Formula 1/ E quajti ‘idiot’, Kimi Antonelli, ‘shkëndija’ me Carlos Sainz gjatë provave të lira në Belgjikë
Lajmet më të lexuara të vitit 2019. Top Channel ka vendosur që të risjellë lajmet më të lexuara të vitit.
Drejtuesit e Kombëtares franceze u turpëruan, pasi lojtarët e Shqipërisë refuzuan të luajnë në Paris, pasi aksidentalisht u luajt himni i Andoras dhe në vend që t’i kërkonin falje Shqipërisë, gafa vazhdoi ku organizatorët i kërkuan falje Armenisë.
Shqiptarët u rreshtuan për të kënduar himnin e tyre kombëtar, në Stade de France përpara zhvillimit të ndeshjes, e vlefshme për kualifikimin në Euro 2020, me kampionët botërorë. Por kamerat kapën momentin e sikletshëm të lojtarëve, kur kuptuan se muzika që po luhej nuk ishte e tyre. Disa futbollistë po shikonin me zemërim gjyqtarin, ndërsa të tjerët mezi po përmbaheshin për shkak të situatës së krijuar.
Stafi shqiptar i stërvitjes, bëri diskutime të nxehta me gjyqtarin, duke kërkuar që himni i saktë të luhej para fillimit të ndeshjes. Federata Franceze e Futbollit mori masat që të luhej himni i saktë, duke vonuar me disa minuta edhe nisjen e ndeshjes.
Por gafat vazhdojnë. Duke u përpjekur që të kërkojnë falje publike, zyrtarët e Federatës Franceze, në vend që t’i kërkoni falje Shqipërisë, i kërkuan Armenisë. Kjo nuk është hera e parë që është luajtur himni i gabuar në skenën botërore të futbollit.
Lojtarët e Uruguait u tronditën në vitin 2016 përpara ndeshjes së tyre në Copa America me Meksikën – pasi në vend të himnit të tyre, u luajt ai i Kilit.
UEFA tha se përgjegjës për vendosjen e himnit e ka vendi pritës.
“I kam kërkuar falje ekipit në bankinë dhe gjyqtarit”, ka thënë trajneri i Francës, Didier Deschamps, në konferencën për media, pas fitores 4 me 1 në Grupin H, kualifikues për “Euro 2020”.
Sfida e kualifikueseve të Euro 2020 mes Francës dhe kombëtares shqiptare gjen pasqyrim në medien evropiane, por jo aq për rezultatin sesa për gafën e ndodhur me himnin shqiptar, teksa u ngatërrua me atë të Andorës, një gafë kjo që u bë dyfish më e madhe teksa folësi në stadium ngatërroi edhe emrin e Kombëtares sonë me Armeninë.
Në Itali, e përditshmja ‘La Gazzetta Dello Sport’ shkruan: në vend të himnit shqiptar ekzekutohet ai i Andorës, tërbohen lojtarët dhe kërkimi i ndjesës shkon edhe më keq.
Edhe portali ‘Sportmediaset’ i dha hapësirë kësaj gafe që bëri xhiron e botës; Gafë në Francë, ekzekutohet himni i Andorës në vend të atij të Shqipërisë”-është titulli i artikullit të këtij portali.
‘Corriere Dello Sport’ shkon edhe më tej: Francë-Shqipëri, çfarë figure e shëmtuar, ekzekutohet himni i gabuar.
Padyshim që në Francë ky moment nuk është injoruar aspak. Kështu ‘Lë parisien’ flet për një gabim në ekzekutimin e himnit në fillim të ndeshjes, duke e vendosur Francën në pozitë jokomode ndërkohë që citon edhe sulmuesin Griezmann që tha se shqiptarëve u duhet kërkuar ndjesë.
Ndërsa ‘L’Equipe’ ngre pyetjen se çfarë ndodhi me momentin e himnit në fillimin e sfidës, duke shtuar në më shumë do të flitet për konfuzionin e krijuar nga gabimi i himnit sesa për rezultatin e sfidës. Edhe në Angli gafa me himnin shqiptar ka gjetur pasqyrim dhe është Daily Mail ajo që e përmend teksa në artikullin e tij shkruan: Yjet e Shqipërisë mbetën të befasuar teksa dëgjuan himnin e Andorrës në vend të himnit të tyre, ndërkohë që gabimi tjetër ishte ngatërrimi i emrit të Shqipërisë me atë të Armenisë nga folësi i stadiumit.
Top Channel