E diel, 18 Gusht 2019
12:12
Fotot/ Dy të plagosur në një aksident në Bulqizë, mes tyre një fëmijë

Një aksident rrugor ka ndodhur në Bulqizë, ku kanë mbetur të plagosur dy persona.

12:07
Dhunuesi i turistëve mbetet në burg/ Mihal Kokëdhima: Nuk i preka me dorë, më morën zvarrë me makinë

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin Mihal Kokëdhima,i përfshirë në konfliktin me turistët spanjollë pak ditë më parë në Porto Palermo, në lokalin e e tij.

11:56
Bale mbetet i “Blancos”/ Real Madrid ndryshon strategjinë

Me 3 gola kundër Selta Vigos dhe 3 pikë avantazh ndaj Barcelonës, Reali i Madridit nuk kishte parashikuar nisje më të mirë se kjo në La Liga.

11:40
Basha: Rama më i korruptuari në Ballkan

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka shpërndarë sot një videomesazh me anë të të cilit deklaron se të gjitha raportet ndërkombëtare tregojnë me gisht Edi Ramën si kryeministrin më të korruptuar të Ballkanit.

11:27
Terrorizoi spanjollët, Mihal Kokëdhima sot llogari para drejtësisë

Mihal Kokdhima pronari lokalit në Porto Palermo ku ndodhi incidenti i rëndë më turistët spanjoll, ndodhet përpara gjykatës së Vlorës.

11:16
Durrës/ Peshkarexha kap një kufomë në mes të detit

Ditën e sotme në ujërat e qytetit të Durrësit u gjet një kufomë, nga një peshkarexhë që kishte dalë për gjueti të peshkut.

11:00
Ndodh në Francë, kamarieri vritet pasi sanduiçi nuk u përgatit “shpejt”!

Një kamerier në një restorant në Seine-Saint-Denis, Francë, u qëllua për vdekje të premten nga një klient i pakënaqur, pasi sanduiçi i tij nuk u përgatit shpejt.

10:33
E përplasi makina, ndërron jetë në spital 67-vjeçari

Ka ndërruar jetë në spital 67-vjeçari, Myfit Dingo i cili dje u përplas nga një makinë në hyrje të qytetit të Lushnjës, ndërsa po udhëtonte me një biçikletë.

10:17
Fotot/ Sekuestrohet Lamborghini me vlerë 250 mijë euro në Tiranë, një në pranga

Blutë e Tiranës ka arrestuar një 38-vjeçar si i dyshuar për kryerjen e veprave penale ‘’Trafikimi i mjeteve motorike’’ dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale’’, ndërkohë që shpalli në kërkim për të njëjtat vepra penale, shtetasin B.M., 43 vjeç, banues në Gjermani (bashkëpuntor).

09:59
Publikohen fotot/ Projekti që do ndryshojë Sarandën

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në facebook lajmëron se në muajin shtator do të nisë projekti për vijën bregdetare të Sarandës.

09:40
Anija me kallama, nga deti i Zi deri në Egjipt

Një grup arkeologësh dhe vullnetarësh janë nisur nga Bullgaria për një udhëtim të gjatë 700 milje detare, në bordin e një anijeje me kallama për të testuar një hipotezë, sipas të cilës, egjiptianët e lashtë kanë qenë në gjendje të lundrojnë dhe të bëjnë tregti edhe në detet e largëta.

09:19
Durrës/ Kapen 55 kg drogë, një në pranga

Policia e Durrësit ka sekuestruar 55.5 kilogramë cannabis Sativa gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në pikën e kontrollit të kamionëve në qytetin bregdetar.

09:10
Vendimi i Instagramit: I shpall luftë lajmeve të rreme

Instagrami i ka shpallur luftë lajmeve të rreme. Rrjeti social lejon tani përdoruesit të sinjalizojnë përmbajtjet që konsiderohen false. Funksioni, për momentin i disponueshëm vetëm në shtetet e bashkuara.

08:55
98 vjeç mbi kalë/ “Do vazhdoj edhe pas të 100-tave”

Edhe pse 98 vjeç, Fransuaz Lori Blanquart, vazhdon të kalërojë çdo javë në stallat Haras de Malvoisine, në Yvelines. Një kalorëse e jashtëzakonshme, ajo thotë se kjo, është pjesë e jetës së saj.

08:37
Kinezët në det, të gjithë me komerdare

Në një nga resortet më popullore pranë detit, në Kinë, komardaret shumëngjyrëshe janë një send i domosdoshëm për një ditë në plazh.

08:25
Bombë në dasmë, 63 të vdekur në Kabul

Një bombë ka shpërthyer në një dasmë në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, duke vrarë 63 persona dhe duke plagosur më shumë se 180 të tjerë.

08:07
Katër këshilla se si ta bëni çdo mëngjes të mirë

Fatkeqësisht për shumë njerëz është e vështirë të gjendet energjia dhe motivimi për ditën herët në mëngjes.

E shtunë, 17 Gusht 2019
23:02
7 fakte historike, të palexuara më parë

Duket se sado përpiqen ta mbajnë fshehur, e shkuara historike arrin të dalë në pah. Ndryshe nga ç’keni lexuar në librat e historisë, ky artikull do t’ju njohë me disa të vërteta interesante.

22:35
Publikohen fotot e rralla/ Kufoma e Marilyn Monroe-s, në morgun e Los Angeles-it

Në seritë e një dokumentari të ri janë publikuar pamje të kufomës së Marilyn Monroe-s.

21:46
Dokumente për Vettingun/ Qytetari që mbledh denoncimet për gjyqtarë e prokurorë

Ditët e fundit në Tiranë ka bërë përshtypje një zotëri që mban një pankartë në dore. Me anë të saj bën thirrje për çdo qytetar që ka dosje të falsifikuara nga prokurorë e gjyqtarë.

21:10
Braziliani lë Barcelonën/ Coutinho firmos me Bayern Munich

Pas vetëm një sezoni e gjysmë, madje me më shumë ulje sesa ngritje në paraqitjet në fushën e lojës, Filip Kutinjo vendos të largohet nga Barcelona.

20:55
Aksident në Lushnjë/ Biçikleta përplaset me automjetin

Një aksident ka ndodhur në hyrje të qytetit të Lushnjës.

20:39
Vrapimi në Dropull/ Në garën malore mbi 100 persona nga të gjitha moshat

Më shumë se 100 qytetarë të të gjitha moshave iu bashkuan një gare të pazakontë në Dropull.

20:28
Në kalanë e Ali Pashës/ Një nga destinacionet e turistëve vendas dhe të huaj

Turistët në Vlorë nuk shijojnë vetëm detin. Një tjetër kuriozitet për ta përbën kultura dhe historia shqiptare.

20:10
Drejtimi i Shkodrës me nënkryetar/ Flasin qytetarët dhe ekspertët e pushtetit vendor, PD proteston të hënën

Dorëheqja e Valdrin Pjetrit nga posti i kryetarit të bashkisë së Shkodrës, ka krijuar një situatë të vështirë politike në këtë qytet.

20:00
Rita Cifligu: Në ’95 vajta pa dokumente, vetëm me 1 çantë dore në Suedi; s’e mendoja që do qëndroja

Rita Cifligu u largua me fëmijët e saj në vitin 1995 drejt Suedisë pa dokumente, pasi në atë kohë në Shqipëri mbeti pa punë ajo dhe bashkëshorti i saj.

19:54
Pushimet dhe libri/ Si po e kalojnë fëmijët këtë verë?

Me marrjen e pushimeve, fëmijët kanë të gjithë kohën e lirë. E megjithatë, dita e tyre është e planifikuar më së miri.

19:27
Pogradec/ Trafik i rënduar, radhë të gjata automjetesh

Pas trafikut të rënduar në Vlorë, këtë herë radha është e Pogradecit.

18:58
Gazment Bardhi replikon ndaj Ramës: Shqipërisë i duhet pastrimi nga krimi dhe korrupsioni

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka replikuar ndaj dy postimeve të kryeministrit Edi Rama në Facebook. Në njërën prej tyre, Rama theksoi se “deri tani askush s’është larguar nga puna në ish-bashkitë e djathta (përveç ca kokave të mëdha e të pagdhendura politike, që kanë ikur me dorëheqje) dhe do të largohet vetëm kush nuk do të dojë t’i futet punës” e ndërsa në postimin tjetër ilustroi luftën ndaj informalitetit në Sarandë.

18:42
Foto nga Saranda/ Rama: Po goditet informaliteti

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama ka publikuar disa fotografi nga Saranda, ku shfaqen disa godina të mbyllura, fill pas kontrolleve tatimore.

18:23
Cisterna iraniane, SHBA lëshon urdhër sekuestrimi

Shtetet e Bashkuara kanë lëshuar urdhër për sekuestrimin e cisternës iraniane të naftës, që ka shkaktuar tensionin të marrëdhënieve ndërmjet Teheranit dhe Perëndimit.

18:16
Conte sulmon Salvinin: I pabesë për bllokimin me emigrantë në det

Kryeministri italian, Giuseppe Conte akuzoi ministrin e Brendshëm, Mateo Salvini për mungesë besnikërie e obsesion me bllokimin e emigracionit përmes një letre të hapur, të publikuar në median sociale, duke thelluar akoma më tej përplasjen brenda koalicionit në pushtet.

17:58
Tragjedi në det/ Itali, ndërron jetë shqiptarja 26-vjeçare; e bija shpëton

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Metaponto, Itali, ku një nënë shqiptare ka ndërruar jetë teksa gjendej në det me vajzën e saj 6-vjeçare.

17:34
Katy Perry akuzohet për ngacmim seksual

Aktualisht, Katy Perry gjendet në qendër të vëmendjes mediatike, për shkak të dy akuzave për ngacmim seksual që rëndojnë mbi artisten 35-vjeçare.

16:50
Pjerin Ndreu i drejtohet Bashës, reagon PD: Do shkojë me pranga para drejtësisë

Përmes deklaratës së sekretarit për Çështje Zgjedhore, Ivi Kaso, Partia Demokratike ka paralajmëruar se kryebashkiaku i ri i Lezhës, Pjerin Ndreu do të shkojë para drejtësisë me pranga në duar, pasi “vjedhja e zgjedhjeve në Dibër, ku Pjerin Ndreu është kapur në flagrancë duke shkelur ligjin, do të ndëshkohen.”

16:26
Çështja “Teatri”/ Rama citon Petrit Malajn: S’i kuptoj kolegët që debatojnë kundër kësaj nisme

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama ka cituar aktorin dhe drejtuesin e katedrës së aktrimit në Akademinë e Arteve, Petrit Malajn, i cili është në mbështetje të ndërtimit të një Teatri të Ri Kombëtar.

15:35
Rrugë që lidh Selitën me Tiranën,Veliaj: Investimi i ri në Kopshtin Botanik dhe Zoologjik

Banorët e një prej lagjeve më të vjetra në zonën e Selitës së vjetër nuk do të duhet të shqetësohen më për baltën apo pluhurin, pasi nga sot kanë një rrugë të re.

15:34
Botërori i pokemonëve/ Më shumë se 7500 vetë janë mbledhur në Washington

Në Uashington po mbahet kampionati botëror i Pokemonëve, krijesave të vogla, të adhurueshme, me aftësi të veçanta luftarake.

15:14
TVSH me këste, ndryshon udhëzimi për bizneset që kanë detyrime të prapambetura

Bizneset që kanë detyrime të prapambetura ndaj administstratës tatimore për tatimin mbi vlerën e shtuar mund ti shlyejnë ato me këste duke lidhur marrëveshje me drejtorinë e tatimeve. Ministria e financave ka ndryshuar udhëzimin për procedurat tatimore duke u dhënë të drejtë bizneseve që të paguajnë me këste edhe borxhet e tvsh-së.

14:48
Paralajmërimet disa vjeçare për restorantin e Mihal Kokëdhimës, me dhjetëra turistë kanë denoncuar dhunën

Google është një nga platformat që vlerëson cilësinë e restoranteve dhe hoteleve. E bazuar kryesisht në përshtypjet e turistëve që i frekuentojnë bizneset, nëpërmjet Google mund të konfirmosh nëse ia vlen ose jo të hysh aty.

13:46
Gjuha artificiale, mund të dallojë ndryshimet mes uiskit të ndryshëm

Shkencëtarët në Universitetin e Glasgout, kanë krijuar një gjuhë artificiale që mund të dallojë ndryshimet mes uiskive të ndryshme.

