Kryedemokrati, Lulzim Basha, turin e vizitave në zonat e prekura nga tërmeti e vijoi në fshatin Tarin të Bubqit.

“Dështimi për t’u ardhur në ndihmë njerëzve është tërmet i korrupsionit dhe i babëzisë. Është korrupsion. Mos t’u vish në ndihmë njerëzve është krim dhe korrupsion, kurse ndarja e njerëzve në të nënës e të njerkës është krimi më i shëmtuar. Tregon që këta kanë marrë fund, vetëm qeveri nuk janë më. As bandë nuk janë më. Këta janë të pashpirt”, shprehet Basha.

Lulzim Basha artikuloi edhe të tjera akuza duke ripërsëritur kërkesën për largimin e qeverisë.

“Pa e zgjidhur këtë problem, nuk ka për t’u zgjidhur as halli juaj, as halli i gjithë shqiptarëve, që është ekonomia dhe varfëria. Një qeveri që është damkosur si qeveri hajdutësh dhe merr kryehajdutin, e bën ministër të rindërtimit, do të thotë që do të vjedhë mbi rrënojat e tërmetit!”- theksoi kreu i opozitës.

/Muhamed Veliu/

Top Channel