Këngëtarja e njohur Valbona Halili ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku foli rreth projektit të saj të fundit muzikor si dhe tregoi atmosferën festive brenda familjes së saj.

Këngëtarja pranoi se për të festat kanë nisur që më datë 11 Dhjetor, pasi atë datë i biri festoi ditëlindjen. Për të ngelur te djali, ishte vet këngëtarja ajo që tregoi se i biri i ngjan shumë, sidomos te pjesa e syve, ndërsa pranoi se tiparet e tjera i ka marrë nga i ati.

Sa i përket punëve dhe zakoneve të festave, Valbona theksoi se është shumë meraklie dhe përpiqet që gjithçka të jetë ashtu siç duhet, edhe pse bakllavanë këtë vit nuk e kishte bërë vetë.

Top Channel