13:31
Dhuna ndaj turistëve spanjollë/ Video skandaloze, terrori i pronarit të restorantit në 6 minutat e 3 km rrugë

Gjak dhe panik për 3 km. Pavarësisht terrorit, turistët spanjollë kanë mundur të xhirojnë sulmin që u është bërë nga pronari i restorantit Panorma, Mihal Kokëdhima.

12:24
Procesi i digjitalizimit, dekoder falas për çdo paketë të Digitalb

Familjet shqiptare nuk po presin 1 shtatorin për të blerë dekoderin Tvb T2, pasi oferta e Digitalb i ka tërhequr. Abonim 3 mujor familjar dhe aparati ku sinjali televiziv përfitohet me një cilësi më të lartë është falas. Interesi i njerëzve është edhe një muaj para afatit final, ndryshe nga vjet.

12:14
Në luginën magjepsëse të Curajt, turistët e huaj e konsiderojnë si sekreti i fundit i alpeve shqiptare

Në skajin më verior të Shqipërisë, e kufizuar me Thethin dhe Valbonën, në bjeshkët e Tropojës gjëndet një nga vëndet më të magjishme të natyrës tonë. Bëhet fjalë për Currajn e Eperm, një luginë magjepëse, që ndanë Nikajn dhe Merturin dhe që konsiderohet nga turistet e huaj si sekreti i fundit i alpeve shqiptare. Prej një viti, falë investimit të vetë banorëve të zonës, tashme në Curraj të Epër mund të shkohet edhe me makinë, duke shmangur udhëtimin prej 5 orësh në këmbë.

12:12
Pushuesit rikthehen në Pishporo, shumë emigrantë në një nga tre plazhet e Fierit

Plazhi i Pishporos në rrethin e Fierit, që prej dy vitesh është në plazhin më të preferuar për fierakët dhe banorët e kësaj zone që jetojnë jashtë vendit. Disa vite më parë, bregdeti i Pishporos ka qenë më pak i shfrytëzuar nga pushuesit për shkak të mungesës së infrastrukturës. Përmirësimi i kësaj të fundit dhe hapja e disa lokaleve modeste e ka rritur ndjeshëm frekuentimin e këtij bregdeti, thuajse të virgjër.

12:11
Pastrimi i Sarandës, mbetjet gjatë sezonit turistik janë pesëfishuar

Në Sarandë mbetjet gjatë sezonit turistik janë 5-fishuar ndërsa kapacitetet për të përballuar situatën janë të kufizuara. Kreu i ri i bashkisë Ardian Gurma mori pjesë në një aksion pastrimi përgjatë shëtitores kryesore në Sarandë. Ai tha se pastrimi i qytetit dhe rrethinave do të jetë intensiv përgjatë verës ndërsa ka ftuar bizneset, qytetarët dhe pushuesit të respektojnë vendet e hedhjes së mbeturinave.

11:22
50 doza marijuane në shtëpi, arrestohet i riu në Durrës

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Prita”, ku u arrestua në flagrancë shtetasi F.B., 29 vjeç, banues në Durrës.

11:14
27 politikanë të PS, video e PD-së: Kjo është kartela e tyre kriminale

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar një video ku përmenden 27 politikanë të Partisë Socialiste. Sipas edhe njoftimit të PD-së, në video është paraqitur “një kartelë e shkurtër kriminale për kryebashkiakët e rinj e të vjetër, të promovuar nga Edi Rama dhe të mbrojtur prej tij. Është kartela kriminale e disa deputetëve të tij, që, gjithashtu, janë vegla të përdorura prej Edi Ramës për pushtetin e tij kriminal.”

10:54
Forcat Speciale Shqiptare në stërvitje me Navy Seal, publikohen fotot

“Më të mirët stërviten me më të mirët!”,- kështu e përshkruan ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, stërvitjen e përbashkët që Forcat Speciale Shqiptare realizuan me grupin e X të Navy Seal nga SHBA.

10:37
Makina përplas fëmijën në Lungomare, shoferi e dërgon me urgjencë në spital

Një aksident raportohet se është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Lungomares, në qytetin e Vlorës. Një fëmijë rreth moshës 7 vjeç është përplasur nga një automjet.

