Ditën e sotme në Top Talk me Denis Dyrnjanë ka qenë i ftuar avokat Spartak Ngjela i cili ka folur në lidhje me situatën politike në Kosovë.

Dyrnjaja: A po shkon Kosova drejt një krize politike me këto gjasa që shohim?

Ngjela:

Nuk e di, deri më tani ka një ngërç. Por duhet të kemi parasysh një gjë që për presidentin e Kosovës ata edhe pyesin nuk e kanë të vetin, do pyesin Uashingtonin, nuk diskutohet ajo.

Pra çfarë ndodh këtu realisht nuk e dimë, por ky Mustafa Titist është edhe nuk është fenomen normal në këtë kohë. Kurse ajo që konceptoj unë është që Kurti ka trembur Prishtinën.

Dyrnjaja: Po Uashingtoni?

Ngjela:

Uashingtoni nuk është shprehur kundër, domethënë që e pranon. Kurse sa i përket presidentit, nuk e di pse e luajnë kështu por, i gjithë problem është që në qoftë se ka ndërhyrë politika serbe me njerzit e vetë që ka atje do të dominojë qeverinë Kurti.

Kurti mendoj që ai e ka zgjidhjen, nëqoftë se del sëbashku me Vjosa Osmanin në zgjedhjet e reja bashkë i grin të gjithë këta. Se janë që të dy risi për Shqiptarët në Ballkanin perendimor.

Janë risi për Tiranën për Shkupin dhe Prishtinën, pra janë risi që trembin Beogradin.

Top Channel