Jo më karroca me kuaj/ Vendimi në Monteral për t’i hequr nga rruga

27/12/2019 12:51

Luftës së gjatë të aktivistëve të të drejtave të kafshëve dhe atyre që punojnë ende me pajtonë në Montreal të Kanadasë, i ka ardhur fundi. Nga 31 dhjetori, karrocat me kuaj do të hiqen prej rrugëve të qytetit dhe reagimet ndaj këtij vendimi kanë qenë të përzjera.

“Është një traditë e hershme, që është vlerësuar prej shumë kohësh, megjithatë them se duhet të ecim përpara. Është gjithashtu një formë turizmi qe ende ekziston, dhe mbetet padyshim popullore, por mendoj se sot mund t`I bëjmë gjërat edhe ndryshe. Montreali i ditëve tona vjen në një dritë krejt tjetër, dhe në mbarë rajonin e ka përcjellë shqetësimin e tij për kafshët”, tha Jean-François Parenteau.

“Është qesharake t`i japësh fund kështu një pjese të rëndësishme të historisë, por edhe të largosh nga sytë e publikut kuajt, të cilët janë kafshë të rëndësishme për ne, na kanë ndihmuar aq shumë gjatë luftës, kanë bërë për ne shumë gjëra. Mundësia për të punuar me ta, ka qenë një dhuratë nga Zoti.”, tha Nathalie Matte.

“Nuk jam dakort me këtë vendim, c`do të thotë kjo? Ne i duam kuajt tanë, e dimë kur janë të lodhur, dhe nuk I vëmë në punë. Nuk kam hallin e parave, nuk më interesojnë paratë”, tha Shanna Lalonde.

Qyteti i Quebec u themelua nga kolonët europianë në vitet 1600 në një zonë të pabanuar ku dikur ndodhej fshat autokton. Karrocat me kuaj kishin vazhduar të mbeten pjesë e jetës atje, së fundi edhe në kuadrin e udhëtimeve turistike, por vitin e kaluar këshilli bashkiak miratoi një akt nënligjor që i ndalonte rreptësisht këto karroca duke filluar viti 2020, masë kjo e cila u mor u mor pasi një kalë ngordhi duke tërhequr një karrocë, çka ngjalli reagimin e menjëhershëm të aktivistëve.

Top Channel