10:22
Fotot/ Dyshohet se është autor i disa grabitjeve në Tiranë, vihet në pranga 27 vjeçari

Një 27 vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës pasi dyshohet se është autor i disa grabitjeve. Ai akuzohet se ka vjedhur me armë markete dhe pika rimbushje telefonike, si dhe një pikë dhënie kredie në zonën e ‘Zogut të Zi’, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë.

09:48
Datë e re zgjedhjesh për Shkodrën? Zëdhënësi i Presidentit sqaron për Top Channel

Presidenti i Republikës, Ilir Meta nuk do të dekretojë një datë për zgjedhje të parakohshme në Shkodër pas heqjes dorë nga marrja e mandatit prej Valdrin Pjetrit. I pyetur nga Top Channel, zëdhënësi Presidentit, Tedi Blushi tha: “Zgjedhjet vendore janë më 13 tetor për të gjithë Shqipërinë, përfshirë edhe Shkodrën. Këto janë të vetmet zgjedhje të ligjshme vendore përpara nesh”.

09:36
Vdekja e punëtorëve, në pranga drejtuesit teknik të dy firmave, procedim edhe për punonjësit e Inspektoriatit të Punës

Drejtuesit teknik të firmave “Xhimi” dhe “Skela Syla” janë vënë në prangat e policisë pasi akuzohen për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrotjes në punë”, lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur dje në Tiranë ku dy punëtorë gjetën vdekjen dhe tre të tjerë mbetën të plagosur.

09:20
Tritol te parukeria, policia arreston një 23 vjeçar

Një 23 vjeçar është arrestuar nga policia pasi dyshohet se është autori i vendosjes së tritolit në një parukeri në Nikël të Krujës. Në prangat e policisë ka rënë shtetasi me iniciale L.C., gjithashtu banues në Nikël.

08:57
Ndërtimi dhe pastrimi, sektorët kryesorë ku emigrantët nga Ballkani punësohen në Gjermani

Wido Geis-Thöne, ekonomist në Institutin e Ekonomisë Gjermane me qendër në Köln, kur pyetet se çfarë i dallon punëtorët nga Ballkani nga ata që vijnë nga vende të tjera, thotë: “Specifike për ta është se i gjen më shumë në ndërtim, specifikë tjetër është se, ata i gjen më shumë në nivelin e mesëm të kualifikimit, gjë që i kemi më pak nga vendet e tjera të treta.”

08:15
E bujshme, Coutinho pranë transferimit në kampionatin gjerman

Ndërkohë që Bayerni i Mynihut luan ndeshjen hapëse të sezonit të ri të Bundesligës përballë Herthës së Berlinit në “Allianz Arena”, një lajm mjaft i bujshëm merkatoje, ka ngritur ndjeshëm entuziazmin e bavarezëve.

07:49
Video/ Aduriz mace e zezë, Barcelona e nis me humbje kampionatin

Barcelona e nisi me humbje këtë vit kampionatit diçka që nuk ndodhte që prej 11 vitesh.

07:21
Kinematografia botërore në zi/ Ndërron jetë aktori i njohur

Aktori dhe regjisori i njohur Peter Fonda vdiq në moshën 79 vjeçare. Fonda u bë i famshëm nga roli i luajtur në filmin “Easy Rider”.

06:04
Rumania vendi i parë në BE për emigracionin

Rumunët zënë vendin e parë në BE për emigracion të popullsisë. Gati një e pesta e rumunëve jetojnë dhe jashtë vendit.

05:04
Produktet Maqedonase/ Kosova merr masa reciprociteti

Kosova dhe Maqedonia janë përfshirë në një përplasje tregtare. Ministri kosovar i tregtisë dhe industrisë, Endrit Shala, ka vendosur masa reciproke ndaj mjaltit dhe patateve të Maqedonisë Veriore, pasi kjo e fundit ka vendosur barriera tarifore mbi produktet kosovare.

04:08
Reagon Groenlanda: Nuk jemi në treg për shitje

Groenlanda hodhi sot (të premten) poshtë idenë se mund të jetë në treg për shitje pas njoftimeve se Presidenti amerikan Donald Trump kishte diskutuar privatisht me këshilltarët e tij rreth idesë për të blerë ishullin më të madh në botë.

