Fotot nga Partizani, jepen detaje nga punimet në kompleks

27/12/2019 16:48

Shtëpia e re e Partizanit po merr gjithnjë e më shumë formë. Klubi i kuq ka postuar disa foto të reja nga punimet në komplekin e ri që po ndërtohet në periferi të kryeqytetit, pranë Tufinës.

Postimi i Partizanit:

“Vijojnë me intensitet punimet në stadiumin e ri të kampionëve. Aktualisht po përfundon veshja e fasadës së tribunës kryesore. Kanë përfunduar instalimet elektrike, hidrosanitare dhe ato të kondicionimit.

Ndërkohë po vishet struktura metalike, e cila mbulon tërësisht tribunën qendrore. Të gjitha ambientet funksionale të stadiumit janë konform standardeve të UEFA-s.”

Kuptohet qartë se me këtë ritëm punimesh për çështje muajsh Partizanit do të ketë fushat e tij stërvitore dhe një ministadium ku do të mund të zhvillohen ndeshjet shtëpiake, pa qenë i varur nga “Selman Stërmasi” apo “Air Albania”.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel