Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do variojnë: në zonat malore nga -5ºC deri në 03ºC, në zonat e ulëta nga 02ºC në 11ºC dhe në zonat bregdetare nga 07°C në 12ºC.

Era do të fryej në drejtim Verior-Verilindor me forcë valëzimi deri në 2-3 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje janë të pakta.

Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga -7ºC deri në 05ºC dhe në zonat e ulëta nga 00ºC në 07ºC.

Në fotot e mëposhtme do të gjeni motin në Shqipëri dhe jo vetëm:

FOTO GALERI
1/6

Top Channel