03:05
Shkencëtarët e vulosin/ Korriku, më i nxheti i kohërave

Muaji korrik ishte më i nxehti i matur në Tokë, që kur filluan regjistrimet më 1880, thanë shkencëtarët.

02:33
Kryeministrat në Kosovë/ Asnjë nuk e përfundon mandatin

Që nga viti 2001 kur janë mbajtur zgjedhjet e para të pas luftës, Kosova ka pasur 6 kryeministra në gjithsej tetë mandate. Asnjëri prej tyre nuk ka arritur të përfundojë mandatin kushtetues prej katër vjetësh.

01:42
Fshati në Poloni/ Atje ku lindin vetëm femra

Një skuadër zjarrfikësish e gjitha e përbërë nga femra. Është një rast i rrallë por është bërë një domosdoshmëri në kushtet kur në fshat mungojnë burrat. Kjo ndodh në një qytezë polake, Miejsce Odrzanskie, një fshat me 300 banorë, ku prej nëntë vitesh nuk lindin bebe meshkuj.

01:12
Dimër i thatë/ Kili, borë artificiale në resorte

Një resort skish në Kili po përdor borën artificiale për të luftuar motin e thatë.

E premte, 16 Gusht 2019
23:54
EasyJet nis fluturimet nga Milano drejt Tiranës

Kompania low-cost, EasyJet, do të nisë fluturimet nga aeroporti i Malpensës në Milano drejt kryeqytetit Shqiptar, Tiranës, më 28 nëntor.

22:50
Koreja e Veriut ndërpret bisedimet me Jugun

Koreja e Veriut ka hedhur poshtë çdo negociatë të mëtejshme me Korenë e Jugut, duke thënë se vendimi është marrë “krejtësisht për faj të veprimeve të Koresë së Jugut”.

22:34
Rikthimi i “Mbretit Luan”/ Thyen rekordin e “Frozen” për fitimet

Rikthimi i Mbretit Luan, la pas edhe Frozen. Mbreti luan është filmi i animuar me fitimet më të mëdha në histori. Rikthimi i klasikut të Disneit, që ka dalë tashmë edhe në kinematë shqiptare, ka triumfuar për sa i takon arkëtimeve.

22:18
Dzeko i “mbyll derën” Interit, rinovon kontratën me Romën

Shanset që Edin Dzeko të kalojë nën urdhrat e Antonio Contes te Interi, janë zeruar mbrëmjen e sotme, pasi sulmuesi boshnjak ka vendosur të rinovojë kontratën që e lidh atë me Romën.

22:02
Dorëheqja e Valdrin Pjetrit/ Prefekti i Shkodrës thërret mbledhjen e Këshillit Bashkiak

Prefekti i Qarkut të Shkodrës, përmes një dokumenti zyrtar, ka thërritur mbledhjen për konstituimin e Këshillit Bashkiak të ri të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, pavarësisht tërheqjes së Valdrin Pjetrit nga drejtimi i Bashkisë së Shkodrës,

21:56
Sulmi ndaj turistëve spanjollë, Rama: Shkeli mbi kodin e mikpritjes, na turpëroi

Kryeministri Rama ka reaguar për ngjarjen e një dite më parë në Borsh ku u sulmuan nga pronari i një lokali një grup turistësh spanjollë.

21:47
Festivali i Woodstock/ Nisin festimet e 50-vjetorit

Në 50 vjetorin e festivalit të Woodstokut, festimet kanë filluar. Hipi tashmë në moshë të thyer, dhe të rinj që adhurojnë epokën, janë zhytur në shpirtin e Woodstockut në ditën e parë të festimeve për përvjetorin e festivalit legjendar.

21:30
Shkencëtarët kinezë, majmunë inteligjentë me gjene njeriu

Shkencëtarët në Kinë kanë përdorur teknika që modifikojnë gjenet për ta bërë trurin e majmunëve më të ngjashëm me të njeriut.

