Njerëz me superfuqi dhe male të mallkuara, futbollisti i njohur zbulon ato që nuk dinit për Guinean (foto)

27/12/2019 12:39

Me siguri kur mendoni se ku do të udhëtoni për pushimet e verës, planifikoni të vizitoni vende disi më familjare, por megjithatë nuk duhen lënë pas as vende të cilat ndonëse më pak të njohura s atraksione turistike ofrojnë larmishmëri surprizash.

E tillë është Guinea, midis plazheve të bukura dhe njerëzve mikpritës, në Guine do të gjeni dhe destinacione nga atom ë mistiket dhe madje dhe njerëz me superfuqi.

Oumar Cam ara, futbollisti nga Guinea i cili prej 5 vitesh jeton në Shqipëri duke luajtur me disa prej klubeve të futbollit në vend ka zbuluar disa prej atraksioneve më të veçanta të Guineas.

Mali Nimba një prej mistikëve, është vend i shenjtë dhe jo çdokush mund ta vizitojë.

Oumar zbulon se vetëm njerëzit e fuqishëm, pra ata që praktikojnë magji mund t’a vizitojnë këtë mal, ndërkaq njerëzve të zakonshëm që guxojnë zakonisht u ndodh diçka e keqe.

Për më tepër e ndiqni në videon më poshtë.

Top Channel