Rrëzohet avioni me 100 persona në bord, 9 të vdekur deri tani

27/12/2019 05:38

Një aeroplan me 100 njerëz në bord është rrëzuar në Kazakistan, duke vrarë të paktën nëntë njerëz, thonë zyrtarët.

Ata thonë se avioni i Bek Air u rrëzua shumë pak kohë pasi u nis nga aeroporti Almaty të Premten në orët e para të mëngjesit sipas orës lokale. Shkaku i rrëzimit nuk dihet akoma.

Një reporter i Reuters afër vendit të ngjarjes tha që kishte mjegull të rëndë në zonë. Zyrtarët njoftojnë se nga aksidenti ka të mbijetuar.

Avioni ishte nisur nga Almaty, qyteti më i madh i Kazakistanit, për në kryeqytetin e vendit Nur-Sultan.

Në avion kishte 95 pasagjerë dhe 5 persona nga ekuipazhi.

Top Channel