Specialistët kundër krimit ekonomik dhe financiar në Drejtorinë Vendore Durrës kanë arrestuar në flagrancë një shtetas.

Bëhet fjalë për shtetasin A. S., 25 vjeç, banues në Kosovë, pasi në portin e Durrësit, ka tentuar të kalojë kufirin me dokumente bullgare, të dyshuara si të falsifikuara.

Tashmë çështja do të ndiqet nga Prokuroria.

Top Channel