Lajmet më të lexuara të vitit/ Mbaheshin mbyllur prej 9 vitesh, të bindur që ishte përmbysur bota

27/12/2019 17:27

Lajmet më të lexuara të vitit 2019. Top Channel ka vendosur që të risjellë lajmet më të lexuara të vitit.

Një burrë kishte mbajtur gjashtë fëmijë në një fermë të largët, të mbyllur në qilarin e shtëpisë, pa i lejuar të dilnin jashtë, duke i bindur se ishin njerëzit e fundit në tokë pas apokalipsit.

Fëmijët u zbuluan vetëm pasi djali më i madh, tashmë burrë, vendosi të dalë e të shkojë te një kafene pranë Ruinervoldit, në Drent të Holandës.

Pasi piu pesë birra, djali i tha pronarit të kafenesë që nuk i pëlqente se si vëllezërit e tij kishin jetuar nëntë vitet e fundit.

Vetëm pas kësaj ngjarjeje, policia zbuloi se 58-vjeçari i kishte mbajtur të mbyllur gjashtë fëmijët, nga 16 në 25 vjeç, pa e ditur njeri që ekzistonin.

Disa nga fëmijë, të cilët nuk kishin kontaktuar me asnjeri, ishin të bindur që tashmë ishin njerëzit e fundit në tokë.

Policia e gjeti të atin në shtrat, të sëmurë, pasi kishte pësuar një ishemi vite më parë.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel