PDK i kërkon presidentes së re të kthejë Ligjin për Specialen në Kuvend, Justina Shiroka Pula pritet të marrë vendimin
Albin Kurti nuk do të marrë sot mandatin nga Hashim Thaçi për formimin e Qeverisë së re. Lëvizja Vetëvendosje u ka shpërndarë mediave në Kosovë një njoftim ku saktësohet se Kurti ndodhet jashtë Prishtinës dhe e ka të pamudur të takohet me Presidentin.
Për këtë ka reaguar edhe presdenti Hashimi Thaçi i cili në twitter shkruan se: “Dje, Parlamenti i Kosovës u konstituua me zgjedhjen e një kryetari të ri dhe kryesinë e tij. Ndërsa pranova urgjencën për të formuar qeverinë e re dhe në përputhje me Kushtetutën, sot e ftova zotin Kurti të propozojë kandidatin për kryeministër.
Ai nuk është paraqitur në zyrën time siç pritej. Sidoqoftë, një ftesë e re do të pasojë me shpejtësi. Unë përsëri u bëj thirrje të gjithëve të tregojnë udhëheqje dhe të mos vonojnë formimin e Qeverisë së re të Republikës së #Kosovës. Populli dhe aleatët tanë presin më shumë udhëheqje“.
Kujtojmë se ditën e djeshme u betuan deputetët e rinj, ndërkohë që Glauk Konjufca nga Vetëvendosje u zgjodh në kryetar i Parlamentit.
Negociatat disa javore midis Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike, e cila doli parti e dytë në zgjedhje, nuk kanë dhënë ende një vendim pozitiv. Palët kanë ngecur te posti i Presidentit të Republikës, i kërkuar me shumë ngulm nga partia e drejtuar nga Isa Mustafa.
Ky i fundit deklaroi mbrëmë se nuk i quan ende të dështuara negociatat me Kurtin, çka lë të hapur mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje në minutat e fundit.
Top Channel