Zyrtare: Thaçi fton Kurtin në Presidencë, për ta mandatuar për formimin e Qeverisë

27/12/2019 11:18

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një shkrese zyrtare i është drejtuar kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, duke e ftuar në një takim në të cilin ky i fundit pritet të merr mandatin për formimin e Qeverisë.

Në shkresën zyrtare është bërë e ditur se takimi do të mbahet gjatë ditës së sotme në orën 13:30, në kabinetin e Presidentit të Kosovës.
Letra e presidentit Thaçi:

I nderuar z. Kurti,

Ju ftoj që të merrni pjesë në takimin konsultativ për caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë.
Në pajtim me Nenin 84 (14) dhe Nenin 95.1. të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, do të ndërmarrë hapat e përcaktuar në Kushtetutë për caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Duke marrë parasysh Nenin 95.1 të Kushtetutësdhe Vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i datës 27.11.2019, për certifikimin e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës të 06 tetorit 2019, Lëvizja Vetëvendosje është partia që ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë dhe ka të drejtën e propozimit të kandidatit të ri për të formuar Qeverinë.
Takimi do të mbahet më datën 27 dhjetor 2019, duke filluar nga ora 13:30, në Kabinetin e Presidentit të Republikës së Kosovës.

Top Channel