Mësohet emri njërit nga dy shqiptarët e vrarë në të njëjtën ditë në veri të Londër më 19 Dhjetor.

Top Channel mëson se ai është Arbri Fesko, 30 vjeç me origjinë nga Ura Vajgurore. Policia londineze nuk e ka bërë ende publike identitetin e viktimës së dytë.

Besnik Berisha, 42 vjeç banues në Martock Gardens, Friern Barnet N11, u arrestua të hënën 23 Dhjetor dhe ndaj tij të mërkurën iu ngritën akuza për vrasjen e një 30 vjeçari në zonën Barnet Bypass, afër Scratchwood Park më 19 Dhjetor.

Ndaj tij rëndon edhe një akuzë e dytë për vrasjen e një 35 vjeçari po me 19 Dhjetor në zonën Hertfordshire Constabulary në rrugën Hogg Lane, Elstree.

Po për këto vrasje është arrestuar edhe Kaziku Tuwisana, 31 vjeç ndaj të cilit janë ngritur akuza për vrasje.

Top Channel