21:16
Tiranë/ Gjendet i pajetë 31-vjeçari, ishte shpallur i humbur prej 8 ditësh

Një 31-vjeçar është gjendur i pajetë në afërsi të Liqenit të Thatë në Tiranë. Dyshimet paraprake janë se vdekja ka ardhur nga shkaqet natyrale pasi nuk janë konstatuar shenja dhune.

21:10
Korsika nderon perandorin/ 250 vjetori i lindjes së Napolonit

Në Korsikë, po shënohet 250 vjetori i lindjes së Napoleonit.

20:50
Kur natyra është ajo që pushton qytetërimin

Sado ta gënjejmë veten se po lëmë gjurmë në tokë, çdo gjë e ekzistencës sonë është e përkohshme.

20:31
“Friends” në kinema/ 25 vite nga transmetimi vinë seritë më të mira të serialit të njohur

“Friends” zbarkojnë në kinema për të festuar përvjetorin e 25 të debutimit të tij. 12 episode ikonike do të projektohen në ekran të madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në fund të shtatorit.

20:29
Banja publike të pajisura me teknologji kundër seksit

Një qytezë bregdetare në Britaninë e Madhe kanë bërë të mundur që banjat publike të mos jenë dosido, por të kenë masa kundër vandalëve, atyre që mund t’i përdorin për të fjetur ose për seks.

20:21
Farkëtarët e shpatave të Damaskut që magjepsën Europën

Po të kishe një shpatë me “çelik damasku”, arma merrte menjëherë një status legjendar nëpër Europën mesjetare, siç tregojnë pelegrinët dhe kryqëzorët që ktheheshin në shtëpi nga vendet arabe.

20:00
Voilà – Emisioni i Plotë, 16 Gusht 2019

Gigi Hadid është në një lidhje me ish-të dashurin e aktores Selena Gomez, Samuel Krost.

19:51
Marrëveshja me banorët e “Unazës së Re”, Basha premton vlerësimin e banesave kur të marrë pushtetin

Partia Demokratike firmosi me banorët e Unazës së Re një kontratë, ku shprehet mbështetja e opozitës për protestën e këtyre banorëve në mbrojtje të shtëpive të tyre.

19:43
Biznes në Hong-Kong/ “Boom” maskash gazi dhe helmetash

Maska gazi dhe kasketa mbrojtëse janë objektet që po shiten më shumë në Hong Kongun ku nuk po ndalen protestat.

19:11
Ndarja nga jeta e Fatos Baxhakut/ Rama: E pabesueshme, një tjetër mik i kohëve të vjetra…

“E pabesueshme, por fatkeqësisht jeta është edhe kjo”, kështu e nis mesazhin e tij për ndarjen nga jeta të Fatos Baxhakut, kryeministri Edi Rama.

19:00
“Spiderman-i” francez, ngjit qiellgërvishtësin në Hong-Kong

Spidermani francez, siç njihet ndryshe Alain Robert, i është ngjitur një qiellgërvishtësi në Hong Kong të premten, duke mbajtur një banderolë për paqen, ndërsa qendra e madhe financiare është përfshirë nga protestat e pandalshme.

18:53
Cili është lojtari më i kushtueshëm në botë?

Rahim Sterling dhe Muhamed Salah janë renditur si dy nga tre lojtarët më të vlefshëm në botë, sipas Football Observatory, duke i vendosur të dy më lart se Lionel Mesi.

18:03
“Valdrin Pjetri”/ Meta: S’ka nevojë për zgjedhje aty, të pritet 13 tetori

Presidenti Ilir Meta, nuk do të dekretojë përsëritjen e zgjedhjeve për Bashkinë e Shkodrës pas dorëheqjes së Pjetrit që erdhi me zbulimin e një vendimi të drejtësisë italiane në vitin 2003, ku ishte dënuar me gjobë dhe dëbim nga shteti fqinj, për trafik droge.

17:50
Qyteti që po mbytet/ Xhakarta pranë katastrofës

Koha po mbaron për Xhakartën, një nga qytetet që po mbytet më shpejt në botë. Ekspertët ambjentalistë paralajmërojnë se një e treta e qytetit do të jetë nën ujë deri në 2050 nëse ritmet aktuale nuk ndryshojnë.

