Brikena rrëfen linjën e jetës për “Goca dhe Gra”: Nuk dola si fituese nga Big Brother, por si kryefjalë
Lajmet më të lexuara të vitit 2019. Top Channel ka vendosur që të risjellë lajmet më të lexuara të vitit.
23-vjeçari nga Rusia, Kiril Tereshin, rrezikonte të vdiste po të mos hiqte muskujt e rremë që kishte vënë në trup.
Kirurgët thanë se Kirili kishte injektuar 3 litra nga një lloj xheli me çmim të lirë, i ngjashëm me vazelinën, dhe jo “sintol”, siç kishte deklaruar më parë.
“Bodibillderi” u mund më në fund që t’i nënshtrohet operimit pas një ndërhyrjeje nga Alana Mamaeva, një modele e famshme ruse, e cila nisi një fushatë për të mbledhur fonde për operimin e tij, pasi Kirili kishte thënë që nuk kishte para për ta hequr materialin nga krahët.
Mjekët thonë që Kirili është shumë me fat që dëmi që i ka shkaktuar ky material nuk i është përhapur në të gjithë trupin.
Top Channel