Një ditë para se SPAK të niste punën, prokuroria mbylli hetimet për dosjen e shitjes së kompanisë CEZ.

Ky hetim kishte nisur nga ana e prokurorisë pasi një hetimi disamujor të një komisioni kuvendor hetimor.

Por mazhoranca socialist që kërkoi hetimin parlamentar nuk është e kënaqur me vendimin e prokurorisë dhe për këtë arsye, kreu I grupit parlamejtar social kërkoi që kjo dosje ti kalojë spak dhe gjykatës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

Në shkresë e hartuar nga socialistët si argument mbështetës theksohet fakti se Komisioni Hetimor i Kuvendit, ka arritur në përfundimin se një sërë zyrtarësh të lartë të shtetit shqiptar gjatë viteve 2005-2013, duke qenë persona që ushtronin funksionet më të larta publike me veprime aktive dhe mosveprime, kanë synuar dhe realizuar ardhjen e pasojave të kundraligjshme gjatë procedurave të privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, negocim të marrëveshjes së shitjes së aksioneve.

Top Channel