Gjyqtarët Sandër Simoni dhe Arbena Ahmeti “kokë më kokë” gjatë votimit, zgjidhen deri më tani dy anëtarët më të rinj në KLGJ
Në prag të ardhjes së Vitit të Ri, Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), vizitoi zonat e goditura nga tërmeti në Manëz dhe Durrës, dhe u takua me njerëzit e prekur nga tërmeti.
Rajavi u shprehu familjeve keqardhjen e saj, si dhe shpresën se vuajtja e tyre do të marrë fund sa më shpejt me ardhjen e Vitit të Ri.
Gjatë vizitës, pasi e mirëpriti zonjën Rajavi, Muharrem Sula, administratori i Manzës, shprehu vlerësimin e tij për solidaritetin dhe ndihmën e ofruar ndaj qytetarëve shqiptarë nga Rezistenca Iraniane.
Ai shtoi se, që nga koha kur Muxhahedinët u vendosën në Ashraf 3, kemi qenë dëshmitarë të marrëdhënieve të përzemërta dhe solidaritetit të çmuar nga ana e tyre.
Top Channel