Henri Çili në Open: Diferenë e vogël në vota, kërkesat e LDK-së janë të arsyeshme

26/12/2019 23:30

Henri Çili foli në Open në Top Channel për koalicionin mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së. Sipas botuesit të gazetës Liberale kërkesat e LDK-së qëndrojnë dhe janë të arsyeshme.

‘Po të shikojmë rezultatin e zgjedhjeve të gjitha kërkesat e LDK-së janë të arsyeshme. Janë të arsyeshme se rezultati është me një diferencë të vogël, thuajse të papërfillshme në favor të Lëvizjes Vetëvendosje ’- tha Çili.

Ndërhyri edhe Andi Bushati i cili kundërshtoi Çilin duke thënë se LDK vodhi votat e qytetarëve me figurën e Vjosa Osmanit, ndërsa sot Osmani është e heshtur.

LDK-ja ëstë një parti e provuar në pushtet. Me kandidaturën e Vjosa Osmanit LDK vodhi votat duke mbuluar si një makiazh figurat që dikur ishin në pushtet si Isa Mustafa dhe Bahtiri. Sot për koalicon dalin këto në skenë dhe Osmani është e heshtur- tha Bushati.

Top Channel