17:31
Meta, mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Fatos Baxhakut

Mbi lajmin e ndarjes nga jeta të publicistit dhe gazetarit Fatos Baxhaku në moshën 55-vjeçare ka reaguar edhe presidenti Ilir Meta.

17:17
Basha për Fatos Baxhakun: I tronditur për ndarjen e parakohshme nga jeta

“Mësova i tronditur për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit, publicistit dhe historianit Fatos Baxhaku”, kështu shprehet kreu i PD-së Lulzim Basha për lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të Fatos Baxhakut.

17:13
Zjarr në fshatin Vjosë, era favorizon flakët (Video)

Një zjarr i madh ka rënë në fshatin Vjosë të rrethit të Fierit duke rrezikuar djegien e rreth 100 dengjeve me bar.

16:51
Shembja e skelës së pallatit në Tiranë, shkon në dy numri i viktimave (emra+video)

Pamjet në video janë nga pallati që po rikonstrukturohet, pranë liqenit artificial të Tiranës, nga skelat e së cilit humbën jetën dy punëtorë dhe u plagosën tre të tjerë.

16:25
Ndahet nga jeta gazetari dhe publicisti Fatos Baxhaku

Gazetaria shqiptare në zi. Ndërron jetë gazetari dhe publicisti Fatos Baxhaku një prej emrave të shquar të gazetarisë postkomuniste në Shqipëri.

16:24
Trump do të blejë Groenlandën?

Mediat amerikane raportojnë se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka diskutuar me ndihmësit e tij, mundësinë e blerjes së Groenlandës nga Danimarka, megjithëse disa ndihmës të Shtëpisë së Bardhë thonë se biseda nuk ishte serioze.

16:03
Tiranë/ Shembet skela e pallatit; 1 punëtor i vdekur, 5 të plagosur

Mesditën e sotme, nga një ndërtesë në rikonstruksion, në Tiranë është shkëputur një pjesë e skelës metalike duke zënë poshtë 2 punëtorë, trupi i pajetë i njërit prej të cilëve është nxjerrë pak minuta më parë e ndërsa policia dhe forcat zjarrëfikëse po punojnë për nxjerrjen e punëtorit tjetër.

15:48
Restaurimi i pallateve/ Investimi në Tiranë nga Fondi i Komunitetit

50 pallate në Tiranë janë restauruar falë projektit “Fondi i Komunitetit”, ku 50 % të vlerës e paguan bashkia dhe 50 % mblidhen nga kontributet e banorëve.

15:36
Ethet hemorragjike, 1 viktimë/ Të prekur edhe në Shqipëri, sëmundja përhapet nga miu

Një person 33-vjeçar nga Korça humbi jetën në shërbimin infektiv për shkak se u prek nga ethet hemorragjike qe përhapen nga miu. Kjo sëmundje ka prekur 5 persona në vendin tonë.

15:22
Nafta e importit përzihet me të vendit/ Abuzimi u zbulua gjatë kontrollit mbi cilësinë e karburanteve

Përzierja e naftës së importit me naftë të prodhuar në Shqipëri është abuzimi i zbuluar më shpesh nga kontrollet mbi cilësinë të Inspektoriatit Shtetëror Teknik dhe Industrial.

15:14
Ish-sigurimsat në polici/ Autoriteti i Dosjeve konfirmon 3 emra në prag të nisjes së vettingut

Seancat e para publike të vettingut në radhët e policisë ende nuk janë hapur, por efektet kanë nisur. Autoriteti i dosjeve tregon se për 3 punonjës të policisë, emrat e tyre figurojnë të kenë material në dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit.

14:51
“Ndryshim ligjit të dekriminalizimit”

Një ditë pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit nga marrja e detyrës së kryetarit të bashkisë Shkodër, kryeministri Edi Rama thotë se ai nuk është kriminel. Megjithatë kreu i maxhorancës thekson se fshehja e ngjarjes është e patolerueshme dhe pasojat për Shkodrën të pajustifikueshme.

14:48
Konflikt mes bashkëshortëve në Kamëz/ Policia sekuestron 1 armë zjarri dhe 96 fishekë

Policia e Kamzës ka arritur të parandalojë në kohë një konflikt të ashpër mes dy bashkëshortëve, që mund të finalizohej në një ngjarje të rëndë kriminale brenda familjes.