Mbyllet banka e afërt me Vuçiçin, nisin hetimet pas dyshimeve për 50 milionë euro jashtë vendit, përfshirë Moskën
Parlamenti malazez miratoi Ligjin për Liritë së Fetare këtë mëngjes pas një incidenti të rëndë, kur deputetët e opozitës tentuan të godasin ata që votuan.
Sipas mediave malazeze ligjvënësit e Frontit Demokratik e bënë këtë në një përpjekje për të parandaluar miratimin e projektligjit.
Ata u përleshën me anëtarët e koalicionit qeverisës, i goditën me shishe, hodhën mikrofonat e tyre dhe u përpoqën të hidhnin gaz lotsjellës në sallën plenare.
Gjithashtu, ata vazhduan me sharje dhe fyerje, dhe falë ndërhyrjes së shpejtë të sigurisë, incidentet e mëdha u parandaluan.
Pas kësaj, të gjithë deputetët e DF u larguan ndërsa deputetët e tjerë u kthyen në sallë dhe rreth orës 02:30 dhe kaluan ligjin.
Përpara miratimit të ligjit, rrugët u bllokuan në të gjithë Malin e Zi në përgjigje të një thirrje nga DF, drejtuesit e së cilës, gjatë një debati parlamentar, u kërkuan mbështetësve të bllokojnë rrugët dhe jo vetëm, në rast se ligji miratohet.
Parlamenti i Malit të Zi ka miratuar këtë projektligj, i cili është kundërshtuar nga opozita pro-serbe, duke ngritur shqetësimin se ky dokument mund t’i heqë Kishës Ortodokse Serbe të drejtën mbi pronësinë që ka.
Top Channel