Seriali më i ndjekur në Top Channel/ Nis të dielën me 5 janar në orën 21, “Peaky Blindes-Bandat e Birmingamit”

27/12/2019 16:03

Fituesi i çmimit BAFTA, i 15 çmimeve të tjera dhe me 30 nominime, seriali hit I BBC dhe Netflix “Peaky Blinders-Banda e Birmingamit”, vjen në ekranin e Top Channel, çdo të dielë nga 5 Janari në orën 21.

Fituesi i çmimit BAFTA, i 15 çmimeve të tjera dhe me 30 nominime, seriali hit i BBC dhe Netflix “Peaky Blinders-Banda e Birmingamit”, vjen në ekranin e Top Channel, çdo të dielë në orën 21.

Një krijim i Steven Knight, Stephen Russell, Toby Finlay. Me një kast si Cillian Murphy, Sam Neill, Helen McCrory, Annabelle Wallis, Paul Anderson etj, drama që ndërthur historinë, fiksionin, aksionin, dramën dhe krimin vjen si një ndër serialet më të shumpritura në Top Channel.

Një udhëtim magjepsës kinematografik bazuar në një ngjarje të vërtetë i sagës epike të bandës më të frikshme të Birmingamit. Përballë vendosen Tomi Shelbi, kapo i bandës “Peaky Blinders”, një shef irlandez policie dhe një grua e bukur me një të shkuar misterioze dhe një sekret të rrezikshëm.
Ata sundojnë rrugët, sepse ka ardhur koha të bëjnë vërtet para. Se ndonëse krimi paguan mirë, biznesi paguan edhe më mirë.

Jemi në Britaninë e 1919, nje miks i trazuar i dëshperimit dhe hedonizmit, një komb i spastruar nga ekstravagancat e Luftës se Madhe.

Por ka një anë tjetër dytësore të qytetit, në majë të kësaj xhungle industriale qëndron familja Shelby që krijon bandën më të frikshme dhe të fuqishme të të gjitha bandave, “The Peaky Blinders”.

Ambiciet e Tomi Shelbit, kryesuesit të bandës, shkojnë përtej zotërimit të rrugëve, dhe kur një arkë armësh humbet në fabrikën e armëve, ai shikon një mundësi për të shkuar më tej e bërë një hap më tutje në botë.

Si banda rivale, revolucionarët komuniste dhe Fenianët e IRA-s zbresin në Small Heath në ndjekje të armëve. Komunistët nuk është se ëndërrojnë veç për revolucionin – ata po e planifikojnë atë dhe qeveria e di dhe po pret.

Banda do të tërheqë vëmendjen e majorit Chester Campbell, një shef policie nga Irlanda dërguar nga Ëinston Churchill. Përveç shefit të policisë, në qytet mbërrin një grua e bukur me një të kaluar misterioze dhe me një sekret të rrezikshëm.

Seriali “Peaky Blinders – Banda e Birmingamit” sjell pikturen verbuese të Anglisë, ku veshjet fshehin brisqe të mprehtë rrojë, një muzikë të shpejtë dhe kërcime të tmerrshme.

E gjithë kjo magji e “Peaky Blinders”, vjen premierë në Top Channel, prej së dielës se 5 janarit.

Jetona Kocibelli

Top Channel