Marca vlerëson Armando Sadikun, një surprizë e bukur te Malaga!

27/12/2019 11:56

Gazeta më prestigjoze në Spanjë, vlerëson Armando Sadikun. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka rigjetur formën e tij optimale në Spanjë me transferimin te Malaga në Segunda Division, gjatë verës së shkuar.

Sadiku ka arritur të realizojë 7 gola në këtë kampionat me skuadrën andaluziane dhe Marca duke analizuar paraqitjet e sulmuesit shqiptar thekson se Sadiku është një surprizë e bukur në këtë edicion madje ka kaluar edhe pritshmëritë.

Marca shkruan se paraqitjet që po bën Sadiku, janë surprizuese pasi nuk pritej duke menduar paraqitjet që ka bërë dikur me Levanten. Megjithatë, në Spanjë janë skeptikë për paraqitjet e Sadikut nga fakti se i ka dhënë skuadrës pak pikë. Drejtuesit e Malagës kanë nisur nga puna për të gjetur edhe një tjetër sulmues që mund të bëjë mirë.

Top Channel