Kombëtarja në duar italiane/ Reja dhe stafi teknik me kontrata për menaxhim që nga U11

27/12/2019 16:11

Me 20 janar të vitit 2020 Edi Reja sëbashku me stafin e tij do te firmosin kontratat e reja qe ne fakt nuk lidhen thjesht me drejtimin e ekipit kombëtar A, por me kontrollimin, menaxhimin dhe drejtimin e futbollit shqiptar që nga baza e tij.

Projekti i ndërtuar nga trajneri Reja pas kërkesës së drejtuesve të FSHF, do të ngarkojë me detyra më të rëndësishme dy nga pikat kyçe të stafit të tij. I pari është Luigi Febrari, përgatitësi atletik i kombëtares shqiptare, në Itali njihet dhe si themeluesi i shoqatë së përgatitësve atletik. Ai do të ngarkohet në programin e ri për të mësuar, monitoruar dhe vëzhguar vazhdimisht të gjitha grumbullimet dhe punën që bëhet nga baza, domethënë ekipet U11, deri tek ekipi kombëtarë A.

Gjithashtu në pjesën e stafit që do të qëndrojë pjesën më të madhe të kohës në Shqipëri për të monitoruar futbollin e bazës, do të jetë edhe mjeku i ekipit kombëtarë Gianluca Stesina. Ish-mjeku i Juventusit dhe aktualisht mjek në Kinikën e Juventusit në Torino. Ai do të ketë detyrën e përgjegjësit të departamentit të mjekësisë sprotive që do të hapet rishtazi. Si rrjedhojë, veç trajnimeve të mjekëve sportiv, ai do të vëzhgojë edhe punën që bëhet me të rinjtë në këtë aspekt.

I gjithë stafi i Edi Rejas do të firmosë një kontratë 4-vjecare, për të përmbushur projektin që vetë kanë paraqitur në pas kërkesës së FSHF-s. Ky projekt 4-vjecar, ku përfshihet padyshim edhe trajneri i kombëtares Edi Reja do t’i kushtojë Federatës Shqiptare të Futbolli rreth 3 mln euro , ku për herë të parë që nga ekipet e moshave të klubeve, jo vetëm ekipeve kombëtare, do të ketë një vëzhgim të një stafi akoma më të specializuar dhe më profesionist.

Top Channel