protestës së organizuar në urën e Bahçallëkut, ku partia Demokratike e Shkodrës dhe mbështetësit e saj bllokuan rrugën për të mos lejuar hyrjen e kryeministrit Edi Rama, policia ka nisur procedimet ndaj pjesëmarrësve.

16:02
Korça ‘pushtohet’ nga turistët e huaj, për Pashkë

Korça është mbushur këtë fundjavë nga mijëra turiste dhe vizitorë, të cilët kanë zgjedhur këtë qytet për të festuar Pashkën ortodokse por edhe për të pushuar.

15:39
E diela e pashkëve me diell, reshjet e shiut rifillojnë të hënën

I gjithë territori i Shqipërisë këtë të shtunë u përfshi nga reshje të dendura shiu. E diela e Pashkëve do jetë e kthjellët por shiu rikthehet të hënën.

15:31
Dëshmitë e gjalla të Çamërisë/Sonte në “Gjurmë Shqiptare”, rrëfimet e të mbijetuarve të gjenocidit

Shumë shtëpi janë ende të tilla në Çamëri, të boshta, të braktisura, si dëshmitare të kohëve të shkuara, kur këtu jetonin banorët e tyre autoktone, shqiptarët. Në një pjesë pas masakrave të vitit 1944, u vendosën banorë të rinj grekë, të tjerat janë vënë nën pushtetin e bimësisë, e kohës që pavarësisht gjithçkaje nuk ka mundur t’i zhduke plotësisht.

15:14
Nuk do prishet kontrata për Rinasin, Balluku sqaron: Verifikim problemeve për të rritur përfitimet

Verifikimi i zbatimit të kontratës se koncesionit të Rinasit nuk do të thotë prishje e marrëveshjes sipas qeverisë. Një dite pas publikimit të vendimit të këshillit të ministrave që autorizonte avokaturën e shtetit për gjetjen e një studio ligjore ndërkombëtare për verifikimin e kontratës së koncesionit të aeroportit të Rinasit, Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka qetësuar urat, duke deklaruar se nuk bëhet fjale për prishje të kontratës.

14:22
Basha shpalos programin e PD për shëndetësinë: Paga 1200 euro mjekëve

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka premtuar se pasi t’u kthejë pushtetin qytetarëve, do të trajtojë menjëherë dhe me prioritet problemet emergjente në shëndetësi.

14:19
Zinxhiri i 13 vrasjeve mes dy klaneve mafioze për drogën që vjen nga Shqipëria

Bosi i drogës, Girolamo Perna vdiq në një pritë mafioze mbrëmjen e 26 prillit në Vieste të Italisë. Perna ishte pranë shtëpisë së tij së bashku me një person tjetër, kur vrasësit e identifikuan dhe e vranë me armë zjarri.

14:05
Britania “nën pushtetin” e dallgëve 10 metra, 25 mijë shtëpi pa energji

Stuhia Hannah ka përfshirë Britaninë e Madhe, duke sjellë erëra dhe shi të rëndë dhe duke lënë mijëra prona pa energji.

13:56
Putin do që të takohet me Presidentin e Ukrainës: T’i japim fund konfliktit

Presidenti rus Vladimir Putin shtroi të shtunën mundësinë për të takuar presidentin e zgjedhur të Ukrainës, një shenjë kjo  që Moska mund të dëshirojë të përmirësojë marrëdhëniet që u përkeqësuan pas aneksimit të Krimesë të vitit 2014.

13:50
Konsulencë ndërkombëtare për Rinasin/ Balluku: Po marrim masat maksimale

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku ka reaguar sa i takon autorizimit të Avokatit të Shtetit për të kontraktuar një studio ndërkombëtare ligjore, për shërbim konsulence, për marrëveshjen koncensionare me kompaninë kineze në aeroportin e Rinasit.

13:47
Shpërthim metani në miniere, 4 të vdekur dhe 13 të zhdukur

Zyrtarët separatistë në lindje të Ukrainës thonë se nga shpërthimi i metanit në një minierë qymyri janë  vrarë të paktën katër persona dhe 13 të tjerë janë zhdukur.

13:43
Dhunë ndaj gruas, vajzës dhe kalimtarit; në pranga 45-vjeçari

Policia ka arrestuar në flagrancë për dhunë në familje dhe plagosje të lehtë me dashje 45 vjeçarin G.K., me banim në Vlorë

13:32
“Bindja Demokratike”, Patozi shpall fushatën e anëtarësimeve

Astrit Patozi vetëm pak pasi KQZ regjistroi partine më të re politike, “Bindja Demokratike”, ka reaguar me një shënim në faqen e tij në Facebook, duke shpallur fushatën kombëtare të anëtarësimeve.

13:22
Thirrja e deputetëve armenë: Aktivisti transgjinor të digjet për së gjalli

Gruaja transgjinore e parë, e regjistruar në Armeni ka marrë kërcënime me vdekje pas një fjalimi historik në asamblenë kombëtare të vendit të saj. Lilit Martirosyan u bë anëtari i parë i komunitetit lezbik, homoseksual, biseksual, transeksual dhe interseks (LGBTI) që foli  kundër diskriminimit  dhe për të drejtat e njeriut.

13:19
Këshilli i Ambasadorëve shqiptarë apel për ndihmë Merkelit: Ndërhyni!

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përmes një letre të hapur i drejtohen Kancelares Merkel dhe Presidentit Macron në prang të samitit që do të organizohet në Berlin.

13:14
Diaspora/ Marko Caka, një histori si në filma…

Në episodin e “Diaspora” është reportazhi i Marko Cakës, aktori i cili ka arritur të realizojë ëndrrën e tij dhe të ketë një karrierë të suksesshme në Hollywood.

13:05
E la të dashurën për një tjetër, Gjykata urdhëron burrin: Jepi dëmshpërblim

Një gjykatë rumune ka urdhëruar një burrë që të paguajë kompensim për ish-të fejuarën, pasi e la “të poshtëruar” dhe që ka nevojë për një psikolog. Burri e la të dashurën vetëm pak orë pas fejesës.

13:01
Gruaja më e bukur në botë, revista “People” shpall aktoren Jennifer Gartner

Revista “People”  zgjodhi aktoren amerikane Jennifer Garner si gruan më të bukur në botë për 2019-ën. Përshkrimi i bërë asaj është :-“ Vajza rrezëllitëse e portës ngjitur”, një njeri që e ka ruajtur thjeshtësinë e saj pavarësisht famës ndërkohë që me tre fëmije, ka një pamje fizike të admirueshme!

12:53
Dëbimi i turqve nga Kosova, Thaçi nuk dëshmon

Hashim Thaçi nuk dëshmoi në Komisionin Hetimor Parlamentar për dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova, me arsyetimin se ka pasur shkelje të mëdha ligjore në punën e këtij komisioni.