Shkumbini i përjashtuar/ Apeli i sugjeron për ankimim në CAS-in e Lozanës

27/12/2019 16:06

Komisioni i apelit pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Disiplinës dhënë më 19 dhjetor pika 1, ku Klubi i Futbollit Shkumbini, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive në organizimin e ndeshjes kundër Dinamos, duke mos zbatuar rregullat e sigurisë dhe duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes në bazë neneve të Kodit të Disiplinës Sportive dënohet me përjashtimin nga çdo aktivitet futbollistik për sezonet 2019-2020 si dhe gjobë në masën 1mln leke.

Në këtë ndeshje tifozë janë futur n fushë duke goditur gjyqtarin e takimit. Edhe pas ankimimit të klubit Peqinas asgjë nuk ka ndryshuar nga Komisioni i Apelit, i cili i këshillon që për hapa të mëtejshëm të shkojnë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.

Top Channel