Apeli nuk fal Shkumbinin, mbetet në fuqi vendimi i FSHF-së, Lozana mundësia e vetme

27/12/2019 10:53

Apeli ka rrëzuar kërkesën e ekipit të futbollit Shkumbinit, për masën e dhënë ndaj tyre nga FSHF (Federata Shqiptare e Futbollit), për dhunën e ushtruar ndaj arbitrit Sokol Bebja.

Shkumbini është dënuar me përjashtim nga çdo aktivitet sportiv për sezonin 2019-2020 si edhe është gjobitur me 1.000.000 lekë. Kujtojmë që dhuna ndaj arbitrit u shkaktua në ndeshjen që Shkumbini zhvilloi ndaj Dinamos në kampionat. Ekipi peqinas ka mundësi për të apeluar në Arbitrazhin sportiv në Lozanë, por ende nuk dihet se cili do të jetë vendimi i ardhshëm i drejtuesve të klubit të Shkumbin-it.

 

Vendimi i FSHF-së:

1.KF Shkumbini, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive në organizimin e ndeshjes kundër KF Dinamo, duke mos zbatuar rregullat e sigurisë dhe duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes dhe zbatimin e ligjit si dhe kërcënimin e zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 10/1/o, 31, 57/2, 63/1/b, 63/1/c, 63/1/e, 64/1, 62/2 dhe neni 65 të KDS dënohet me përjashtimin nga çdo aktivitet futbollistik për sezonet 2019-2020 si dhe gjobë në masën 1.000.000 leke. Në bazë të nenit 116 të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.

2.Lojtari i KF Shkumbini, Andi Bakiasi, për goditje të përsëritur dhe kërcënim ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 11/f), 48/1/b), 57/1 të KDS, dënohet me përjashtimin përjetë nga çdo aktivitet futbollistik i organizuar nga FSHF.

Top Channel